Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • News
  • Opinion
  • Health
  • Technology
  • Sport
  • Lifestyle
  • Entertainment
  • Travel
LIVE
Navigation

VA-NEWS

  • Home
  • News
  • Opinion
  • Health
  • Technology
  • Sport
  • Lifestyle
  • Entertainment
  • Travel
Shortcuts
Home Latest
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Search news

  1. Kryefaqja
  2. uncategorized
  3. “Bënte 7 kilometra dhe nuk ankohej”/ Mësuesi 55-vjeçar ndërroi jetë nga infarkti në Maliq, familjarët në lot: Vdiq në mes të rrugës dhe la një amanet
uncategorized

“Bënte 7 kilometra dhe nuk ankohej”/ Mësuesi 55-vjeçar ndërroi jetë nga infarkti në Maliq, familjarët në lot: Vdiq në mes të rrugës dhe la një amanet

Viral Alert News • April 17, 2026 • 2 min read
◉ WhatsApp 𝕏 X

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Maliq, ku për shkak të një infarkti ka ndërruar jetë mësuesi 55-vjeçar Alban Bejleri.

Xhaxhai i tij është shprehur se Albani ishte një njeri i veçantë, punëtor dhe besimtar. Xhaxhai, Besim Bejleri, tregon se mësuesi bënte rreth 7 kilometra rrugë për të shkuar në punë vetëm për dy nxënës, ndërsa u bën thirrje politikanëve që personat e sëmurë duhet të punojnë pranë familjes.

“Nga farefisi ynë jemi 17 mësues, por ai ishte i veçantë, fjalëpak, punëtor dhe besimtar. Ishte kontribuues ndaj fëmijëve. Politika të pushon dhe të ngre, ju i dini këto punë.

Ai nuk ishte në punë atëherë, kur e rikthyen në punë, e çuan në zonën e Maliqit, në një zonë të thellë. Kishte kërkuar ta sillnin në Devoll, por ja, e sollën tani.

Ai vdiq në mes të rrugës dhe la një amanet të madh: Bëj thirrje për të gjithë politikanët, të çdo krahu, që personat e sëmurë duhet të jenë pranë familjes. Kujdes, o politikanë, mos u tallni me shëndetin e të tjerëve, mendoni për këta njerëz.

Ishte njeri me dy universitete dhe kishte qenë pa punë. Kishte 5-6 vite në punë. Ai nuk ankohej kurrë, përshkonte rreth 7 km për të shkuar dhe për t’u kthyer nga shkolla. Shkonte vetëm për dy nxënës”, shprehet ai.

Nga ana tjetër, kushëriri Muhamer Meka tregon se mësuesi vuante nga diabeti, por kishte 30 vite që punonte në fshatin Marjan.

“Ishte njeri i mirë, djalë i rregullt. Ishte mësues prej 30 vitesh. Ka punuar në Bilisht më parë dhe më pas e çuan në Marjan. Për arsye politike e transferuan atje. E bënte çdo ditë rrugën. Kishte dy fëmijë dhe vuante nga diabeti”, shprehet kushëriri.

Ndërsa shoku i Alban Bejlerit, Myfti Staro, u shpreh se ai ishte transferuar në fshatin Marjan për arsye politike.

“E transferuan për arsye politike, ishte i djathtë. Kishte shumë vite në arsim. Bënte rreth 8 km në këmbë; linte makinën dhe vazhdonte në këmbë drejt fshatit”, u shpreh ai.

Read also

Përdorte të miturin për shitje të narkotikëve, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim efektivin e “Shqiponjave”, akuzohet për shpërdorim detyre

Zjarri në pallatin pranë QSUT, Gjykata liron katër të arrestuarit

Viral Alert News
Viral Alert News

Journalist

From the same category
  • Përdorte të miturin për shitje të narkotikëve, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim efektivin e “Shqiponjave”, akuzohet për shpërdorim detyre
  • Zjarri në pallatin pranë QSUT, Gjykata liron katër të arrestuarit
  • Finance ministers and top bankers raise serious concerns about Mythos AI model
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Football Rare Cristiano Ronaldo card fetches $1.35M at private sale 4 lexime · 1 day ago
  2. 02
    Football Notts County beat David Beckham’s Salford in League Two playoff final 4 lexime · 12 hours ago
  3. 03
    Football Marsch confident Davies will play for Canada at World Cup 4 lexime · 9 hours ago
  4. 04
    Opinion Bruce Springsteen is a model for how celebrities should resist Trump | Steven Greenhouse | The Guardian 3 lexime · 2 days ago
  5. 05
    Football Pep Guardiola: Man City players have ‘huge responsibility’ to maintain standards under new boss 2 lexime · 1 day ago
  6. 06
    Opinion The Democrats’ 2024 autopsy fails to confront the truth | Norman Solomon | The Guardian 2 lexime · 2 days ago
  7. 07
    Opinion The language of the American presidency doesn’t apply to Trump | Robert Reich | The Guardian 2 lexime · 19 hours ago
Similar articles

Përdorte të miturin për shitje të narkotikëve, Prokuroria e Fierit dërgon për gjykim efektivin e “Shqiponjave”, akuzohet për shpërdorim detyre

Prokuroria e Fierit ka dërguar për gjykim punonjësin e policisë të “Shqiponjave” për shpërdorim detyre”. Ndaj shtetasit Brian…

• 1 month ago • 2 min read

Zjarri në pallatin pranë QSUT, Gjykata liron katër të arrestuarit

Gjykata penale e Tiranë ka caktuar masat e sigurimit detyrim paraqitje për 4 të arrestuarit për zjarrin e…

Viral Alert News • 1 month ago • 1 min read

Finance ministers and top bankers raise serious concerns about Mythos AI model

Experts say Mythos potentially has an unprecedented ability to identify and exploit cyber-security weaknesses.

Viral Alert News • 1 month ago • 1 min read
VA-NEWS VA-NEWS

Modern portal of reliable, independent and multilingual news. Accurate information, every day.

  • Health
  • Lifestyle
  • News
    • World
  • Opinion
  • Sport
    • Football
  • uncategorized
  • © 2026 VA News. Made with ♥ in Albania
    ⌂ Home ◷ Latest

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by