Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. “SPAK e ka të pamundur të mos e thërrasë Edi Ramën” – Çollaku: 80% e Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë nën hetim! Vlora Hyseni përdorte numra serbë e rusë
Politikë

“SPAK e ka të pamundur të mos e thërrasë Edi Ramën” – Çollaku: 80% e Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë nën hetim! Vlora Hyseni përdorte numra serbë e rusë

• 24 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Në vijim të analizës së tij për tronditjen e institucioneve të inteligjencës pas arrestimit të ish-drejtueses së SHISH-it, Vlora Hyseni, gazetari Basir Çollaku ka lëshuar akuza të drejtpërdrejta ndaj përbërjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare të thirru nga Presidenti Bajram Begaj.

Çollaku ironizoi nisjen e procedurave për thirrjen e këtij organi kushtetues, duke theksuar se vetë anëtarët e tij janë sot nën hetim ose të pandehur për dosje të ndryshme korrupsioni e trafiku.

“Këshilli i Sigurisë Kombëtare në 80% të tij është në hetim ose i pandehur vetë. Me cilën siguri kombëtare? Vetë zoti Begaj është në hetim për historinë e bazave detare. Kryeministri nuk ka dosje që nuk i del emri atje në SPAK. Ministri i Mbrojtjes është i trafikut të armëve, shefja e shërbimit është në burg atje. Ish-ministrja e Infrastrukturës, zëvendëskryeministrja e pandehur me një dynja afera. Tani ti mbledh të pandehurit për t’i pyetur ‘ç’të bëjmë me sigurnië kombëtare’, kur këta janë prodhuesit e pasigurisë?”

Read more:Ekskluzive/ Hyseni u pyet për lidhjet me Agasin: Bashkëpunëtor i SHISH! Qindra komunikime në duart e SPAK: O shpirt…do ia hedhim! Të dhëna sekrete në makinën e biznesmenit, diktonte informacionet që i duheshin

Sipas gazetarit, detajet e dosjes së SPAK-ut ku përmenden komunikimet e Hysenit me numra dhe frekuenca serbe e ruse tregojnë se infrastruktura e inteligjencës shqiptare mund të jetë cenuar nga shërbime jopartnere.

“Zonja përdorte numra serbë dhe rusë. Tani këto numra serbë dhe rusë nuk i përgjojnë rusët dhe serbët që i kanë ato serverat e tyre? Kujt i ka shërbyer? Kemi tashmë ribërje të institucioneve se këta janë jashtë funksioni… A kemi qeveri sot? A kemi kryeministër sot? Ai është kryeministër, është president, është shef shërbimi, është drejtor policie, është gjyqtar, është prokuror, ai i ka të gjitha.”

Read more:Almer Toska denoncon pasurimin e shpejtë të zyrtarëve të Tatimeve: Skemë zhvatje ndaj bizneseve, një “ushtar” i Ceno Klosit…

Në përmbyllje të reagimit të tij, Çollaku theksoi se nëse Vlora Hyseni po hetohet për lidhjet dhe shkëmbimin e informacioneve me biznesmenin Ergys Agasi, i njëjti standard duhet të zbatohet edhe për kreun e ekzekutivit, duke e bërë marrjen e dëshmisë së tij një hap të pashmangshëm për drejtësinë.

“Po hetojnë Vlora Hysenin për lidhjen me Ergys Agasin. Po mirë, po Rama pse nuk hetohet për lidhjet me Ergys Agasin? Ishte standardi i njëjtë. Ka pasur komunikime me të? Sigurisht që ka, i ke aty në dosje ato gjëra. Unë jam i bindur që SPAK-u e ka të pamundur tashmë në këtë situatë të mos e thërrasë Edi Ramën të paktën të dëshmojë.”

Read more:“Shteti ka rënë, Rama duhet të ishte dorëhequr tashmë”, aktivisti Ilir Xhemalaj pas zhvillimeve të fundit: Ky vend po drejtohet nga mafia dhe krimi, duhet ndryshim

“Strukturës së Posaçme i ngelen hapur një 20-30 dosje nëse nuk shkon të dëshmojë Rama. Dhe nëse ata i mbyllin pa praninë e tij, procedurisht ligjor kanë kryer vepër penale vetë. Në një rikontroll të dosjeve kur shteti s’të jetë i kapur si sot, ata do të jenë të pandehurit e nesërm – kushdo qofshin, prokurorë e gjyqtarë,” përfundoi Çollaku.

Lexo edhe
Politikë

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës/ Fevziu: Shkelje ligjore dhe etike nga ish-drejtuesja e SHISH

Politikë

“Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Tags: #Arrestimit #Bajram begaj #Burg #ergys agasi #gazetari #jetë #Presidenti #rama

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shantazhi ndaj Klodiana Lalës/ Fevziu: Shkelje ligjore dhe etike nga ish-drejtuesja e SHISH
  • “Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë
  • Nis protesta e 117 kombëtare kundër qeverisë
  • Akademikët shqiptarë hedhin hapa konkretë për demokracinë, institucionet dhe integrimin europian
  • “Sulmi i Vlora Hysenit ndaj gazetares Klodiana Lala”, Bardhi: Reagimi i një ordineri! Mendon se shpifjet ndaj një gazetareje me integritet mund të zëvendësojnë përgjegjësinë
Nga të njëjtat tag-e
  • Shantazhi ndaj Klodiana Lalës/ Fevziu: Shkelje ligjore dhe etike nga ish-drejtuesja e SHISH
  • Akademikët shqiptarë hedhin hapa konkretë për demokracinë, institucionet dhe integrimin europian
  • “Sulmi i Vlora Hysenit ndaj gazetares Klodiana Lala”, Bardhi: Reagimi i një ordineri! Mendon se shpifjet ndaj një gazetareje me integritet mund të zëvendësojnë përgjegjësinë
  • GJKKO la në arrest shtëpie ish-kreun e SHISH, avokati: Prisja një masë më të rëndë! Ajo çfarë ka ndodhur nuk i përket një vendi që pretendon të hyjë në BE
  • Kryemadhi me stekë cigaresh pas daljes nga SPAK: Hyseni fiku radarët për një rrahje zemre! Meta s’e bënte këtë gjë për mua, kishte hallin e Kushtetutës! Gjynah që s’kemi bërë gjë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 68 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 23 lexime · 21 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 10 lexime · 9 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Shantazhi ndaj Klodiana Lalës/ Fevziu: Shkelje ligjore dhe etike nga ish-drejtuesja e SHISH

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar pas deklaratës së ish-drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj gazetares Klodiana Lala, teksa…

• 9 minuta më parë • 4 min lexim
Politikë

“Shqipëria kërkon revolucion”, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Qytetarët, pasi janë mbledhur në Sheshin Skënderbej, tashmë janë nisur drejt godinës së Kryeministrisë. Me flamuj kombëtar, ata…

• 9 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Nis protesta e 117 kombëtare kundër qeverisë

Ka nisur protesta e 117 kombëtare kundër qeverisë. Kjo protestë ka nisur nën sfondin e një tjetër tubimi,…

• 9 minuta më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by