Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Politikë
  3. Gazment Bardhi: Rama sulmon mediat që nuk i kontrollon dot dhe s’janë pjesë e oborrit të tij (VIDEO)
Politikë

Gazment Bardhi: Rama sulmon mediat që nuk i kontrollon dot dhe s’janë pjesë e oborrit të tij (VIDEO)

• 28 Shtator, 2026 • 6 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka reaguar ashpër ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama dje, ku sulmoi dy televizione, News24 dhe Syri Bardhi akuzon Ramën se po shmang llogaridhënien dhe se, ndërsa kërkon që personat nën hetim të konsiderohen të pafajshëm, sipas tij, ka bërë akuza publike ndaj mediave dhe kundërshtarëve politikë pa paraqitur prova.

Read more:Skandali te SHISH me Vlora Hysenin/ Nga Rama te Peleshi e Hita, nis mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare

Në një dalje për mediat, Bardhi deklaron se News24 dhe Syri TV nuk rezultojnë, sipas tij, në ndonjë hetim të prokurorisë si të financuara nga korrupsioni, krimi apo fshehja e të ardhurave. Ai pretendon gjithashtu se qeveria ka ushtruar presion ndaj këtyre mediave, duke i akuzuar se arsyeja është fakti që ato nuk kontrollohen politikisht nga mazhoranca.

Read more:“Ka ministra që janë kot…”/ Bujar Kapexhiu: Korrupsioni në vend galopant! Me ardhjen e PS-së, abuzimet janë të jashtëzakonshme

“Një Kryeministër i përgjegjshëm nuk shantazhon mediat. Nëse ai ka dijeni për një krim, ka detyrimin ligjor t’u drejtohet organeve të drejtësisë”, shprehet Bardhi. Një pjesë të rëndësishme të reagimit të tij, kreu i grupit parlamentar të PD-së ia kushton edhe çështjes së ish-drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni. Bardhi kërkon nga Rama të japë shpjegime për mënyrën se si Hyseni u përzgjodh në krye të institucionit dhe për akuzat që, sipas tij, janë ngritur në lidhje me veprimtarinë e saj. Ai kërkon gjithashtu të bëhet e ditur se cilët janë partnerët ndërkombëtarë që Rama ka përmendur si burim referencash për Hysenin.

Read more:Nën vëzhgim prej 2 muajsh, arrestohet 26-vjeçari në Mamurras! I gjenden 338 doza droge, një pjesë e tyre me THC të lartë (EMRI+VIDEO)

Bardhi ngre pyetje edhe për deklaratat e Ramës mbi drejtësinë dhe përgjegjësinë e kryeministrit për veprimet e ministrave dhe drejtuesve të institucioneve. Sipas tij, nuk mjafton që përgjegjësia t’u lihet individëve kur zyrtarë të ndryshëm përballen me hetime apo procese gjyqësore.

Read more:“Gruaja e sekreteve” dhe skandali i SHISH mbledhin sot Këshillin e Sigurisë Kombëtare! Krerët e institucioneve thirren nga Begaj në Pallatin e Brigadave

Në reagimin e tij, ai përmend disa prej çështjeve që opozita i ka denoncuar ndër vite, duke përfshirë dekriminalizimin, kanabizimin, koncesionet në shëndetësi, inceneratorët, tenderat e AKSHI-t, akuzat për korrupsion ndaj zyrtarëve të qeverisë dhe marrëdhëniet mes pushtetit, biznesit dhe krimit të organizuar. Këto i paraqet si shembuj për të argumentuar se qeveria duhet të japë llogari edhe për përgjegjësinë politike dhe institucionale. “Dje, secili prej jush që beson tek e ardhmja e Shqipërisë, jam i bindur se është ndjerë i zhgënjyer.
Jo për faktin se, për të disatën herë, u rikonfirmua se Republika jonë ka një Kryeministër të papërgjegjshëm.
Jo për faktin se, për të disatën herë, shqiptarët kuptuan se Kryeministri i vendit i ikën llogaridhënies dhe përgjegjësisë.
Por për faktin se dje qytetarët shqiptarë patën mundësinë të kuptonin se e keqja në këtë vend nuk njeh limite, nuk ka fund dhe është kthyer në sistem. Dhe e keqja është kaq e madhe, sa përpiqet të përpijë cilindo që së keqes i thotë e keqe.
Ndërkohë që çdo shqiptar i ndershëm dhe çdo mik ndërkombëtar i Shqipërisë ndihet i tronditur si llumi dhe e keqja ka mbuluar çdo segment të qeverisjes së vendit, Kryeministri Edi Rama zgjodhi përsëri të njëjtën strategji.
Edi Rama iu tha shqiptarëve se asgjë jonormale nuk ka ndodhur: se AKSHI apo SHISH-I; Gysi, Mirlinda, apo Vlora; janë një kapitull normal i Shqipërisë së tij imagjinare europiane dhe se fajin për gjithçka që po ndodh në vend e ka drejtësia që heton veprimtarinë e qeverisë, opozita që e denoncon atë dhe mediat që e pasqyrojnë.
Për ata që akuzohen për këto veprime, përfshirë edhe vetë atë, na këshilloi t’i prezumojmë të pafajshëm dhe t’i trajtojmë me dinjitet e humanizëm.
Ndërkohë që, në të njëjtin fjalim ku na kërkonte të prezumonim si të pafajshëm Vlorën, Belindën, Lindën, Ergysin, Veliajn e të tjerë, edhe pse për to janë bërë publike prova dhe fakte të zbuluara nga prokuroria, vetes i lejoi të konsiderojë të fajshëm dhe madje shpalli akuza publike ndaj dy televizioneve që nuk i kontrollon dot politikisht, duke i akuzuar, pa paraqitur asnjë fakt për pastrim parash apo evazion.
E vërteta është se, as njëri televizion dhe as tjetri nuk rezulton nga ndonjë hetim i prokurorisë të jetë financuar me para nga korrupsioni, krimi apo fshehja e të ardhurave.
Janë televizione të tjera ato që figurojnë në çdo hetim korrupsioni e krimit të SPAK, por Edi Rama zgjodhi të heshtë sepse ato i shërbejnë si zyra propagande.
E vërteta është që Qeveria e Edi Ramës nuk ka lënë gjë pa bërë për t’i shantazhuar, kontrolluar, verifikuar e penguar dhe, nuk ka arritur të gjej asgjë. Megjithatë, ka zgjedhur të sillet në këtë mënyrë me to: duke i sulmuar, duke u marrë pronat, duke i nxjerrë nga zyrat me polici dhe ushtri, dhe duke i intimiduar çdo biznes që bashkëpunon me to.
Një Kryeministër i përgjegjëshëm nuk shantazhon mediat.
Nëse ai ka dijeni për një krim, ka detyrimin ligjor t’u drejtohet organeve të drejtësisë.
Edi Rama nuk e ka bërë këtë, sepse, sulmi ndaj dy televizioneve, Syri TV dhe News 24, bëhet vetëm sepse ai nuk i kontrollon dot.
Vetëm sepse ato kanë vendosur t’u thonë shqiptarëve atë që konsiderojnë të vërtetën. Vetëm sepse nuk janë pjesë e oborrit personal të Edi Ramës.
Në të njëjtin fjalim ku na kërkonte të prezumonim si të pafajshëm Vlorën, Belindën, Lindën, Ergysin, Veliajn e të tjerë, edhe pse për to janë bërë publike prova dhe fakte të zbuluara nga prokuroria, vetes i lejoi të konsiderojë të fajshëm dhe madje shpalli akuza publike ndaj liderëve të opozitës, duke na kujtuar urdhrin që lëshoi nga Kongresi i Partisë Socialiste për arrestimin apo përndjekjen gjyqësore ndaj Liderëve të Opozitës.”, tha Bardhi.

Read more:“Transmeton protestën çdo ditë”, Këlliçi: News24 u nxor nga ambientet dhe gazetarëve iu sekuestruan pajisjet me dhunë. I vendosën tritolin biznesit legjitim të pronarit të medias (VIDEO)

Lexo edhe
Politikë

Bardhi kritika të ashpra Ramës dhe qeverisë së tij: Edhe Belindës para në xhep si ty s’i kemi parë, por vila brenda dhe jashtë vendit

Politikë

Skandali i SHISH-it/ Begaj mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Presidenti: Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura!

Tags: #AKSHI #Biznes #E ardhmja #Edi Rama #gazment bardhi #hetime #jetë #korrupsion

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Bardhi kritika të ashpra Ramës dhe qeverisë së tij: Edhe Belindës para në xhep si ty s’i kemi parë, por vila brenda dhe jashtë vendit
  • Skandali i SHISH-it/ Begaj mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Presidenti: Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura!
  • Tabaku: Shqipëria nuk vuan nga “republika e prokurorëve”, por nga republika e të korruptuarve
  • Begaj mblodhi Këshillin e Sigurisë, ironizon Bardhi: Ishte Këshilli i Sigurimit të Gysit!
  • “Ursula s’i tha vajzës shko luaj me gangsterin rus, as djalit me lojëra kineze”/ Rama mesazh BE-së: S’mund të na përjashtoni nga tavolina e Europës, mos na lini në baltë (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • Bardhi kritika të ashpra Ramës dhe qeverisë së tij: Edhe Belindës para në xhep si ty s’i kemi parë, por vila brenda dhe jashtë vendit
  • Tabaku: Shqipëria nuk vuan nga “republika e prokurorëve”, por nga republika e të korruptuarve
  • Begaj mblodhi Këshillin e Sigurisë, ironizon Bardhi: Ishte Këshilli i Sigurimit të Gysit!
  • “Ursula s’i tha vajzës shko luaj me gangsterin rus, as djalit me lojëra kineze”/ Rama mesazh BE-së: S’mund të na përjashtoni nga tavolina e Europës, mos na lini në baltë (VIDEO)
  • Skandali i kreut të SHISH Vlora Hyseni/ Mbyllet mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, çfarë pritet në vijim
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Shkoi dhe erdhi si karafil”/ Arben Kola për vizitën e kryeministrit në SHBA: Bota i ka ‘hequr fishën’, Amerika e braktisi! Nuk ka asgjë që heq vëmendjen nga krimet 17 lexime · 17 orë më parë
  2. 02
    Politikë Rama mbërrin në Rinas pas vizitës në New York, anulon konferencën për shtyp me gazetarët, do shpërndajë videomesazh 7 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë Rama anuloi konferencën, Noka: Duhej të jepte llogari për emërimet e tij, iu tremb pyetjeve për SHISH-in dhe Vlora Hysenin 6 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë Nga AKSHI, Balluku e skandali me SHISH/ Eksperti i IT-së, Gent Progni në protestën kundër Ramës: Disa nga arsyet përse shqiptarët duhet të protestojnë! SPAK të hetojë për… 6 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Tiranë/ Njëri për trafik droge, tjetri për falsifikimin e 15 mijë dollarëve, pranga dy të kërkuarve nga Italia e Kosova (EMRAT) 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Ftesa e Ramës, kryetari i GJL Sadushi: Jo tryezë për pagat, çështja në GJK! Mbetemi të hapur për një dialog ndërmjet pushteteve, me qytetarin në qendër 5 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Rama shmangu gazetarët në konferencë për mediat, reagon Gazment Bardhi: Po i shmanget përgjegjësisë 5 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Politikë

Bardhi kritika të ashpra Ramës dhe qeverisë së tij: Edhe Belindës para në xhep si ty s’i kemi parë, por vila brenda dhe jashtë vendit

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, në deklaratën e tij për media ceku edhe deklaratën e…

• 20 minuta më parë • 5 min lexim
Politikë

Skandali i SHISH-it/ Begaj mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Presidenti: Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura!

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, mblodhi sot Këshillin e Sigurimit Kombëtar, ku në fokus ishte skandali te SHISH,…

• 20 minuta më parë • 3 min lexim
Politikë

Tabaku: Shqipëria nuk vuan nga “republika e prokurorëve”, por nga republika e të korruptuarve

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, nënkryetare e Komisionit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE–Shqipëri dhe bashkëkryetare e Komisionit për…

• 20 minuta më parë • 4 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by