Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama – Ide
Editoriale

Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama – Ide

• 11 Nëntor, 2026 • 6 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X

Rjedhja e të dhënave të fundit sipas të cilave, Ergys Agasi, ka paguar me paratë e tenderave të trukuar të AKSH-it, Vlora Hysenin, nuk është historia e thjeshtë e një kryebanditi që korrupton kryespiunen e vendit.

Skema e komplikuar e kalimit të 1 milionë eurove, nga kompanitë që fitonin pa garë në “kopshtin privat të kryeministrit”, për ti dërguar ato në Gjermani, tek vëllezërit e Vlorës, ka të bëjë me një filozofi të tërë qeverisjeje.

Për të kuptuar atë duhet njohur pak më mirë historia e lindjes dhe zhvillimit të Agjensisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, të cilën porsa e themeloi, Rama e shpalli si luftëtaren numër një kundër korrupsionit.

Read more:‘Një nga rastet më të paprecedenta’, Spahiu: Këshilli i Sigurimit të reflektojë për skandalin e kreut të SHISH

Atëherë kryeministri, në fillesat e tij, propogandonte se po hidhte një hap drejt modernizimit të administratës, duke hequr burokracinë e marrjeve të çertifikatave dhe dokumentave, bashkë me ryshfetet përkatëse, duke i dixhitalizuar ato.

Më vonë, në 2017, pasi e rrëmbeu të gjithën për vete tepsinë, Edi Rama nuk u mjaftua që kishte vënë në krye të AKSH, një besnike të tij që nga koha e bashkisë Tiranë, por e morri edhe institucionin në vartësi personale. Cili ishte veprimi i parë që bëri pas kësaj? Përqëndrimi në AKSH i të gjitha tenderave të institucioneve të tjera (gati mbi gjysëm miliardi euro) gjithnjë me pretekstin e luftës kundër korrupsionit.

Read more:Ulja e TVSH-së për ushqimet dhe rritja e taksave me 120 milionë euro për bizneset/ Si do të rriten çmimet dhe korrupsioni nga paketa e re fiskale e Qeverisë

Dhe çfarë ndodhi më pas? I gjithë ky mekanizëm ra në duart e Ergys Agasit. Ishte ai që përcaktonte se ku do të shkonin paratë, se si do të dyfishohej tavani i garës, se cili do ta fitonte atë dhe cili fitues madje do ti blente furistradën 300 mijë euroshe.

Pikërisht në këtë linjë rrezulton të ketë qenë edhe korruptimi i kryespiunes shqiptare. Gruaja e ardhur nga Prishtina nuk e ka zgjodhi Don Zhuanin durrsak, as për portretin prej aktori naiv, as për aftësitë e tij në shtrat. Aq më pak kjo spiune terreni me përvojë vendosi ti çelë dyert e zemrës dhe kasafortën e sekreteve një keqëbërësi ordiner.

Read more:VIDEO/ Auron Dodi: Zgjedhjet në Gjermani tronditin CDU-në e Merz, forcohen e Majta dhe AfD-ja. Çfarë pritet pas rezultatit?

Ajo ishte në djeni se personi në fjalë ishte ai që hapte tapa 33 mijë euroshe në darka me kryeministrin. Ajo kishte informacion se ai ishte kordinatori direkt me grupet e Troplinëve dhe Çelave, që fusnin paratë e pista në kulla dhe i përdornin një pjesë për vjedhjen e zgjedhjeve. Ajo nuk mund të mos kishte dëgjuar për emërimet në kupolën e policisë që vendoseshin në zyrën ku formalisht tregtohej duhan. Ajo nuk mund të mos kishte nuhatur ato që të gjithë morën vesh më pas, se Ergys Agasi kontrollonte të gjithe policinë e shtetit, nga njerëzit qe e shoqëronin, tek ata që ndëronin targat, deri tek ata që i jepnin info nga laboratori shkencor.

Pra ajo nuk ra as viktimë e ndjenjave as e padijes. Ajo vendosi të pranojë rregullat e një sistemi tashmë të ngritur, si të vetmen mënyrë për të jetuar brenda tij.

Read more:Këlliçi akuza Ramës pas fjalimit në OKB: Përdore antisemitizmin për të mbuluar skandalet e narkoshtetit

Paratë që i’u dërguan në Gjermani e që e kishin fillesën tek tenderat e AKSH, ishin thjeshtë një pjesë e vogël e shpërblimit për këtë pranim.

Në këtë kuptim fabula e Vlorës, më tepër se buja e korruptimit të kryespiunes (kjo s’përbën asnjë rekord pasi ke arritur të blesh drejtorin më të lartë të FBI-së, Charls McGonigal), na shërben për të kuptuar funksionimin e sistemit. Themelohet një institucion publik si AKSH, duke e propoganduar si luftëtar të korrupsionit. Tek ai përqëndrohen paratë e tenderave të të gjithë institucioneve. Pastaj këto miliona nuk përdoren vetëm për të korruptuar gazetarë dhe opozitarë, për të bërë aleanca me krimin, për të shuar etjen vanitoze të shefit për verëra të rafinuara, por edhe për një gjë tjetër që na e nxjerr në pah ky rast: për të kompromentuar me paratë e shtetit edhe zyrtarët e tij. Nuk ka rëndësi se Vlora Hyseni ishte emëruar nga vetë Rama, nuk kishte vlerë se ajo konsiderohej një besnike e verbër e tij, pa qenë e kooruptuar ajo nuk mund të quhej një shërbëtore e devotshme.

Read more:Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)

Natyrisht duke bërë këtë lidhje, pra atë të rekrutimit të saj përmes parave të një tenderi të trukuar të AKSH, askush nuk mund të vërë bast, se në një mbrëmje në zyrën me flutura, duke hapur tapën e një Romane Conti, Ergys Agasi dhe Edi Rama kanë bërë fiks këtë bisedë, ku i pari i thotë të dytit: “kështu do e fus në thes edhe Vlorën”.

Askush s’ka qenë prezent dhe askush s’mund ta pohojë se ka ndodhur kështu. Ama një gjë e kuptojnë të gjithë, se mekanizmi do të funksiononte po njësoj edhe nëse kjo bisedë s’do të ndodhte kurrë. Pasi deviza është e njëjtë: ushtrim i pushtetit me njerëëz jo vetëm besnikë, por mbi të gjitha edhe të kompromentuar. Prandaj kryespiunja Hyseni nuk mund të jetë “dallandyshja” e vetme e kësaj stine degradimi.

LAPSI.AL

Lexo edhe
Editoriale

Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide

Editoriale

Andi Bushati: Drama e njeriut që e ka kuptuar se se duan më as të vetët  – Ide

Tags: #ama #Edi Rama #ergys agasi #euro #FBI #gjermani #Institucion #jetë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide
  • Andi Bushati: Drama e njeriut që e ka kuptuar se se duan më as të vetët  – Ide
  • Si ndikon humbja e Trump në demokracinë shqiptare – Ide
  • Politika personale e Ramës me Izraelin, Trumpin dhe Vuçiçin – Ide
  • Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Kadastra pajis me dokument pronësie 326 kulla në veri, Goxhobelli: Kemi ende në proces 371 të tjera, pronësia ligjore hap rrugën për rijetëzim
  • Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar! Disa shoqërime, mes tyre edhe vajza e një i moshuar (VIDEO)
  • Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide
  • Protesta shton pasiguritë ekonomike, Banka e Shqipërisë: Mund të frenojë investimet dhe aktivitetin turistik në të ardhmen
  • “Askush nuk është imun”, Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Përplasje në protestë/ Protestuesit bllokojnë qarkullimin, policia i zhvendos në trotuar! Disa shoqërime, mes tyre edhe vajza e një i moshuar (VIDEO) 6 lexime · 6 orë më parë
  2. 02
    Editoriale Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji ‘Lista gri’/ Apple fsheh rreth 100 mijë fjalë dhe fraza nga sugjerimet e tastierës së iPhone, mes tyre edhe shprehje politike 3 lexime · 5 orë më parë
  4. 04
    Kronikë Përfshihet nga flakët “Range Rover”-i i bardhë në rrethrrotullimin e Farkës, zjarrëfikësit në vendngjarje (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë 15-vjeçari gjobitet me 5 mln lekë pse protestoi/ Mesazhi drithërues i të miturit: Babin e kam të verbër. Flet i ati: Marrim vetëm 140 mijë lekë e jetojmë me qira (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Teknologji “Askush nuk është imun”, Inteligjenca artificiale rrezikon 800 mijë vende pune në Gjermani në 15 vitet e ardhshme 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Ekonomi Protesta shton pasiguritë ekonomike, Banka e Shqipërisë: Mund të frenojë investimet dhe aktivitetin turistik në të ardhmen 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide

Fitorja e studentëve në Serbi kundër Vučićit ka hapur debate të shumta rreth idesë se sa dhe si…

• 1 ditë më parë • 12 min lexim
Editoriale

Andi Bushati: Drama e njeriut që e ka kuptuar se se duan më as të vetët  – Ide

Mbledhja e fundit e socialistëve në brigjet e gjirit oligarkik të Lalëzit tregoi se Edi Rama po sillet…

• 3 ditë më parë • 6 min lexim
Editoriale

Si ndikon humbja e Trump në demokracinë shqiptare – Ide

Shuplaka ndaj korrupsionit dhe oligarkëve në pushtet, në zgjedhjet e fundit në SHBA ishin një lajm i mirë…

• 5 ditë më parë • 8 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin