Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, identifikohen 52 shpërndarës! 38 në pranga, mes tyre furnitori dhe ish-polici, 14 në kërkim! Pamjet me dron kur kryejnë shitjet (EMRAT + VIDEO)
Kronikë

Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, identifikohen 52 shpërndarës! 38 në pranga, mes tyre furnitori dhe ish-polici, 14 në kërkim! Pamjet me dron kur kryejnë shitjet (EMRAT + VIDEO)

• 27 Shtator, 2026 • 7 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pas 4 muajve hetime, policia e Tiranës ka arritur të godasë një rrjet të gjerë që shënjestronte nxënësit e shkollave të Tiranës për t’u shitur drogë.

Sipas hetimeve, droga shpërndahej edhe në disa gjimnaze të kryeqytetit, mes tyre “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Çajupi”, si dhe në Gjimnazin Profesional Ekonomik, por edhe të mitur.

Pamjet me dron të policisë tregojnë sesi shpërndarësit afroheshin me monopatina pranë institucioneve të arsimit 9-vjeçar ose të mesëm për të dorëzuar dozat e drogës. Për të mos u pikasur nga uniformat blu, shpërndarja kryhej edhe me taksi ose shërbim delivery.’

Mes 38 të arrestuarve është edhe furnizuesi, Ferit Xhani, i njohur me mbiemrin “Luzi”. Ai rezulton i njohur për policinë, pasi ka precedentë penalë të mëparshëm për vepra penale që lidhen me drogën dhe plagosjen.

Një rol të rëndësishëm në aktivitetin e grupit dyshohet se kishte edhe ish-efektivi i Policisë së Shtetit, Engrid Henaj. Henaj ishte përjashtuar nga radhët e policisë disa vite më parë, pasi ishte arrestuar nën dyshimin për vjedhje.

Në total, janë identifikuar 52 shpërndarës. 14 janë ende në kërkim, ndërsa 7 janë arrestuar gjatë periudhës së hetimeve.

Nga operacioni janë sekuestruar 1 kg e 75 gr heroinë dhe 1 kg e 265 gr kokainë. Gjithashtu policia ka gjetur edhe 685 gramë kanabis, 1 pistoletë, 90 fishekë, 2 peshore elektronike, 12 automjete, 35 telefona celularë dhe sende të tjera.

Emrat e të arrestuarve
Genti Jaupi
Endrit Balla
Eduart Oleff
Bledar Kasa
Erlind Vlashi
Denis Shoti
Armando Koçi
Ernest Hamollari
Janaq Nakuçi
Shpëtim Çiçiku
Engrid Henaj
Enis Maliqaj
Franci Papajani
Klement Metallari
Ram Tafaj
Klajdi Malaj
Isuf Dine
Ferit Xhani
Bestar Malaj
Igli Avxhi
Arnold Lila
Sefer Allushi
Elton Tola
Arbias Prenga
Vilson Mete
Durim Matja
Eljado Prendaj
Armando Kuqi
Taulant Alstafa
Volf Ramadani
7 personat e arrestuar më herët
Ksainel Caka
Gezim Muhameti
Zhuljan Prenci
Erald Tafani
Darlin Shahinas
Donaldo Frate
Marin Tabaku

Njoftimi i policisë:

Finalizohet pas 4 muajsh hetime, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës, operacioni policor i koduar “SHKOLLA TË PASTRA”.

Goditen disa grupe që shisnin lëndë narkotike në afërsi të shkollave.

Identifikohen 52 shtetas, pjesëtarë të grupeve, të cilët, të veçuar ose në grupe, shisnin lëndë narkotike, të llojeve të ndryshme, pranë shkollave dhe në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Ekzekutohen 31 masa sigurie “Arrest në burg” për pjesëtarë të grupeve.

Ndërkohë, vijon puna për kapjen e 14 shtetasve të tjerë.

Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar 7 shtetas.

Gjatë periudhës hetimore dhe gjatë ekzekutimit të masave të sigurisë janë sekuestruar 1 kg e 75 gramë heroinë, 1 kg e 265 gramë kokainë, 685 gramë Cannabis Sativa, 1 armë zjarri pistoletë, 90 fishekë, 2 peshore elektronike, 12 automjete, 35 telefona celularë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Në kuadër të operacionit të koduar “SHKOLLA TË PASTRA”, u ekzekutuan masat e sigurisë “Arrest në burg” për 31 shtetas dhe konkretisht:

G. J., 48 vjeç; E. B., 34 vjeç; E. O., 48 vjeç; B. K., 41 vjeç; E. V., 27 vjeç; D. Sh., 30 vjeç; A. K., 32 vjeç; E. H., 29 vjeç; J. N., 29 vjeç; Sh. Ç., 45 vjeç; E. H., 39 vjeç; E. M., 21 vjeç; F. P., 22 vjeç; K. M., 22 vjeç; R. T., 19 vjeç; K. M., 33 vjeç; I. D., 35 vjeç; F. Xh., 36 vjeç; B. M., 22 vjeç; I. A., 21 vjeç; A. L., 21 vjeç; S. A., 31 vjeç; E. T., 49 vjeç; A. P., 34 vjeç; V. M., 43 vjeç; D. M., 52 vjeç; E. P., 33 vjeç; N. Sh., 32 vjeç; A. K., 37 vjeç; T. A., 24 vjeç dhe V. R., 23 vjeç.

Gjatë fazës hetimore janë ndaluar dhe 7 shtetas të tjerë, konkretisht shtetasit K. C., G. M., Zh. P., E. T., D. Sh., D. F. dhe M. T.

Ndërkohë, 14 shtetasit e tjerë të identifikuar nga hetimet, si pjesë e këtyre grupeve, janë shpallur në kërkim dhe, për arsye se hetimi vijon, nuk bëhen me dije gjeneralitetet e tyre. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Nga hetimet është dokumentuar se këto grupe shisnin lëndë narkotike pranë shkollave 9-vjeçare dhe të mesme dhe në zona të ndryshme të Tiranës.

Në disa raste, për të shmangur vëmendjen e shërbimeve policore në terren, lënda narkotike shpërndahej nëpërmjet monopatinave, si dhe shërbimeve taxi dhe delivery.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Policia e Tiranës është e fokusuar maksimalisht në garantimin e sigurisë në shkolla dhe në luftën ndaj fenomeneve kriminale, si dhe siguron prindërit dhe qytetarët se do të intensifikojë kontrollet dhe hetimet për parandalimin dhe goditjen e çdo veprimtarie kriminale që cenon sigurinë e nxënësve.

Lajm në përditësim…

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 11:06

Pjesë e rrjetit të drogës në Tiranë, Report Tv siguron fotot e furnitorit dhe ish-policit

1790500062_henajxhani.jpg

Report Tv ka siguruar fotot e Ferit Xhanit dhe Engrid Henajt, furnitorit dhe ish-efektivit të policisë të përfshirë në rrjetin e shpërndarësve të drogës që vepronin në shkollat e Tiranës.

Xhani, me mbiemrin ‘Luzi’ ka precedentë penalë për drogëndhe plagosjen.

Henaj është përjashtuar para disa vitesh nga policia për vjedhje. Dyshohet se në grupin e shpërndarësve kishte një rol të rëndësishëm.

Ora 10:21

Operacioni antidrogë në Tiranë, mes të arrestuarve furnizuesi dhe ish-polici! Ishte përjashtuar para disa vitesh prej ‘bluve’ pas arrestimit për vjedhje

1790492890_operacioni.jpg

Grupet kriminale kishin shtrirë aktivitetin në zona të ndryshme të Tiranës. Sipas hetimeve, droga shpërndahej edhe në disa gjimnaze të kryeqytetit, mes tyre “Qemal Stafa”, “Sami Frashëri”, “Ismail Qemali”, “Çajupi”, si dhe në Gjimnazin Profesional Ekonomik.

Shpërndarësit dyshohet se furnizonin me lëndë narkotike edhe persona të mitur. Ferit Xhani, i njohur me mbiemrin “Luzi”, kishte rolin e furnizuesit, sipas hetimeve. Ai rezulton i njohur për policinë, pasi ka precedentë penalë të mëparshëm për vepra penale që lidhen me drogën dhe plagosjen.

Një rol të rëndësishëm në aktivitetin e grupit dyshohet se kishte edhe ish-efektivi i Policisë së Shtetit, Engrid Henaj. Henaj ishte përjashtuar nga radhët e policisë disa vite më parë, pasi ishte arrestuar nën dyshimin për vjedhje.

Ora 09:13

Operacioni i Policisë kundër shitjes së drogës në shkollat e Tiranës, Demo: Prioritet për sigurinë e fëmijëve tanë

Operacioni “Shkollat e pastra” ka çuar në ekzekutimin e masave të sigurisë “Arrest në burg” për 31 shtetas, ndërsa 14 të tjerë janë shpallur në kërkim, në kuadër të goditjes së shpërndarjes së lëndëve narkotike, veçanërisht në afërsi të institucioneve arsimore.

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, vlerësoi operacionin e fundit të Policisë së Shtetit, duke theksuar bashkëpunimin me Prokurorinë, hetimin profesional dhe përdorimin e metodave speciale të hetimit.

“Shkollat e pastra”, një operacion i suksesshëm, falë bashkëpunimit me Prokurorinë, hetimit profesional dhe përdorimit të metodave speciale”, shkroi ministri Demo në rrjetet sociale.

Ai theksoi se goditja e shpërndarjes së drogës, veçanërisht pranë shkollave, mbetet një prioritet i Policisë së Shtetit në Tiranë dhe në të gjithë vendin.

“Në çdo shkollë, në çdo qytet, në çdo cep të Shqipërisë, Policia e Shtetit do të jetë aty për të garantuar sigurinë e fëmijëve tanë”, u shpreh ministri i Punëve të Brendshme.

Lexo edhe
Kronikë

Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen

Kronikë

Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)

Tags: #Arbias Prenga #Armando Koçi #armando kuqi #Arnold Lila #Bestar Malaj #Bledar Kasa #Darlin Shahinas #Denis Shoti #Donaldo Frate #droge #Durim Matja #Eduart Oleff #Eljado Prendaj #Elton Tola #Endrit Balla

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen
  • Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)
  • I dërgonte mesazhe seksuale nxënëses, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje
  • Shoferët në Fier nuk e heqin këmbën nga gazi, 989 gjoba për shpejtësi brenda një jave! 2 të arrestuar, kontrolle edhe për transportin e nxënësve
  • Policia zbardh 6 raste vjedhjesh në Kavajë! 2 të dyshuarit kapen me një automjet të vjedhur! Njëri dyshohet edhe për grabitjen e xhiros së një karburanti (EMRAT+VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Operacioni antidrogë pranë shkollave të Tiranës, detajet: Shpërndarësit vepronin në 8 grupe në zona të ndryshme, goditen 5 furnitorë
  • Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT)
  • Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, identifikohen 52 shpërndarës! 38 në pranga, mes tyre furnitori dhe ish-polici, 14 në kërkim! Pamjet me dron kur kryejnë shitjet (EMRAT + VIDEO)
  • Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, identifikohen 52 shpërndarës! 38 në pranga, mes tyre furnitori dhe ish-polici, 14 në kërkim! Pamjet me dron kur kryejnë shitjet (EMRAT + VIDEO)
  • Shisnin drogë në shkollat e Tiranës, identifikohen 52 shpërndarës! 38 në pranga, 14 në kërkim! Pamjet me dron kur kryejnë shitjet (EMRAT)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 27 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tiranë/ Në emrin e Armand Dukës, 2 të rinjtë kapen teksa tentuan t’i zhvasnin 100 mijë euro 64-vjeçarit! Dyshohet se pas tyre fshihet Florian Gjergji (EMRAT+VIDEO) 16 lexime · 10 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Çfarë ndodh nëse Rama dorëhiqet?”, ish-presidenti Topi tregon këshillën që do t’i jepte Ramës: Fillo bëj ulje graduale… 10 lexime · 7 orë më parë
  4. 04
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë ‘Jam Balla, më duhen 100 mijë € në kriptovaluta!’ Armand Duka i denoncon, 2 mashtruesit bien në kurthin e policisë! Ishin ‘vegël’ e Florian Gjergjit (EMRAT + VIDEO) 7 lexime · 8 orë më parë
  6. 06
    Kronikë Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër 6 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “PD duhet të ngrejë në këmbë Shqipërinë, këta ikin për turizëm në Strasburg!”, Salianji: Berisha ‘patericë’ e Ramës. Nëse s’do ishte ai, kryeministri binte për 2 muaj 6 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Zjarr në Topojë të Fierit, flakët përhapen me shpejtësi nga era! Rrezikohet një banesë, banorët i bashkohen aksionit për shuarjen

Njē sipērfaqe me kashtë misri ështē pērfshirë nga flakët në fshatin Topojë të bashkisë Fier. Flakët të favorizuara…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Vlorë/ Abuzoi seksualisht me një grua dhe i vodhi asaj një shumë parash, shpallet në kërkim 43-vjeçari (EMRI)

Policia e Vlorës ka shpallur në kërkim një 43-vjeçar, Fatos Ymeri, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
Kronikë

I dërgonte mesazhe seksuale nxënëses, arrestohet mësuesi 60-vjeçar në Lushnje

Mësuesi i një shkolle në Lushnje u arrestua nga policia. Sipas denoncimit, 60-vjeçari dyshohet se ka ngacmuar me…

• 5 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by