Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Ekonomi
  3. FMN dhe Banka e Shqipërisë vlerësojnë progresin e sistemit financiar shqiptar, infrastrukturë e modernizuar dhe institucione më të shëndetshme
Ekonomi

FMN dhe Banka e Shqipërisë vlerësojnë progresin e sistemit financiar shqiptar, infrastrukturë e modernizuar dhe institucione më të shëndetshme

• 30 Shtator, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Sistemi financiar shqiptar ka shënuar përparim të ndjeshëm krahasuar me vlerësimin e mëparshëm të viteve 2013–2014.

Konstatimi vjen nga misioni i përbashkët i Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore, në kuadër të Programit të Vlerësimit të Sektorit Financiar, FSAP.

Përmbyllja e vlerësimit u diskutua më ditën e djeshme në një takim me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, ku morën pjesë edhe drejtues të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe Ministrisë së Financave.

Read more:“Qytetarët në kurbet, hajdutët në pushtet”, biznesmeni: Kryeministri dje provokonte protestuesit, hapte dhe mbyllte grilat dhe…

Sipas përfaqësuesve të FSAP, Shqipëria tashmë ka institucione financiare më të shëndetshme dhe një sistem financiar më të diversifikuar. Vlerësimi evidenton gjithashtu modernizimin e infrastrukturës së pagesave, zgjerimin e ndërmjetësimit financiar dhe përdorimin më të madh të teknologjisë në ofrimin e shërbimeve financiare.

Në fokus të vlerësimit kanë qenë qëndrueshmëria e sistemit financiar ndaj rreziqeve dhe goditjeve, kuadri rregullator dhe mbikëqyrës, administrimi i krizave financiare, rreziku sistemik, siguria kibernetike, financimi në epokën digjitale dhe zhvillimi i tregjeve të kapitalit.

FMN dhe Banka Botërore kanë vlerësuar edhe përafrimin e ndjeshëm të kuadrit ligjor dhe rregullativ shqiptar me standardet e Bashkimit Evropian, çka sipas tyre ka krijuar kushte për një mbikëqyrje më efektive të sektorit financiar.

Read more:Baza e interesit, Banka e Shqipërisë e mban të pandryshuar normën 2.5%

Në të njëjtën kohë, rekomandimet e FSAP synojnë forcimin e mëtejshëm të qëndrueshmërisë së sistemit financiar, përmirësimin e administrimit të rreziqeve dhe rritjen e rolit të sektorit financiar në financimin e ekonomisë reale.

Guvernatori Gent Sejko falënderoi ekipin e ekspertëve të FMN-së dhe Bankës Botërore për punën e kryer dhe theksoi rëndësinë e një vlerësimi të pavarur në këtë fazë të zhvillimit të sistemit financiar shqiptar.

Read more:Kosova Finance Forum 2026 përmbyll me sukses edicionin e dytë

Sejko deklaroi gjithashtu se rekomandimet e FSAP do të analizohen nga autoritetet shqiptare dhe do të përdoren për të mbështetur reformat e mëtejshme të sistemit financiar në periudhën afatmesme.

Në përfundim, palët e vlerësuan procesin si të suksesshëm dhe shprehën angazhimin për vijimin e bashkëpunimit dhe ofrimin e asistencës teknike në disa prej fushave të përfshira në vlerësim.

Lexo edhe
Ekonomi

Fasoneritë kërkojnë ndihmë/ Euroja e dobët dhe kostot në rritje, prodhuesit duan ndryshime fiskale për 2027

Ekonomi

Më shumë bukë dhe sallam, industria shqiptare shënon rënie, më pak kërkesa edhe për eksporte

Tags: #Banka #Banka Botërore #Fmn #Fokus #gent sejko #Guvernatori #Institucione financiare #Shqiperia

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Fasoneritë kërkojnë ndihmë/ Euroja e dobët dhe kostot në rritje, prodhuesit duan ndryshime fiskale për 2027
  • Më shumë bukë dhe sallam, industria shqiptare shënon rënie, më pak kërkesa edhe për eksporte
  • Investimet e huaja ndryshojnë hartën e Shqipërisë/ Kryeson Austria, pronat thithin mbi 600 milionë euro
  • Sezoni i patates në Stëblevë/ Fshati që prodhon deri në 10 mijë tonë, fermerët: Jetojmë vetëm me këtë produkt
  • Çmimet e banesave frenojnë rritjen, por nuk ulen, duhen më shumë muaj për të shitur një apartament
Nga të njëjtat tag-e
  • Balluku, Agasi, skandali i SHISH…/ Rama pranon skandalet? Justifikohet në konferencën me Von der Leyen: Sistemi po lufton korrupsionin
  • Shqipëria përfiton 3 mln dollarë grant nga Banka Botërore për turizmin, Gonxhja: Më shumë destinacione do të futen në itineraret turistike
  • Rama takim me drejtuesit politikë në qarqe te “Vila e Kuqe”, në fokus “Prania besnike” dhe takimet me qytetarët
  • Gazment Bardhi takon Ambasadoren e re të Holandës në Shqipëri: Krimi dhe korrupsioni kanë kapur shtetin
  • Skandali i SHISH-it/ Begaj mblodhi Këshillin e Sigurisë Kombëtare, Presidenti: Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale Rama propozon krijimin e Këshillit Kombëtar për fëmijët me aftësi ndryshe: Fuqizim i sistemit të mësuesve ndihmës dhe mbështetje ekstra financiare (VIDEO) 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Teknologji Apple gjobitet me 5.7 miliardë dollarë, përdori pa leje teknologjinë e një kompanie tjetër 3 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada! 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Nga skandali i SHISH te Balluku e Karçanaj, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi”, Ermal Peçi: Me bekimin e Ramës, Agasi kishte shtetin në dorë, flitet për video… 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Kodi i Procedurës Penale ndryshon në 105 nene/ Asnjë masë arrest me burg për dënimet nën 5 vite, përjashtohen gratë shtatzënë e nënat me fëmijë nën 6 vjeç! Seancat mund të transmetohen live 2 lexime · 50 minuta më parë
Artikuj të Ngjashëm
Ekonomi

Fasoneritë kërkojnë ndihmë/ Euroja e dobët dhe kostot në rritje, prodhuesit duan ndryshime fiskale për 2027

Euroja që zhvlerësohet, kostot që rriten dhe mungesa e mbështetjes. Industria prodhuese në Shkodër po përballet me një…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Ekonomi

Më shumë bukë dhe sallam, industria shqiptare shënon rënie, më pak kërkesa edhe për eksporte

Buka dhe sallami duket se janë më të preferuarat nga shqiptarët, teksa dhe industria shqiptare është fokusuar më…

• 2 ditë më parë • 3 min lexim
Ekonomi

Investimet e huaja ndryshojnë hartën e Shqipërisë/ Kryeson Austria, pronat thithin mbi 600 milionë euro

Paratë e huaja po ndryshojnë hartën e investimeve në Shqipëri. Në gjysmën e parë të këtij viti, Austria…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by