Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Skandali me drejtuesen e SHISH, studiuesi Auron Tare: Pse historia e spiunazhit në Tiranë ia kalon Luftës së Ftohtë
Politikë

Skandali me drejtuesen e SHISH, studiuesi Auron Tare: Pse historia e spiunazhit në Tiranë ia kalon Luftës së Ftohtë

• 24 Shtator, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Studiuesi Auron Tare ka reaguar me ironi për zhvillimet e fundit të skandalit me drejtuesen e SHISH Vlora Hyseni, duke i krahasuar taktikat e saj me teknikat e spiunazhit të përdorura gjatë Luftës së Ftohtë.

Tare rrëfen se kishte nisur prej muajsh përkthimin e kujtimeve të Markus Wolfit, ish-shefit të kundërzbulimit të STAS-it, por ka vendosur ta ndërpresë projektin pas zhvillimeve të fundit në Tiranë.

Sipas tij, zhvillimet në Tiranë mund të shërbejnë si material për një kapitull të ri mbi historinë e spiunazhit, të cilin me ironi e quan “Akademia e Tiranës”.

Read more:Kuvendi miraton me 106 vota pjesëmarrjen e Forcave të Armatosura në operacionin e NATO-s në Gazë, mbyllet mes tensioneve seanca plenare

Reagimi i plotë:

“Akademia e Tiranës”

Prej disa muajsh jam marrë me përkthimin në shqip të kujtimeve të Markus Wolfit, ish-shefit të famshëm të kundërzbulimit të STAS-it. Wolf është cilësuar nga shumë prej shërbimeve inteligjente perëndimore si një nga profesionistët më të mëdhenj të spiunazhit gjatë Luftës së Ftohtë.

Uolf njihet, ndër të tjera, edhe për ngritjen e një lloj “Akademie” për zbuluesit e tij. Aty, krahas teknikave klasike të spiunazhit, mësohej edhe një art shumë më delikat, arti i joshjes.

Objektivat ishin gra të pamartuara, “lënesha” që punonin në institucione të rëndësishme dhe sensitive, ku mund të sigurohej informacion i klasifikuar. Pas trajnimit, agjentët e rinj dërgoheshin në mënyrë të fshehtë në Gjermaninë Perëndimore, ku kërkonin objektiva të përcaktuara me kujdes, gra të vetmuara, zakonisht në moshë të mesme, të izoluara nga natyra e punës së tyre dhe me një jetë shoqërore jo veçanërisht aktive.

Read more:Ambasada ruse sulmon Berlinin për ndalimin e simboleve sovjetike më 8–9 maj, Gjermania mbron masat e sigurisë për Ditën e Fitores

Uolf e shndërroi këtë teknikë në një instrument të sofistikuar të zbulimit. Përmes saj u ndërtua një rrjet i gjerë informatorësh dhe agjentësh në institucionet e Gjermanisë Perëndimore, në strukturat e NATO-s dhe madje edhe në vetë shërbimin sekret gjermanoperëndimor.

Deri në kete kapitull kishte mbërritur përkthimi im i librit “Njeriu pa fytyrë, Kujtimet e një zbuluesi”

Por, pas ngjarjeve të ditëve të fundit, vendosa ta lë projektin përgjysmë.

Read more:‘Wales Online’: Nga Tirana në Ksamil, media britanike zbulon pse Shqipëria është destinacioni i kësaj vere

“E kujt i hyn më në punë sot akademia e Markus Wolfit?” – thashë me vete.

Dhe, në të vërtetë, përse të merresh me Luftën e Ftohtë, me STAS-in, me agjentët, me teknikat e joshjes, me infiltrimin e NATO-s dhe me historinë e shërbimeve sekrete te Stasit, kur në Tiranë duket se kemi material të mjaftueshëm për një kapitull krejt të ri te nje novele me Titull “Akademia e Tiranës”

Dhe, po të vazhdojë kështu kjo histori spiunazhi, besoj se nuk do të kalojë shumë kohë përpara se ajo të hyjë në analet e historisë së shërbimeve sekrete evropiane si ceshtje me interes per tu studiuar.

Read more:“Shqipëria, thesari i fshehur i Ballkanit”/ Forbes: Ofron histori, natyrë dhe mikpritje për turistët

Më vjen keq vetëm për kohën e harxhuar me përkthimin e Wolfit. Një libër i jashtëzakonshëm, një histori e jashtëzakonshme spiunazhi, që me siguri do të mbetet i paprekur në raftin e Bibliotekes time.

Jo sepse nuk ia vlen të lexohet.

Por sepse, pas gjithë kësaj historie me spiunazhin me qendër në Tiranë, duket se realiteti yne ka vendosur t’ia kalojë edhe Markus Uolfit dhe Akademise se tij te famshme.

Lexo edhe
Politikë

Mbyllet protesta e 117-të për dorëheqjen e Ramës, qytetarët nuk dorëzohen: Nesër më shumë

Politikë

Thirrjet e qytetarëve: Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK

Tags: #Arti #institucionet #jetë #Nato #Natyra #SHISH #Siguri #Spiunazhi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Mbyllet protesta e 117-të për dorëheqjen e Ramës, qytetarët nuk dorëzohen: Nesër më shumë
  • Thirrjet e qytetarëve: Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK
  • “Arrestoni Ramën dhe Ballukun”/ Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
  • LIVE – Mbyllen fjalimet/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, nuk ndalen thirrjet: Arrestoni Ramën (VIDEO)
  • “Koka e gjarprit e çdo akti antikombëtar”/ Ilir Xhemalaj: Vlora Hyseni shiti informacione tek UDB-ja serbe, kjo është tradhti (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Mbyllet protesta e 117-të për dorëheqjen e Ramës, qytetarët nuk dorëzohen: Nesër më shumë
  • Thirrjet e qytetarëve: Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK
  • “Arrestoni Ramën dhe Ballukun”/ Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit
  • LIVE – Mbyllen fjalimet/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, nuk ndalen thirrjet: Arrestoni Ramën (VIDEO)
  • “Koka e gjarprit e çdo akti antikombëtar”/ Ilir Xhemalaj: Vlora Hyseni shiti informacione tek UDB-ja serbe, kjo është tradhti (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 69 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ 49-vjeçari plagoset me thikë afër shkollës ‘Petro Nini Luarasi’, në gjendje të rëndë! Arrestohet autori i dyshuar (EMRI) 24 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Vrasja e 49-vjeçarit në Tiranë, autori: Debatuam në lokal, shkova në shtëpi dhe mora thikën! Burime: Njihet si përdorues droge 12 lexime · 12 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Tha se Bleona Mata është gjetur, avokati përballet me nënën në ‘Pa Gjurmë’! Bukurie Veizi e mohon, Duraj lë studion pas përplasjes me gazetaren (VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Krujë/ Makina përfundon e kthyer përmbys në kanal, plagosen rëndë dy të rinj, dërgohen te Trauma 9 lexime · 8 orë më parë
  6. 06
    Politikë Akuzat ndaj Vlora Hysenit/ Poli Hoxha: Në qendër të skandalit kryeministri. Shqipëria është përjashtuar nga informacionet sekrete që shpërndahen mes vendeve të NATO-s 8 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Mbyllet protesta e 117-të për dorëheqjen e Ramës, qytetarët nuk dorëzohen: Nesër më shumë

Është mbyllur protesta e 117-të me radhë qytetare kundër qeverisë sot më 24 shtator. Në mbyllje të tubimit,…

• 29 minuta më parë • 1 min lexim
Politikë

Thirrjet e qytetarëve: Edi Rama frikacak, po të vjen radha për në SPAK

Qytetarët vazhdojnë që të marshojnë në rrugët e Tiranës në ditën e 117 të tubimit qytetar kundër abuzimeve…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
Politikë

“Arrestoni Ramën dhe Ballukun”/ Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e kryeqytetit

Vazhdon marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës në protestën e 117 kombëtare kundër qeverisë. Edhe pse u…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by