Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të martë në fshatin në fshatin Majkosh, Tepelenë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e shpërthimit të një granate.
Sipas informacioneve paraprake shpërthimi ka ndodhur në një kasolle.
Si pasojë të lënduarit Xhulio Salaj dhe një tjetër kanë pësuar djegie në trup dhe në fytyrë. Ata po dërgohen drejt Traumës për mjekim të specializuar.
Ende nuk dihen rrethanat. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes
Lajm në përditësim…


