Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Sociale
  3. Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO)
Sociale

Shërbime shëndetësore në të dyja anët e kufirit, Shqipëria dhe Kosova diskutojnë zgjerimin e bashkëpunimit (VIDEO)

• 23 Nëntor, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Shqipëria dhe Kosova po diskutojnë zgjerimin e shërbimeve shëndetësore për pacientët në të dyja anët e kufirit, me synimin që trajtimet mjekësore të ofrohen sa më pranë vendbanimit. Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, gjatë një vizite në Spitalin e Gjakovës, ku u takua me homologun e saj Arben Vitia, foli për nevojën e forcimit të kapaciteteve spitalore në Shqipëri, duke përmendur konkretisht shërbimin e dializës në spitalin e Kukësit.

Aktualisht, në bazë të një marrëveshjeje mes dy vendeve, pacientët nga zonat kufitare të Shqipërisë mund të marrin shërbime mjekësore në spitalet e Kosovës. Spahiu falënderoi personelin mjekësor të Gjakovës për kujdesin ndaj pacientëve nga Tropoja, Hasi dhe Kruma, ndërsa theksoi se edhe spitalet shqiptare duhet të forcojnë kapacitetet e tyre për të ofruar shërbime në mënyrë të ndërsjellë.

Read more:Skandali në SHISH/ Kuçana: Vlora Hyseni s’u ka shërbyer shqiptarëve, por bandave kriminale. Rama të japë llogari si e mori ajo certifikatën e sigurisë?

“Unë kam bërë një vizitë kohët e fundit në spitalin e Kukësit dhe në spitalin ditor të Hasit, kam parë aty nevojat që ato kanë dhe për këtë ju jam shumë mirënjohëse që ju keni realizuar që ato shërbimet e munguara që janë atje të merren në mënyrë të përkryer në spitalin e Gjakovës, të Prizrenit dhe në spitalin universitar të Prishtinës dhe ndoshta është momenti që edhe ne të forcojmë kapacitetet tona në disa shërbime, si për shembull shërbimin e dializës, në mënyrë që edhe ata pacientë që vijnë këtu ta marrin shërbimin në spitalin e Kukësit dhe anasjelltas”, tha Spahiu.

Nga ana e tij, ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia, tha se dy vendet kanë rënë dakord të nisin sa më shpejt punën për marrëveshje konkrete, që do të zgjerojnë mundësitë e trajtimit për pacientët shqiptarë dhe kosovarë.

Read more:“U shtriva në tokë, por askush nuk më priti”/ Nëna e 30-vjeçarit të sëmurë kërkon ndihmë para Ministrisë së Shëndetësisë, PD: Të trajtohet urgjentisht rasti

“Pres me padurim që përtej pjesës së shërbimeve të kemi edhe marrëveshje konkrete në të cilat u dakorduam që sa më shpejt të fillojmë dhe të punojmë në to, në mënyrë që këto marrëveshje t’ju shërbejnë sa më mirë qytetarëve shqiptarë në të dyja anët e kufirit”, u shpreh Vitia.

Gjatë takimit u diskutua edhe shkëmbimi i përvojave mes personelit mjekësor dhe zgjerimi i shërbimeve të specializuara, në mënyrë që pacientët të kenë më shumë mundësi trajtimi pa qenë nevoja të udhëtojnë larg vendbanimit.

Read more:Shqiponja fiton finalen dramatike ndaj Samadrexhës në hendboll

Vizita në Kosovë ishte e para zyrtare jashtë vendit për Spahiun si ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Lexo edhe
Sociale

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Sociale

Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO)

Tags: #Arben vitia #dialize #Gjakovë #Has #Klodiana Spahiu #Kosova #kosove #Kukes #Para #shqiperi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)
  • Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO)
  • Ndërpritet energjia elektrike në Pukë, prej thuajse 5 orësh qyteti në errësirë! Probleme me furnizimin edhe në Kukës
  • Reshje të forta në veri, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron përmbytje në Shkodër, Kukës e Lezhë! Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë e Durrës
  • Kadastra pajis me dokument pronësie 326 kulla në veri, Goxhobelli: Kemi ende në proces 371 të tjera, pronësia ligjore hap rrugën për rijetëzim
Nga të njëjtat tag-e
  • Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)
  • Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)
  • Rinas/ Kërcënim për bombë në avionin nga Manchesteri, policia kontrollon me qen antieksploziv! S’gjendet asnjë send shpërthyes
  • Ndërpritet energjia elektrike në Pukë, prej thuajse 5 orësh qyteti në errësirë! Probleme me furnizimin edhe në Kukës
  • Reshje të forta në veri, Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron përmbytje në Shkodër, Kukës e Lezhë! Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla në Vlorë e Durrës
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO) 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji E prenë, e zien, por e “mashtroi” vdekjen/ Misteri i ‘meduzës së pavdekshme’ që mund të fshehë sekretin e anti-plakjes 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Ashpërsohet “lufta” mes Veliajt dhe Ramës/ Kryebashkiaku firmos shkarkimin e 2 drejtorëve, ikën Rigers Sheqeri i IMT dhe Zhaneta Beqiri e kopshteve 3 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Ekonomi Subvencionet për 48 mijë fermerë/ Skema kombëtare, 34 mijë fermerë marrin këstin e parë, pagesat deri më 31 dhjetor 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Greta Thunberg krah protestuesve në Tiranë, Reuters i bën jehonë pjesëmarrjes së aktivistes së njohur në revoltën e shqiptarëve 1 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Editoriale Dy strategjitë e politikanëve të ndjekur nga SPAK – Blog 1 lexime · 23 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Sociale

Protestuesit bllokim rrugësh dhe marshim, një grup mblidhen te Kryeministria! I vënë flakën koshave të plehrave (VIDEO)

Pasi njoftuan krijimin e një organizimi të ri studentor, një grup të rinjsh dhe protestuesish u mblodhën rreth…

• 1 ditë më parë • 4 min lexim
Sociale

Lezha feston 82-vjetorin e çlirimit, homazhe te Varrezat e Dëshmorëve dhe koncert festiv nga nxënësit (VIDEO)

Lezha ka përkujtuar 82-vjetorin e çlirimit nga pushtuesit nazifashistë me homazhe në nderim të dëshmorëve dhe një koncert…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Sociale

Ndërpritet energjia elektrike në Pukë, prej thuajse 5 orësh qyteti në errësirë! Probleme me furnizimin edhe në Kukës

Prej orës 16:40, në Pukë është ndërprerë furnizimi me energji elektrike duke lënë në errësirë qytetin dhe dy…

• 3 ditë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin