Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Editoriale
  3. Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog
Editoriale

Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog

• 22 Nëntor, 2026 • 4 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK

Nga Arbër Zaimi

Politikanët e ndjekur nga SPAK për korrupsion apo abuzime të tjera me pushtetin po ndjekin dy strategji:

1. Po e paraqesin përndjekjen si të natyrës politike. Ne jemi kundër Ramës apo/dhe njerëzve të tij, prandaj po hetohemi, akuzohemi, burgosemi. Drejtësia e verbër nuk do të na përzgjidhte vetëm ne që jemi kundër pushtetit.

Read more:“Është me ish-zv.kryeministra në hetim për korrupsion dhe shefen e SHISH që bashkëpunon me kriminelë”/ Lubonja: Rama e mendon dorëheqjen, por i duket ‘fundi i botës’

2. Po e paraqesin abuzimin si me arsye sentimentale. Ishim të dashuruar prandaj gabuam dhe e përdorëm fuqinë ashtu siç s’duhet. Kupidi i verbër nuk e di ku e ngul shigjetën.

Strategjia e parë fillimisht u ndoq nga prijësit opozitarë e ishte edhe më e besueshme kur vinte prej tyre. Së fundi ka filluar të përdoret edhe nga eksponentë të lartë partiakë të Ramës. Rama u tregua i ashpër ndaj tyre. Trembet nga lindja e beftë e këtij guximi për shprehje hapur të kundërshtimit brenda partisë, sepse me siguri e di që nuk është vetëm një Elisë e një Erion që e urrejnë në heshtje. Prandaj edhe mund të jetë e vërtetë ajo që u raportua, se i ka thënë bashkëpartiakëve se s’vlejnë asgjë e se gjithë partia është vetë ai. Ky mesazh demotivues do të thotë thjesht: e di që më urreni, ta dini që ju përbuz, gëlltiteni në heshtje këtë ndjenjë se rebelimi kushton më shumë për ju që s’keni peshë se sa për mua që peshoj sa e tëra.

Read more:Vetëm 46 metra për t’u ngritur në ajër, avioni që mund të ndryshojë udhëtimet ajrore!

Çështja me këtë strategjinë e parë është se në përpjekjen për të ruajtur fytyrën e tyre, politikanët e akuzuar e të paraburgosur, marrin fytyrën e SPAK-ut. Ky institucion i posaçëm antikorrupsion duhet ta kuptojë se ka interes politik e ekonomik në qarqe të caktuara me pushtet, që t’ia rrënojnë imazhin. Vetë Rama me gjuhë “berlusconiane” e me statistika paraburgimesh e ka sulmuar SPAK-un duke e portretizuar si përpjekje e prokurorëve për t’iu mbivendosur pushteteve të pavarura ekzekutive e legjislative. Mandej e ka sfiduar edhe duke mos iu përgjigjur pozitivisht kërkesës për dorëzimin e imunitetit të ish-ministres Balluku. Shumë nga ata të strategjisë së parë e përdorin këtë ndodhi për të treguar se SPAK-u ka dy standarde, ata i mori ndërsa Ballukun jo. Por SPAK në fakt ka kërkuar njësoj masa për Ballukun si për të tjerët, e vetmja gjë që ndryshon është gatishmëria e Ramës për t’i dorëzuar imunitetet e tyre por jo për atë të Ballukut. Pra në këtë rast dy standarde i ka treguar Rama e jo SPAK-u.

Read more:“Ç’lidhje ka e majta me dashuritë e Vlora Hysenit me krimin? Socialistët të ngrihen”/ Alizoti sfidon Peleshin: Thirre Ramën në Kuvend nëse ke këllqe (VIDEO)

Edhe strategjia e dytë u kthye në kërcënim. Fjalët e Majkos për mijëra orë inçizime pasionale shërbejnë si përkujtim: mos bëni gërr-vërr shumë kundër këtij se ky ua merr dhe erzin. Publikimet e videove të artistëve e patën efektin “shijues”, që të kuptohet se si reagon publiku kur i serviret ushqim i tillë në media.

Ngjarjet në Serbi tregojnë për institucione të drejtësisë që nuk vepronin dot sa ishte Vuçiqi në pushtet, e që me nxitim po veprojnë ende pa u formuar qeveria e re. Kriminelë të fuqishëm, bankierë, biznesmenë e politikanë po ndalohen e po ballafaqohen me dosje akuzuese, ose po arratisen.

Read more:Pas parave në Gjermani qëndron Edi Rama – Ide

Me siguri do vijë një ditë që do kemi përgjigje dhe për arsyet e Ramës, pse disa i mbrojti nga SPAK-u e disa jo. Nëse ai nuk zgjedh të na hedhë hi syve me strategjinë e dytë.

Lexo edhe
Editoriale

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre – Ide

Editoriale

Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide

Tags: #Institucion #jetë #Kërcënim #korrupsion #Lindja #media #publiku #qeveria

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre – Ide
  • Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide
  • Andi Bushati: Drama e njeriut që e ka kuptuar se se duan më as të vetët  – Ide
  • Si ndikon humbja e Trump në demokracinë shqiptare – Ide
  • Politika personale e Ramës me Izraelin, Trumpin dhe Vuçiçin – Ide
Nga të njëjtat tag-e
  • Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat deri më 31 dhjetor
  • E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes
  • Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes
  • Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre – Ide
  • Vetëm 46 metra për t’u ngritur në ajër, avioni që mund të ndryshojë udhëtimet ajrore!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Teknologji E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes 3 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 3 lexime · 3 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes 2 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Ekonomi Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat deri më 31 dhjetor 2 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO) 1 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 1 lexime · 2 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Editoriale

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre – Ide

Edi Rama gjatë prezantimit të projekt buxhetit të ri shpalli një sërë masash propagandistike për një taksim më…

• 2 ditë më parë • 6 min lexim
Editoriale

Shembulli serb për flamingot e studentët shqiptarë dhe fashizmi brenda nesh – Ide

Fitorja e studentëve në Serbi kundër Vučićit ka hapur debate të shumta rreth idesë se sa dhe si…

• 5 ditë më parë • 12 min lexim
Editoriale

Andi Bushati: Drama e njeriut që e ka kuptuar se se duan më as të vetët  – Ide

Mbledhja e fundit e socialistëve në brigjet e gjirit oligarkik të Lalëzit tregoi se Edi Rama po sillet…

• 1 javë më parë • 6 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin