Në protestën e 119-të kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, një protestuese ka shprehur pakënaqësinë e saj ndaj situatës ekonomike dhe vendimeve të qeverisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit.
Ajo foli për pensionin që merr dhe kritikoi standardin e jetesës së qytetarëve, ndërsa akuzoi drejtuesit e vendit se jetojnë në luks dhe nuk marrin në konsideratë problematikat e popullsisë.
Më tej, ajo akuzoi kryeministrin Rama se po trajton pasuritë dhe zonat turistike të vendit si pronë personale, ndërsa përmendi edhe çështjen e zhvillimeve urbane në Durrës.
Protestuesja përmendi gjithashtu emrin e ministrit Blendi Gonxhja dhe pretendime për vendimmarrje lidhur me Durrësin, duke kërkuar anulimin e vendimit të KKT, nr. 7, datë 2 prill 2024.
Në fjalën e saj ajo bëri edhe akuza për tendera dhe favorizime, pretendime të cilat i adresoi ndaj personave të përmendur gjatë protestës.
Read more:Skandali në SHISH – Balliu: A ka folur Edi Rama me Ergys Agasin përmes telefonit të Vlora Hysenit?
“Këto janë në Amerikë, kamë 120 mijë lekë pension të vjetra. Surrati atyre shkon shtrihen në hotele luksoze. Nuk duan të janë dinë për këtë popull. Por duhet të dini se ky popull nuk ndalon më. Edi Rama, ky bastard, i duket vetja pronar i Shqipërisë, po shet të gjitha vendet e bukura të Shqipërisë. Blendi Gonxhe, Edi Rama dhe mafia kanë firmosur për Durrës. Si thonte Rama, firmos fap e fap e fap. Por ky popull nuk të fal, je hajdut. Pasqyra që ke nxjerrë shihu në pasqyrë si je…Blendi Gonxhe, ka vjedhur…kërkojmë anulimin e vendimit të KKT, numër shtatë, dt 2.4.2024. Projektuesi Olset Haxhiu, tenderat i fiton ky….miku i Edi Ramës.”, tha ajo.




