Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Teoritë që po përhapen në kampin MAGA: Atentati ndaj Donald Trump në Pensilvani ishte i rremë
Aktualitet

Teoritë që po përhapen në kampin MAGA: Atentati ndaj Donald Trump në Pensilvani ishte i rremë

Viral Alert News • 20 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pothuajse dy vjet e gjysmë pas atentatit ndaj Donald Trump gjatë një tubimi në Butler, në Pensilvani, një nga figurat historike të trumpizmit ka dalë nga fronti dhe ka ndërmarrë një përplasje të re të brendshme me kreun e Shtëpisë së Bardhë

Ish-deputetja republikane Marjorie Taylor Greene, tashmë në konflikt me manjatin, ka ringjallur dyshimet e bazës MAGA dhe i ka kërkuar presidentit të Shteteve të Bashkuara të sqarojë episodin kyç të fushatës elektorale të vitit 2024: atentatin ku Trump mbeti i plagosur në llapën e veshit, ndërsa një mbështetës i tij humbi jetën. Sulmuesi, Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, i shtrirë në çatinë e një ndërtese rreth 300 metra larg skenës, u vra nga snajperët e Shërbimeve Sekrete

Të shumtë janë ata që konsiderojnë këtë episod si pikën e kthesës që i lejoi Trumpit të rikuperonte në sondazhe dhe të fitonte për herë të dytë Shtëpinë e Bardhë.

Që në fillim, teoricienët e konspiracionit ngritën dyshime, duke nisur nga mungesa e informacionit për plagën e presidentit, e cila ishte mbuluar me një fashë të madhe dhe u hoq disa ditë më pas pa lënë gjurmë në kërcin e veshit.

Gjithashtu, u duk i çuditshëm edhe reagimi i agjentëve të Shërbimit Sekret që nuk ndërhynë për të ndalur sulmuesin, megjithëse prania e tij ishte sinjalizuar nga njerëzit.

Për më tepër, edhe pas të shtënës së parë, ata nuk e shtrinë menjëherë Trump në tokë për ta mbrojtur, por u përkulën vetë, duke i dhënë mundësi të ngrihej dhe të tregonte grushtin duke bërtitur “fight, fight, fight”, një thirrje që u bë slogan fitues i fushatës. Fotografët, nën skenë, u lejuan në mënyrë të pazakontë të afroheshin nga organizatorët. Një nga fotot, e shkrepur nga poshtë, tregonte presidentin me grushtin lart dhe në sfond flamurin amerikan. Ajo imazh vulosi figurën e një lideri “të fortë dhe të pathyeshëm” që i duhej Amerikës.

Tani një pjesë e bazës MAGA, e zhgënjyer nga hyrja në luftë me Iranin dhe menaxhimi i skandalit Epstein, ka ringjallur dyshimet se atentati ishte i inskenuar.

Askush nuk është ndëshkuar për dështimet e sigurisë. Madje, shefi i sigurisë, Sean Curran, është promovuar. “Presidenti Trump duhet të bëjë sqarime. Pse nuk e bën? Kjo është pyetja” ka shkruar ish-deputetja në X . Dhe kjo pyetje, në botën MAGA, përbën një kurth. Nëse nuk përgjigjet, Trump – i cili e ktheu transparencën në një parim kryesor – do të rrisë dyshimet. Nëse e pranon kërkesën, do të legjitimojë një teori konspirative pa prova.

Historia e atentatit të rremë, në prag të zgjedhjeve të nëntorit për rinovimin e Kongresit, mund të dobësojë një president që tashmë po humbet mbështetje./LaRepubblica

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Donald Trump #Irani #MAGA #Marjorie Taylor Greene #Transparencë #tubim
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Aktivisti Arben Kola denoncon arrestimin e protestuesit para selisë së PS: Kishte me vete “armë te rrezikshme”, vezë dhe domate zemër kau. Lirojeni!
  • Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, Rama shqyrton mundësinë e ndryshimit të vendit të mbledhjes me ministrat
  • Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat
  • Sot protesta e 90-të kundër qeverisë, Rama mbledh ministrat në 17:30/ Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit, paralajmërojnë tubim te selia e PS
  • Çmimet nën monitorim, ministrja Ibrahimaj prezanton platformën e re: Qytetarët do të krahasojnë produktet dhe do të zbulojnë ku shiten më lirë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Kanë prova që mund ta çojnë në burg”/ Bardhi: Ergys Agasi dhe Belinda Balluku mbajnë peng Edi Ramën 23 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë 21 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti! 18 lexime · 20 orë më parë
  4. 04
    Politikë Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat 14 lexime · 23 orë më parë
  5. 05
    Kronikë Portat e HEC-it të Dibrës u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja (VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Arrestimi i Agasit, reagon Shehaj: Radha e Ramës, e kishte krah të djathtë, e mbrojti ndërkombëtarisht 11 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “S’ka “Diell”, “Besë” e satelit që e shpëton! I ‘mbiu’ në bark Lubia”/ Berisha sulmon Ramën: Sondazhet e kanë nxjerrë me 27 pikë në rënie, ka marrë fund! 11 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by