Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Drejtori i policisë Lezhë: Prioritet lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike! Gjatë majit janë asgjësuar 5548 fidanë dhe bimë kanabis
Kronikë

Drejtori i policisë Lezhë: Prioritet lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike! Gjatë majit janë asgjësuar 5548 fidanë dhe bimë kanabis

Viral Alert News • 9 Qershor, 2026 • 4 min lexim • 👁 9
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Policia e Lezhës ka bërë bilancin e muajit Maj. Në një konferencë për shtyp drejtori Arben Nasufi tha gjatë kësaj periudhe janë realizuar 6 operacione, ku një prej tyre për shpërndarjen e lëndëve narkotike në shkolla.

“Gjatë muajit maj janë evidentuar dhe referuar në Prokurori 142 raste të veprave penale të ndryshme, prej të cilave janë zbuluar 132. Për këto vepra penale janë identifikuar 145 autorë të dyshuar në total, nga të cilët 17 janë arrestuar/ndaluar, 113 autorë të dyshuar janë proceduar në gjendje të lirë dhe 1 autor është shpallur në kërkim.

Janë finalizuar 6 operacione policore: 2 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e organizimit të lotarive të palejuara; 2 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike; 1 operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shitjes dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, në afërsi të shkollave dhe zonave përreth; 1 operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale të tregut informal të këmbimeve valutore, kryesisht të ushtrimeve pa licencë”, tha Nasufi.

Read more:Goditet karteli i drogës në Greqi, kapen 500 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet shoferi bullgar. Destinacioni ishte…

Nasufi tha se janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale: 5548 fidanë dhe bimë narkotike kanabis sativa; Rreth 1 kilogram lëndë narkotike kanabis sativa; Lëndë narkotike kokainë; 2 automjete të trafikuara, të shpallura në kërkim ndërkombëtar; 1 armë zjarri pistoletë; 4 armë të ftohta (thika); Makineta për lojëra fati, letra bixhozi dhe tavolina pokeri; 65 mijë euro, 6 milion lekë të rinj, 12 mijë dollarë dhe 4 mijë paunde; 9 automjete të përfshira në kryerjen e veprave penale.

Në vijim të konferncës ai shtoi se lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike mbetet një prioritet dhe gjatë muajit që lamë pas janë asgjësuar 5548 fidanë dhe bimë narkotike kanabis sativa.

Read more:Kryeministri Rama ironizon protestuesit e Zvërnecit: Mos ua zhvirgjëroni plazhin flamingove me makina e mbeturina

“Lufta kundër kultivimit të bimëve narkotike ka vijuar dhe mbetet një prioritet i punës sonë, duke ushtruar kontrolle të vazhdueshme në ambiente të hapura e të mbyllura, përmes grupeve të posaçme në terren, si dhe me përdorimin e pajisjeve teknologjike, përfshirë monitorimin me dronë dhe kontrollin nga ajri në bashkëpunim me Guardia di Finanza dhe Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë muajit maj janë evidentuar 9 raste, me 9 autorë të identifikuar të implikuar, gjatë të cilave janë asgjësuar 5548 fidanë dhe bimë narkotike kanabis sativa”, tha ai.

Sa i përket mbarëvajtjes së sezonit veror, ai nënvizoi se janë marrë një plan masash për sigurinë e pushuesve në bashkëpunim me Stacionin e Policisë Kufitare Shëngjin.

Read more:“Mori plumb në kokë”/ Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, zbardhet dëshmia e shokut të viktimës: Njeri i vetëm, jetonte veç me nënën

“Duke qenë se jemi në fillim të sezonit turistik veror, një periudhë e cila shoqërohet me rritje të fluksit të vizitorëve dhe aktiviteteve publike dhe rritje të fluksit të automjeteve, njëkohësisht edhe në periudhën e pelegrinazhit në Kishën e “Shna Ndout”, në Laç, Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Elektronike “UNUM”, në Shëngjin, si dhe zhvillimit të aktiviteteve të ndryshme sportive dhe kulturore, Policia e Lezhës ka qenë e angazhuar maksimalisht për garantimin e rendit dhe sigurisë publike.

Për mbarëvajtjen e këtyre aktiviteteve janë hartuar dhe zbatuar plane të detajuara shërbimi me masat e nevojshme, duke rritur prezencen policore në terren, forcuar kontrollet dhe monitorimin e situatës, si dhe duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet përgjegjëse.

Read more:“Mos ndërhyni nëse e shihni, është me rrezikshmëri”/ Vrasja e 27-vjeçarit në Paskuqan, policia apel qytetarëve: 10 mijë euro shpërblim kush jep informacion

Gjithashtu, në funksion të mbarëvajtjes së sezonit veror dhe garantimit të sigurisë së pushuesve, Policia e Lezhës do të bashkëpunojë ngushtë me Stacionin e Policisë Kufitare Shëngjin për monitorimin e vijës”, tha Nasufi.

Lexo edhe
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Tags: #Arben Nasufi #Armë #Automjete #dronë #euro #Guardia di finanza #Kanabis #lende narkotike #Lezhe
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)
  • Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari
  • ‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)
  • Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’
  • Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria
Nga të njëjtat tag-e
  • Aksi rrugor Tale-Lezhë, Rama: Lehtëson qarkullimin dhe i jep një shtysë të re zhvillimit të turizmit bregdetar (VIDEO)
  • Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide
  • Taksat e reja të makinave, preken mbi 10 mijë automjete elektrike dhe 2,6 milionë mjete të huaja
  • Eurobond rekord/ Huamarrje prej 688 milionë eurosh në tregjet ndërkombëtare, çfarë parashikohet në vitin 2027
  • Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Studentët në protestë të shtunën, nis para Ministrisë së Arsimit. Mësohet ora kur nis revolta, ndryshon strategjia e tubimit 7 lexime · 21 orë më parë
  2. 02
    Sociale Një grup protestuesish hyjnë në auditorët e Politeknikut: Rama diktator! Marshojnë nëpër universitete, thirrje për bojkot! Ndalen te Ministria e Arsimit (VIDEO) 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Ana groteske dhe ajo kriminale në përplasjen Rama-Veliaj – Ide 4 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Veliaj e Rama, të dy në luftë! Njëri brenda e tjetri jashtë burgut”, Marjana Koçeku: Ka nisur një skizmë brenda PS! Finalja do jetë dorëheqja e kryeministrit 3 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Teknologji Zbulim historik në Brazil, qeliza të kuqe të gjakut të fosilizuara gjenden në kockat e një dinosauri 115 milionë vjeçare 3 lexime · 20 orë më parë
  6. 06
    Ekonomi I “shkriu” Territorialja, por jo buxheti! Fondet për 2027 ndahen për 61 bashki 3 lexime · 20 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari 2 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Tensione në protestë/ Protestuesit kundërshtojnë shoqërimin e Edison Likës dhe Dritan Goxhajt, rrethojnë furgonin dhe përplasen fizikisht me policinë (VIDEO)

TIRANË– Me tensione është shoqëruar protesta mbrëmjen e sotme, ku një grup protestuesish janë përplasur fizikisht me efektivët…

• 22 orë më parë • 8 min lexim
Kronikë

Bulqizë/ U sulmua nga një ari, humb jetën 53-vjeçari

Një 53-vjeçar ka humbur jetën në Bulqizë, pasi dyshohet se është sulmuar dhe kafshuar nga një ari. Ngjarja…

• 2 ditë më parë • 1 min lexim
Kronikë

‘Sa të kem jetë, dua pushtet’! Grupi i protestuesve djeg pankartat me imazhin e Ramës dhe Berishës përpara Kryeministrisë (VIDEO)

Në vijim të protestës që vijoi në ditën e 21-tëpërpara Kryeministrisë, një grup protestuesish ndërmorën një tjetër aksion…

• 3 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin