19 vjedhje dhe një grabitje brenda javës në rajonin e Ferizajt

Published:

Policia Rajonale e Ferizajt ka publikuar raportin javor për periudhën 13–19 prill 2026, duke bërë të ditur se gjatë kësaj kohe janë evidentuar disa raste të veprave penale dhe janë ndërmarrë veprime për trajtimin e tyre.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë kësaj periudhe janë raportuar gjithsej 19 raste të vjedhjeve dhe një rast grabitjeje në rajonin që përfshin Ferizajn, Kaçanikun dhe Shtimen.

Nga këto raste, 15 kanë ndodhur në Ferizaj, katër në Kaçanik dhe një në Shtime.

Po ashtu, është raportuar edhe një rast i dhunës në familje, i cili ka ndodhur në komunën e Kaçanikut.

Në kuadër të zbatimit të urdhëresave të gjykatave, policia ka arrestuar 17 persona të kërkuar për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtëse.

Policia Rajonale e Ferizajt ka bërë të ditur se do të vazhdojë me masa parandaluese dhe aktivitete operative me qëllim luftimin e kriminalitetit dhe rritjen e sigurisë për qytetarët.

Në këtë drejtim, qytetarët janë ftuar të bashkëpunojnë me organet e rendit dhe të raportojnë çdo rast të dyshimtë përmes stacioneve policore, aplikacionit “Lajmëro Policinë” apo numrave kujdestarë.

Sipas policisë, të gjitha të dhënat e qytetarëve do të trajtohen me konfidencialitet të plotë. /Telegrafi/

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img