Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Teoritë që po përhapen në kampin MAGA: Atentati ndaj Donald Trump në Pensilvani ishte i rremë
Aktualitet

Teoritë që po përhapen në kampin MAGA: Atentati ndaj Donald Trump në Pensilvani ishte i rremë

Viral Alert News • 20 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 1
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Pothuajse dy vjet e gjysmë pas atentatit ndaj Donald Trump gjatë një tubimi në Butler, në Pensilvani, një nga figurat historike të trumpizmit ka dalë nga fronti dhe ka ndërmarrë një përplasje të re të brendshme me kreun e Shtëpisë së Bardhë

Ish-deputetja republikane Marjorie Taylor Greene, tashmë në konflikt me manjatin, ka ringjallur dyshimet e bazës MAGA dhe i ka kërkuar presidentit të Shteteve të Bashkuara të sqarojë episodin kyç të fushatës elektorale të vitit 2024: atentatin ku Trump mbeti i plagosur në llapën e veshit, ndërsa një mbështetës i tij humbi jetën. Sulmuesi, Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, i shtrirë në çatinë e një ndërtese rreth 300 metra larg skenës, u vra nga snajperët e Shërbimeve Sekrete

Të shumtë janë ata që konsiderojnë këtë episod si pikën e kthesës që i lejoi Trumpit të rikuperonte në sondazhe dhe të fitonte për herë të dytë Shtëpinë e Bardhë.

Që në fillim, teoricienët e konspiracionit ngritën dyshime, duke nisur nga mungesa e informacionit për plagën e presidentit, e cila ishte mbuluar me një fashë të madhe dhe u hoq disa ditë më pas pa lënë gjurmë në kërcin e veshit.

Gjithashtu, u duk i çuditshëm edhe reagimi i agjentëve të Shërbimit Sekret që nuk ndërhynë për të ndalur sulmuesin, megjithëse prania e tij ishte sinjalizuar nga njerëzit.

Për më tepër, edhe pas të shtënës së parë, ata nuk e shtrinë menjëherë Trump në tokë për ta mbrojtur, por u përkulën vetë, duke i dhënë mundësi të ngrihej dhe të tregonte grushtin duke bërtitur “fight, fight, fight”, një thirrje që u bë slogan fitues i fushatës. Fotografët, nën skenë, u lejuan në mënyrë të pazakontë të afroheshin nga organizatorët. Një nga fotot, e shkrepur nga poshtë, tregonte presidentin me grushtin lart dhe në sfond flamurin amerikan. Ajo imazh vulosi figurën e një lideri “të fortë dhe të pathyeshëm” që i duhej Amerikës.

Tani një pjesë e bazës MAGA, e zhgënjyer nga hyrja në luftë me Iranin dhe menaxhimi i skandalit Epstein, ka ringjallur dyshimet se atentati ishte i inskenuar.

Askush nuk është ndëshkuar për dështimet e sigurisë. Madje, shefi i sigurisë, Sean Curran, është promovuar. “Presidenti Trump duhet të bëjë sqarime. Pse nuk e bën? Kjo është pyetja” ka shkruar ish-deputetja në X . Dhe kjo pyetje, në botën MAGA, përbën një kurth. Nëse nuk përgjigjet, Trump – i cili e ktheu transparencën në një parim kryesor – do të rrisë dyshimet. Nëse e pranon kërkesën, do të legjitimojë një teori konspirative pa prova.

Historia e atentatit të rremë, në prag të zgjedhjeve të nëntorit për rinovimin e Kongresit, mund të dobësojë një president që tashmë po humbet mbështetje./LaRepubblica

Lexo edhe
Aktualitet

Përfundon pas 4 orësh tubimi i gjashtë kundër projektit të Zvërnecit, protestuesit i përgjigjen Ramës nga sheshi: Ne ta grisim kontratën

Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë nga Dubai 6 personat e përfshirë në grupe kriminale

Tags: #Donald Trump #Irani #MAGA #Marjorie Taylor Greene #Transparencë #tubim
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Përfundon pas 4 orësh tubimi i gjashtë kundër projektit të Zvërnecit, protestuesit i përgjigjen Ramës nga sheshi: Ne ta grisim kontratën
  • Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë nga Dubai 6 personat e përfshirë në grupe kriminale
  • Tension në protestën për Zvërnecin, qytetari nis të ofendojë Ramën dhe Berishën, pjesëmarrësit i marrin me nxitim mikrofonin
  • Aksident me vdekje në aksin Vlorë-Fier/ Këmbësori po kalonte autostradën, përplaset nga automjeti dhe humb jetën në vendngjarje
  • Protesta në Tiranë/ Fëmija 6-vjeçar humbi mes qytetarëve, gjendet pas disa minutash nga efektivët e policisë
Nga të njëjtat tag-e
  • Ndau informacione të klasifikuara me vajzën dhe gruan e tij, John Bolton arrin marrëveshje me autoritetet, do pranojë fajësinë
  • Incidentet në Zvërnec, arrestohen dy personat që tërhoqën me dhunë protestuesin
  • “Një nga investimet më të mëdha private në historinë e rajonit”/ Protestat për Zvërnecin, reagon kompania investuese: Zotohemi që do respektojmë proceset publike
  • Arrestohet roja private që u përplas me protestuesin në Zvërnec, reagon kompania: E papranueshme vazhdimi i marrëdhënies kontraktuale me këtë shoqëri, organet kompetente të hetojnë
  • VIDEO/ Raketat e Hezbollahut bien afër bregdetit izraelit, plazhistët në qytetin e Nahariyas largohen të tmerruar nga shpërthimet
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat, projektligje dhe diskutime (Rendi i Ditës) 9 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet U vra në krye të detyrës si një hero, efektivi 34-vjeçar Enea Mekolli la pas gruan dhe djalin e mitur 9 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet “Mos ndalo”, Rama ndan mesazhin e qytetarit vlonjat për projektin 4 miliardë euro në Zvërnec 9 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet 8 lexime · 19 orë më parë
  5. 05
    Aktualitet Dosja e autorit të masakrës në Maliq/ Gjithçka nisi nga qeset e gjetura në kontrollin e makinës në 2015, ja detajet e hetimit ndaj Violand Braçellarit 7 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve 5 lexime · 19 orë më parë
  7. 07
    Aktualitet Armë zjarri dhe lëndë narkotike në një lokal në Sarandë, shoqërohen disa persona 5 lexime · 21 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Përfundon pas 4 orësh tubimi i gjashtë kundër projektit të Zvërnecit, protestuesit i përgjigjen Ramës nga sheshi: Ne ta grisim kontratën

Teksa kryeministri Edi Rama ndodhej në Vlorë, aty ku po bisedon me banorët e zonës së Zvërnecit, protestuesit…

• 5 orë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Në kërkim ndërkombëtar për narkotikë, ekstradohen në Tiranë nga Dubai 6 personat e përfshirë në grupe kriminale

Është finalizuar operacioni i ekstradimit nga Dubai drejt Shqipërisë i disa shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, të…

• 5 orë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Tension në protestën për Zvërnecin, qytetari nis të ofendojë Ramën dhe Berishën, pjesëmarrësit i marrin me nxitim mikrofonin

Një moment tensioni u regjistrua gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, kur një prej pjesëmarrësve mori mikrofonin dhe…

• 7 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by