Ish-drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni ka mbërritur ditën e sotme në GJKKO
Gazetarja e News24 Klodiana Lala tha se shumë aspekte të dosjes hetimore janë sekret sa kohë bëhet fjalë edhe për Shërbimin Shtetërore. Sipas prokurorëve dyshohet se Hyseni ka dhënë informacione të klasifikuara.
Po ashtu u raportua se Hyseni njoftonte Agasin për takime me ndërkombëtare
“E pyetur nga “News 24” nëse ka shpërndarë materiale të klasifikuara , zonja Hyseni ka zgjedhur të kundërsulmojë me gjuhë shantazhuese ndaj gazetarëve, për takime në hotele të ndryshme. Ka dyshime të forta se Vlora Hyseni ka shpërndarë materiale të klasifikuara Ergys Agasit, sipas prokurorëve. Se për cilat takime referohet zonja Hyseni mbetet për t’u parë sepse ishte një akuzë e fortë”, raportoi gazetarja e News24, Klodiana Lala.


