Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ‘Lufta në Iran do vijojë’- Eksperti Çuko: Aeroplanmbajtësja amerikane me 5 mijë ton municione po afrohet në Lindjen e Mesme! ‘Vija’ e përplasjes me SHBA dhe Izraelin
Aktualitet

‘Lufta në Iran do vijojë’- Eksperti Çuko: Aeroplanmbajtësja amerikane me 5 mijë ton municione po afrohet në Lindjen e Mesme! ‘Vija’ e përplasjes me SHBA dhe Izraelin

Viral Alert News • 20 Prill, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Eksperti ushtarak Arben Çuko ka analizuar në emisionin ‘Bota Report’ me gazetarin Denis Minga në Report TV, deklaratat e sotme të Presidentit Donald Trump për Iranin, si dhe në tërësi konfliktin në Lindjen e Mesme.

Çuko tha se arritja e një marrëveshje paqeje nesër në Ismalabad ishte e vështirë, pasi sipas tij, të dyja palët kanë shkuar në bisedime me kërkesa maksimaliste.

“Kjo deklaratë e Trump nënkupton se për mua është vazhdimi i luftës. Gjithë këto 2-3 javë, sa ka qenë armëpushimi, të dyja palët, amerikanët dhe iranianët, e kanë ndier veten fitimtarë. Pra e kanë shitur veten fitimtarë për interesa politike të brendshme. Dhe duke e quajtur veten fitimtarë, të dy palët kanë vajtur te vija e përplasjes me kërkesa në tryezë të negociatave, të papranueshme për secilën palë. Dhe kjo krijon vijën e përplasjes. Kjo është nga ana politike”, tha mes të tjerash Çuko.

Eksperti Çuko tha më tej se një tjetër aeroplanmbajtëse amerikane e armatosur ‘gjer në dhëmbë’ po shkon në Lindjen e Mesme, çka sipas tij, është shenjë se luftimet do të vijojnë.

Çuko tregoi gjithashtu se aroplanmbajtësja amerikane është e pajisur me të paktën 70 avionë luftarakë, 4-5 destroyer me nga 112 raketa secili dhe me plotë 5 mijë ton municione.

“Nga ana ushtarake, afrimi i aeroplanmbajtëses zëvendësuese, i grupit sulmues të aeroplanmbajtëses zëvendësuese, i grupit sulmues të aeroplanmbajtësen zëvendësuese, e cila nënkupton 70 avionë shtesë, që nënkupton 4-5 destroyer me nga 112 raketa secili. Aeroplanmbajtësja ka plotë 5000 tonë municione. Ajo është rrugës, mbase ka shkuar. Unë shoh shenjat se nesër nuk firmoset kjo marrëveshje. Parashikoj se lufta do të vazhdojë”, vijoi më tej Çuko.

Sipas Çukos, Irani ka interes ta vijojë bllokadën në Ngushticën e Hormuzit. Kjo pasi sipas ekspertit, përmes taksave nga anijet që kalojnë atje, Irani përfiton të ardhura të mëdha ekonomike. Ai shtoi më tej se nga ana tjetër, Izraeli nuk mund të pranojë kërkesën e Iranit që pjesë e planit të paqes të jenë edhe Proxy-t e tij në Lindjen e Mesme, si rebelët Huthi, Hezbollahu dhe milicia Shiite në Irak. Të gjitha këto, për ekspertin tregojnë se luftimet në Lindjen e Mesme do të vijojnë.

“Pikat e përplasjes janë kontrolli i Ngushticës së Hormuzit, e cila do të sjellë edhe pagesat për Iranin për çdo anije që kalon. Dhe e dyta, marrëveshja e paqes që kërkon Irani, e kërkon edhe për veten, edhe për shtetet e tij proksy. Pra për Huthët, Hezbollahun dhe për milicinë shijite në Irak. Unë mendoj se këto nuk mund t’i pranojë dot Izraeli. Duhet të ketë lëshime nga të gjitha palët, në mënyrë që të arrihet paqe. Ngushtica e Hormuzit është 33 milje, sa gjysma e kanalit të Otrantos”, vijoi më tej Çuko.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arben Çuko #Bota Report #Donald Trump #Inter #Irani #Izrael #Izraeli #Lufta në iran #Shba
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Takimi i Berishës në SHBA/ Fisnik Qosja dhe Balliu nga New Jersey: Rikthehet shpresa për një Shqipëri ndryshe
  • “Padrejtësia ndaj meje nuk erdhi nga SHBA”/ Berisha: Ata që firmosën ndalimin tim, sot janë non-grata në vendin e tyre. Kush na tregoi barin, janë të papunë…
  • VIDEO/ “Diaspora shqiptare në SHBA, fat i bardhë”, Berisha në New Jersey: Sot ditë e jashtëzakonshme! Qëndrojmë të pamposhtur
  • VIDEO/ Kreu i PD në SHBA, nis takimi i Berishës me shqiptarët e Amerikës në New Jersey
  • Berisha në SHBA/ Deputetët e PD për “News24”: Mbështetja është e jashtëzakonshme! Ja arsyeja përse u ndryshua vendi i takimit
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Nuk kam ndërmend të zgjedh pasardhës”/ Shqiptarët i kërkojnë dorëheqjen prej 99 ditësh, Rama: Do të shpëtoni nga unë kur të… 21 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Goditet grupi i shpërndarjes së drogës në Sarandë, 20 të arrestuar! Shisnin hashash e kokainë pranë plazheve, lokaleve të natës dhe shkollave, në pranga edhe kryefurnitori i qytetit (EMRAT) 7 lexime · 22 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Regjimi, i tmerruar”/ 98 ditë protestë, qytetarët sërish në shesh kundër qeverisë. Të hënën pritet tubim masiv 6 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Pagat e magjistratëve/ Reagon kryeministri Edi Rama 6 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Rama të japë dorëheqje? Njësoj sikur Agasi të bëhet ‘pentito’”, Artan Hoxha flet për protestat në “Kjo javë”: 10 mijë veta të rrethojnë Kryeministrinë dhe… 6 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë Natë tmerri në Himarë! Zjarri ‘përpin’ 6 banesa, 36 të evakuuar! Banorët: Ikëm nga shtëpitë, turistët morën valixhet! Sot situata përmirësohet, ndërhyn edhe helikopteri (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “Pro qeverisë kujdestare! Dorëheqja e Salës…”/ Hasimja: Rama s’i zgjidh dot problemet me “Pasqyra” dhe PR, bashkimi i opozitës me protestën do ta shkundte nga themelet 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by