Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. ‘Ministria e Financave nuk nxori aktet nënligjore, bizneset nën presion nga organet tatimore’, Bozdo: Detyrimet janë të falura, ligji vetëm në letër
Aktualitet

‘Ministria e Financave nuk nxori aktet nënligjore, bizneset nën presion nga organet tatimore’, Bozdo: Detyrimet janë të falura, ligji vetëm në letër

• 21 Prill, 2026 • 5 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Deputeti demokrat Eno Bozdo thotë se ka marrë shqetësime dhe ankesa nga bizneset që vazhdojnë të përballen me kërkesa për të shlyer detyrimet e prapambetura tatimore, pavarësisht paqes fiskale.

Nënkryetari i Komisionit të Ekonomisë nënvizon se kjo situatë ka krijuar problematika në ndërveprimin e bizneseve me organet fiskale sepse ka krijuar presion financiar.

“Ministria e Financave nuk ka përmbushur detyrimin e saj ligjor për të nxjerrë aktet nënligjore të domosdoshme për zbatimin e këtij ligji”, shprehet Bozdo.

Ai kërkon që të nxirren menjëherë të gjitha aktet nënligjore dhe të ndalohet çdo veprim tatimor. Gjithashtu, u bën thirrje bizneseve të refuzojë kërkesat abuzive për shlyerjen e detyrimeve.

“Në këto kushte, kërkoj publikisht nxjerrjen e menjëhershme të të gjitha akteve nënligjore për zbatimin e këtij kuadri ligjor, ndalimin e çdo veprimi tatimor për detyrime të falura me ligj, transparencë të plotë mbi zbatimin dhe subjektet përfituese, si dhe përgjegjësi politike dhe administrative për këtë sabotim të hapur të ligjit. Në të njëjtën kohë i bëj thirrje biznesit të refuzojë çdo kërkesë abuzive të administratës tatimore, që në kundërshtim me ligjin, kërkon atë që ligji ia ndalon!”, thuhet në deklaratën e Bozdos.

Deklarata e plotë:

Si deputet i Kuvendit të Shqipërisë, gjatë javëve të fundit kam marrë dhjetëra ankesa dhe shqetësime të drejtpërdrejta nga biznese në të gjithë vendin, të cilat vijojnë të përballen me kërkesa për shlyerjen e detyrimeve të vjetra tatimore, pavarësisht faktit se këto detyrime janë shprehimisht të falura apo të shuara me ligj.

Është e pabesueshme, por mbi të gjitha e papranueshme, që më shumë se katër muaj pas hyrjes në fuqi të ligjit nr. 84/2025 “Për marrëveshjen e paqes fiskale” dhe ligjit nr. 86/2025 “Për fshirjen, shuarjen dhe pagesën e detyrimeve tatimore”, këto ligje të miratuara nga Kuvendi vazhdojnë të mos gjejnë zbatim real në praktikë.

Veçanërisht për këtë ligjin e fundit, situata është shqetësuese sepse janë krijuar shumë probleme në ndërveprimin e bizneseve me organet fiskale!

Shkaku është i qartë dhe nuk mund të fshihet më pas justifikimeve teknike: Ministria e Financave nuk ka përmbushur detyrimin e saj ligjor për të nxjerrë aktet nënligjore të domosdoshme për zbatimin e këtij ligji. Ky mosveprim i qëllimshëm ose i papërgjegjshëm ka krijuar një situatë absurde dhe të rrezikshme, ku ligji ekziston vetëm në letër, ndërsa administrata tatimore vazhdon të veprojë sikur ai të mos ishte miratuar kurrë.

Mungesa e akteve nënligjore nuk është thjesht një vonesë burokratike. Ajo ka hapur rrugën për abuzivitet dhe presion nga ana e strukturave tatimore ndaj bizneseve, duke u dhënë atyre hapësirë për trajtime arbitrare, për interpretime selektive dhe për ushtrim presioni financiar mbi sipërmarrjen. Në vend që ky kuadër ligjor të sillte qetësi juridike dhe mbyllje përfundimtare të kapitullit të borxheve të vjetra, ai ka prodhuar më shumë pasiguri, më shumë frikë dhe një përkeqësim të mëtejshëm të klimës së biznesit.

Duhet theksuar me forcë se këto ligje u miratuan ashtu siç edhe vetë qeveria i kërkonte, pa asnjë ndryshim, edhe pas kërkesave të përsëritura të deputetëve të opozitës për më shumë transparencë, qartësi dhe garanci ligjore.

Gjatë procesit parlamentar, deputetët e Partisë Demokratike propozuan amendime konkrete për të përcaktuar mekanizma kontrolli dhe transparencë mbi subjektet përfituese. Të gjitha këto amendime u hodhën poshtë nga mazhoranca, ndërkohë që asnjëherë nuk u ofrua transparencë e plotë për mënyrën se si do të zbatoheshin ligjet dhe se kush do të përfitonte realisht prej tyre.

Sot, pas katër muajsh moszbatim, pasojat janë të qarta: administrata vepron pa rregulla të qarta, bizneset ndëshkohen dhe vullneti i Parlamentit shpërfillet. Ky është një rast tipik dhe skandaloz ku administrata është bërë më e fortë se Kuvendi, ku një ministri, përmes mosveprimit, ka arritur të bllokojë zbatimin e ligjeve të votuara nga pushteti ligjvënës. Ky precedent përbën një skandal institucional dhe kushtetues, sepse cenon drejtpërdrejt parimin e ndarjes së pushteteve dhe minon autoritetin e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë.

Ligji nuk është dhe nuk mund të jetë opsional. Aktet nënligjore nuk krijojnë të drejtën, por vetëm rregullojnë mënyrën e ushtrimit të saj. Mosnxjerrja e tyre nuk e pezullon ligjin, por ekspozon administratën ndaj përgjegjësisë së drejtpërdrejtë për dëmet që po u shkakton bizneseve dhe ekonomisë.

Në këto kushte, kërkoj publikisht nxjerrjen e menjëhershme të të gjitha akteve nënligjore për zbatimin e këtij kuadri ligjor, ndalimin e çdo veprimi tatimor për detyrime të falura me ligj, transparencë të plotë mbi zbatimin dhe subjektet përfituese, si dhe përgjegjësi politike dhe administrative për këtë sabotim të hapur të ligjit.

Në të njëjtën kohë i bej thirrje biznesit të refuzojë cdo kërkesë abuzive të administratës tatimore, që në kundërshtim me ligjin, kërkon atë që ligji ia ndalon!

Biznesi nuk mund dhe nuk duhet të mbahet peng i arrogancës dhe mosveprimit institucional. Kur ligji miratohet nga Kuvendi dhe nuk zbatohet nga qeveria, problemi nuk është teknik – është politik.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #eno bozdo #Inter #Komision #Ministria e Financave #tatimet #Transparencë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Shqipëria nuk mund të ndërtohet sipas dëshirave të Ramës”, Ina Zhupa: “The Albanian Files” ekspozon modelin e trajtimit te vendit si pronë private
  • Propozimi i PS për shkrirjen e bashkive/ Këshilli Bashkiak i Memaliajt vendos zhvillimin e dëgjesave publike në njësitë administrative
  • Raporti i KLSH – Ina Zhupa: Ministria e Kulturës financime pa transparencë, mungon përgjegjësia institucionale
  • “Të shihen investimet dhe shërbimet ndaj qytetarëve”/ Topçiu skeptik për reformën territoriale: Bashkimi Maliq-Korçë jo i lehtë. Po përgatis një material për Kuvendin
  • 76 ditë protestë/ Vijon revolta qytetare kundër qeverisë. Sot diaspora zbarkon sërish në Tiranë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Një grusht njerëzish kanë privatizuar hapësirat publike”, Ditmir Bushati: Protestat në Shqipëri, më shumë se thjesht mbrojtja e natyrës 34 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Politikë “Do të punojmë për atdheun siç ti nuk ke bërë kurrë”/ Protestuesi i drejtohet Ramës: Në shtator do të kesh përballë një rini që nuk njeh parti dhe organizata 23 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Kanabis me THC të lartë nga Kanadaja, kapen në Durrës 80 kg me vlerë 1 mln euro! Pranga 3 shqiptarëve nga Kosova, 2 në kërkim (EMRAT+VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Vrasje e dyfishtë në Mgull të Dukagjinit, humbin jetën babë e bir, plagoset rëndë një tjetër! Në të njëjtën zonë u ekzekutua një muaj më parë Aleksandër Koçeku (EMRAT) 12 lexime · 4 orë më parë
  5. 05
    Politikë VIDEO/ “Duhet larguar qeveria” – Fjalët në opozitë i kthehen Ramës kundër në pushtet, shqiptarët prej 84 ditësh kërkojnë dorëheqjen e tij 12 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë 84 ditë revoltë! Shqiptarët nuk heqin dorë, mblidhen sot para Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen! 9 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Takimi dy-ditor në Pogradec / Rama mbledh drejtuesit e PS-së dhe ministrat në prag të sesionit të ri politik 8 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by