Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. U gjet 50 metra larg parcelës me kanabis, pranga 38-vjeçarit në Tropojë! Zbardhen 2 vjedhje në Kukës, arrestohet autori (VIDEO)
Kronikë

U gjet 50 metra larg parcelës me kanabis, pranga 38-vjeçarit në Tropojë! Zbardhen 2 vjedhje në Kukës, arrestohet autori (VIDEO)

• 28 Shtator, 2026 • 5 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Tre persona janë arrestuar në Tropojë e Kukës për kultivim kanabisi, armëmbajtje dhe vjedhje.

Një 38-vjeçar i cili u gjet 50 metra larg një parcele në Tropojë të Vjetër ku ishin mbjellë 42 bimë kanabisi, është vënë nën pranga. Kur i është kryer kontrolli fizik, efektivët i kanë gjetur edhe pistoletë me krehër dhe 9 fishekë, ndërsa në shtëpi mbante armë gjahu, municione si dhe një thikë.

Një 45-vjeçar, banues në Markaj, u arrestua pasi në shtëpinë e tij u gjet një automatik dhe fishekë, tashmë të sekuestruar.

Policia e Kukësit ka zbardhur edhe vjedhjen e një automjeti dhe një lokali, pas të cilave qëndron një 31-vjeçar. Automjeti i vjedhur më 26 shtator është sekuestruar, bashkë me celularin që kishte marrë në lokal, si dhe një thikë.

Read more:Policia ndalon makinën në Korçë, pasagjeri hedh qesen me kanabis dhe kapet me thikë! Arrestohet 31-vjeçari, shoferi hetohet në gjendje të lirë

Njoftimi i policisë:

Finalizohen tre operacione gjatë 24 orëve të fundit.

Goditen dy raste të armëmbajtjes pa leje dhe kultivimit të bimëve narkotike në Tropojë.

Zbardhen dy raste të vjedhjes me thyerje në Kukës.

Vihen në pranga tre shtetas. Sekuestrohen 2 armë zjarri dhe një armë gjahu, municion luftarak dhe bimë narkotike

Read more:Tritoli me celularin pranë makinave të parkuara në Durrës, policia arreston dy të dyshuarit (VIDEO)

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje, zbardhjen e vjedhjeve dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës, në kuadër të operacionit “Befasia”, vunë në pranga shtetasin E. M., 45 vjeç, banues në Markaj, Tropojë.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës, gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri automatike dhe municion luftarak.

Po në Tropojë, në kuadër të operacionit policor të koduar “Ëeekend”, u arrestua në flagrancë shtetasi S. H., 38 vjeç, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi, mbajtja pa leje e armëve dhe municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

Bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, shërbimet e Policisë ushtruan kontroll në një zonë të pyllëzuar, në territorin e Njësisë Administrative Tropojë e Vjetër, ku dyshohej se kultivoheshin bimë narkotike.

Read more:Report Tv siguron videon e eliminimit të Tanit të Ruzhdiut në Sarandë! 44-vjeçari ia mbath pasi qëllohet, autori me skafandër i vihet pas dhe i shkrep armën në kokë

Shërbimet e Policisë, në momentin e ndërhyrjes, konstatuan shtetasin S. H., 38 vjeç, rreth 50 metra larg një parcele ku ishin kultivuar 42 bimë narkotike kanabis. Nga veprimet hetimore rezultoi se këto bimë dyshohet se ishin kultivuar nga ky shtetas.

Gjatë kontrollit fizik, shtetasit S. H. iu gjet dhe iu sekuestrua një armë zjarri pistoletë me krehër dhe 9 fishekë, ndërsa në banesë iu gjet një armë gjahu, municion, si dhe një armë e ftohtë (thikë).

Ndërkohë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të dy rasteve të vjedhjes me thyerje, të një automjeti dhe të një lokali. Në kuadër të operacionit “Hija”, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, u kap shtetasi I. J., 31 vjeç, banues në Krumë, Has.

Ky shtetas, në orët e para të mëngjesit të datës 26.09.2026, ka vjedhur me thyerje një automjet në pronësi të shtetasit R. B., si dhe ka thyer dhe vjedhur në një lokal në pronësi të shtetasit G. M. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti i vjedhur, një aparat celular që e kishte vjedhur në lokal, dhe një armë e ftohtë (thikë).

Read more:Vidhte lokalet njëri pas tjetrit në Tiranë, arrestohet 34-vjeçari! Dyshohet se goditi 16 biznese, ishte në arrest shtëpie për të njëjtën vepër (VIDEO)

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Has dhe Komisariatin e Policisë Durrës, po vijojnë punën për zbardhjen dhe dokumentimin edhe të disa vjedhjeve të tjera, të dyshuara të kryera nga ky shtetas në Has dhe Durrës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë

Lexo edhe
Kronikë

Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore

Kronikë

Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim

Tags: #Aparat #Armë #Armëmbajtje #armembajtje pa leje #automjet #Durres #Has #Kanabis #Kukes #tropoje #Vjedhje

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore
  • Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim
  • Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’
  • Dështon protesta kombëtare e Berishës, as 20 mbështetës nuk i përgjigjen thirrjes! Paradite, demokratët e flamingot sulme me vezë e gurë policisë, 8 të shoqëruar (PAMJET ME DRON)
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
Nga të njëjtat tag-e
  • Zbardhet vrasja e Renis Dobrës! Autorët e nxorën me forcë nga makina, e rrëmbyen dhe ekzekutuan! SPAK çon për gjykim 3 vëllezërit Bushgjokaj dhe Petrit Çakrajn
  • Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë
  • Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor
  • Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës – Ide
  • FOTO/ Trafik i çmendur në aksin Durrës-Tiranë, radhë kilometrike mjetesh në hyrje të kryeqytetit…dhe një polic që bllokon fluksin nga autostrada!
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim 16 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Protesta e 133/ “Shqipëria po bën revolucion”, qytetarët marshojnë në rrugët e Tiranës, kërkojnë dorëheqjen e Ramës dhe kabinetit qeveritar 6 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Ekonomi Pensionistët paguajnë, por kontributet s’u kthehen/ Qeveria mendon t’u rikthejë paratë, rillogaritje pensioni ose pagesë shtesë 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi – Ide 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Ekonomi Inflacioni pritet të rritet, Sejko: Kanë ndikuar tensionet gjeopolitike, shtrenjtim i çmimeve në 6 muajt e ardhshëm 2 lexime · 24 orë më parë
  6. 06
    Sociale 68-vjeçari nga Saranda apel në Report TV: Jam i sëmurë, jetoj në errësirë prej 8 vitesh! OSHEE s’më lidh energjinë, Kadastra nuk bën legalizimin e banesës 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Projektligji/ Lehtësi të reja fiskale për industrinë ushtarake në vend: Zero TVSH për importet e shitjet, përjashtim edhe nga taksat vendore

Ministria e Mbrojtjes dhe Agjencia e Industrisë së Mbrojtjes propozojnë ndryshime në ligjin për prodhimin dhe tregtimin e…

• 5 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

Në kërkim për vrasje, zhduket Inez Hajrulla? Mediat: U rrëmbye, familja ende pa denoncim

Prej orësh, në media qarkullojnë lajme se Inez Hajrulla, një prej personazheve më të kërkuara nga drejtësia shqiptare,…

• 1 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

Kushtetuesja pranon pjesërisht kërkesën e Berishës, i kërkon Gjykatës së Lartë të rishqyrtojë masën ‘detyrim paraqitje’

Gjykata Kushtetuese ka kthyer për rishqyrtim në Gjykatën e Lartë kërkesën e Sali Berishës lidhur me masën e…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by