Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Avokatët njoftuan nisjen e hetimeve nga SPAK për resortin e Ulajt në Rrjoll, Prek Molla: Lajm i mirë! Paralajmëroj shqiptarët që të mos blejnë në ‘Baks Bay’, s’do i gëzojë askush pronat tona
Kronikë

Avokatët njoftuan nisjen e hetimeve nga SPAK për resortin e Ulajt në Rrjoll, Prek Molla: Lajm i mirë! Paralajmëroj shqiptarët që të mos blejnë në ‘Baks Bay’, s’do i gëzojë askush pronat tona

• 24 Shtator, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Avokatët e banorëve të Rrjollit njoftuan dje se Gjykata e Posaçme ka urdhëruar SPAK të regjistrojë procedim penal dhe të nisë hetimet për resortin “Blu Borgo” në Rrjoll të Velipojës, që po ndërtohet nga kompania “Gener 2” e botuesit dhe ndërtuesit Bashkim Ulaj.

Prek Molla, banor i Rrjollit, në një lidhje për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Ermal Qori në Report Tv, e cilësoi këtë si një lajm të mirë, për vendosjen në vend të drejtësisë.

Read more:Resorti i Bashkim Ulajt në Rrjoll/ Aktivistja Kokaj: Po ndërtohet në tokat që na janë vjedhur ne! Ka ndryshuar emër nga ‘Blu Borgo’ në ‘Baks Bay’ për të tjetërsuar të vërtetën (VIDEO)

Teksa akuzoi Prokurorinë e Shkodrës si të korruptuar, ai tha se Bashkim Ulaj po përpiqet të ndërtojë në tokat e fshatarëve të Baks Rrjollit, duke vjedhur tokën e tyre përmes dokumentave të falsifikuara.

“Po, SPAK ka nisur hetimin për Rrjollin. Ky është një lajm i mirë për të gjithë ata që pretendojnë për drejtësi. Drejtësia është ajo që ne po kërkojmë të gjithë shqiptarët. Kështu që SPAK është shpresa e fundit e jona për drejtësi. Është hera e katërt që ne bëjmë kallëzim në SPAK dhe SPAK e ka transferuar dosjen tonë në Shkodër. Dhe Prokuroria e Shkodrës është më e korruptuara e gjithë Shqipërisë. Kam prova e fakte që vërtetojnë korrupsionin në Shkodër. Ka qenë një Prokurori e korruptuar. U eleminua pak ai korruptim që e kishin ata. Tani kanë marrë forcë shumë të madhe.

Read more:I zhvatën 100 mijë euro kambistit duke u shtirur si Bashkim Ulaj, kapet një tjetër pjesëtar i grupit mashtrues në Tiranë

Në vend që të vijë duke rënë korrupsioni, tani ka ardhur duke u shtuar. Prokuroria e Shkodrës paraqiti ose prezantoi 2 prokurorë për çështjen e Rrjollit. Të dy prokurorët në fazën finale, kur ishte për t’ju drejtuar gjykatave për të marrë një vendim rreth pretendimeve që ne kemi paraqitur në Prokurori, ata thanë ‘jo, këta do të shkojnë në Durrës, me transferim’. Që në 7 korrik është dhënë transferimi i 2 prokurorëve. Edhe që flasim sot, nuk janë caktuar akoma prokurorët që do të marrin çështjen në dorë. Ky është një korrupsion i gjallë sepse do që firma Blue Borg apo Baks Bay, sepse e ndryshuan edhe emrin sipas interesave të tyre.

GJKKO ka dhënë detyrat specifike lidhur me hetimet që do të zhvillojë SPAK. Një nga kryesoret është taksat që Bashkia Shkodër nuk ka përfituar nga leja e ndërtimit sipas ligjit. Dhe shuma totale që Bashkia Shkodër do të fusë në buxhetin e bashkisë Shkodër do të ishte 8 milionë e 300 mijë euro, të cilat mungojnë në arkën e bashkisë. Mungojnë sepse po t’u kishte paguar 8.3 milionë euro banorëve të Rrjollit, gjysmat e problemeve atij do i kishin mbaruar. E dyta, është dëgjesa publike”, tha mes të tjerash Molla.

Read more:VIDEO/ Resorti luksoz i Bashkim Ulajt, kantieri i ndërtimit në Rrjoll rrethohet me mure të larta e tela me gjemba! Banori Molla: Do ta shembim si në Zvërnec, të shtunën protestë

Më tej Prek Molla shtoi se ndryshimi i emrin nga ‘Blu Borgo’ në ‘Baks Bay’ është bërë me qëllim për të krijuar imazhin te shqiptarët se bëhet fjalë për një tjetër resort.

Ai paralajmëroi të gjithë shqiptarët që të mos blejnë në resortin që po ndërton Bashkim Ulaj, pasi sipas Mollës, askush nuk do t’i gëzojë pronat e banorëve të Rrjollit.

Read more:Protestat për ‘Zvërnecin’, nismëtarja Kokaj: S’jemi në shesh për krijimin e partive politike apo poste në shtet! Një grup i madh shqiptarësh nga Anglia do na bashkohen brenda javës!

“Me emrin Blue Borg që ata përdorën kishte një rënie kërkese për blerjen e objekteve që ai po ndërton. Tani me këtë emrin e dytë, ai pretendon sikur është një resort tjetër, jo Blue Borg. Këta duan që resorti të shitet pa themele akoma. U them atyre personave që më dëgjojnë dhe duan që ta gëzojnë atë pronë. Sepse nuk besoj se ka njerëz që duan të vijnë dhe të kenë konflikt me fshatarët e Baks Rrjollit. Ne jemi pronarë të ligjshëm. Nëse unë dokumentat i kam fallso, unë do të shkoj në burg. Ata që mendojnë të blejnë në Baks Bay, nuk do ta gëzojnë atë pronë, nuk e gëzojnë pronën e të parëve tonë. Do të përballen me fshatarët, nuk do të kenë të ardhme në Baks Rrjoll”, përfundoi Molla.

Lexo edhe
Kronikë

Hyseni aludoi për lidhje të saj me agjentë serbë, gazetarja Klodiana Lala: Nesër dorëzoj kallëzim penal ndaj ish-kreut të SHISH-it

Kronikë

GJKKO la në arrest shtëpie ish-kreun e SHISH, avokati: Prisja një masë më të rëndë! Ajo çfarë ka ndodhur nuk i përket një vendi që pretendon të hyjë në BE

Tags: #Baks #Baks Bay #bashkim ulaj #Blue -Borgo #Burg #prek molla #resorti i ulaj #Rrjoll #Shkoder #studio live #velipoje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Hyseni aludoi për lidhje të saj me agjentë serbë, gazetarja Klodiana Lala: Nesër dorëzoj kallëzim penal ndaj ish-kreut të SHISH-it
  • GJKKO la në arrest shtëpie ish-kreun e SHISH, avokati: Prisja një masë më të rëndë! Ajo çfarë ka ndodhur nuk i përket një vendi që pretendon të hyjë në BE
  • Familja ishte në dasmë, hajdutët u grabisin shtëpinë në Sarandë! Zhduken 15 milionë lekë të vjetra dhe bizhuteri
  • Tym i dendur mbulon aksin Lezhë–Shkodër, zjarret në të dy anët e rrugës rrezikojnë qarkullimin
  • ‘Më sugjeroi të shpallesha e vdekur për të pezulluar kredinë’, 64-vjeçarja akuzon ish-punonjësen e bankës se i hapi kredi pa dijeni
Nga të njëjtat tag-e
  • “Arrestoni Ramën dhe Ballukun”/ Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
  • LIVE – Mbyllen fjalimet/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, nuk ndalen thirrjet: Arrestoni Ramën (VIDEO)
  • “SPAK e ka të pamundur të mos e thërrasë Edi Ramën” – Çollaku: 80% e Këshillit të Sigurisë Kombëtare janë nën hetim! Vlora Hyseni përdorte numra serbë e rusë
  • Tym i dendur mbulon aksin Lezhë–Shkodër, zjarret në të dy anët e rrugës rrezikojnë qarkullimin
  • Tentativë vrasjeje dhe plagosje e rëndë me dashje, Policia e Tiranës arreston 2 persona me rrezikshmëri të lartë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 69 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 23 lexime · 23 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 11 lexime · 11 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 7 orë më parë
  6. 06
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Hyseni aludoi për lidhje të saj me agjentë serbë, gazetarja Klodiana Lala: Nesër dorëzoj kallëzim penal ndaj ish-kreut të SHISH-it

Gazetarja Klodiana Lala do të bëjë kallëzim penal ndaj ish-drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni, pas insinuatave…

• 2 orë më parë • 5 min lexim
Kronikë

GJKKO la në arrest shtëpie ish-kreun e SHISH, avokati: Prisja një masë më të rëndë! Ajo çfarë ka ndodhur nuk i përket një vendi që pretendon të hyjë në BE

GJKKO la sot në fuqi masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ dhe pezullimin nga detyra për ish-drejtuesen e…

• 3 orë më parë • 2 min lexim
Kronikë

Familja ishte në dasmë, hajdutët u grabisin shtëpinë në Sarandë! Zhduken 15 milionë lekë të vjetra dhe bizhuteri

Një familje nga fshati Shelegar i Sarandës është përballur me një banesë të përmbysur kur është kthyer nga…

• 3 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by