Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen, ‘kurban’ i mediave dhe politikanëve të djathtë
Aktualitet

Ambasadori shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar letër të hapur ‘The Guardian’: Shqiptarët në Britani po ‘demonizohen’ e paragjykohen, ‘kurban’ i mediave dhe politikanëve të djathtë

• 21 Prill, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Bashkuar, Uran Ferizi, përmes një letre të hapur dërguar ‘The Guardian’, ka ngritur shqetësimin se shqiptarët po paguajnë një çmim të lartë nga paragjykimet në Britani.

Sipas Uran Ferizit, shqiptarët po demonizohen padrejtësisht nga mediat dhe politikanët britanikë, veçanërisht nga ata të krahut të djathtë.

Ferizi ka vënë në dukje se në Britani ka një ‘obsesion’ për etiketimin e shqiptarëve si problem emigracioni, duke theksuar se ky diskurs ka pasoja të drejtpërdrejta për komunitetin shqiptar në shkolla, vende pune dhe jetën e përditshme.

Ferizi akuzon mediat atje për keq-raportim të statistikave dhe politikanët për përdorimin e shqiptarëve si ‘kurban’ në debatin për emigracionin, duke e krahasuar këtë fenomen me stigmatizimin historik të grupeve të tjera të emigrantëve në Britani.

Në letër thuhet mes të tjerash se, “Shqiptarët që jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar po paguajnë një çmim të rëndë në jetën e përditshme, në shkolla dhe vende pune, për shkak të portretizimeve negative nga mediat dhe politikanët e krahut të djathtë”.

Gjithashtu në letrën e tij, Ambasadori denoncoi mënyrën se si disa media britanike, si ‘Telegraph’, kanë keqraportuar statistikat për përfshirjen e shqiptarëve në krim.

Ambasadori Ferizi përmendi një analizë të vitit 2024 që pretendonte se një në 50 shqiptarë në Britani ishte në burg, duke e cilësuar këtë si një manipulim të të dhënave.

Sipas tij, kur statistikat peshohen me numrin real të shqiptarëve dhe kontrollohen për moshë, gjini dhe të ardhura, rezultati tregon se shqiptarët burgosen me të njëjtën shkallë si britanikët vendas.

Ai gjithashtu e zgjeroi kritikën, duke kundërshtuar komentet e politikanëve me prejardhje nga jashtë vendit, përfshirë Mahmood, Suella Braverman dhe të tjerë.

“Është veçanërisht dekurajuese të shohësh politikanë që janë vetë emigrantë të gjeneratës së dytë duke sulmuar emigrantët që i kanë ndjekur ata në Britani”, tha ai.

Ferizi e krahasoi këtë fenomen me stigmatizimin e mëparshëm të grupeve të tjera emigrantësh në Britani, si hebrenjtë, irlandezët dhe polakët, duke thënë se çdo herë rrëfimi pasqyronte ankthet e momentit, jo karakterin e njerëzve.

Ambasadori theksoi se ky diskurs negativ ka pasoja të drejtpërdrejta për komunitetin shqiptar në Britani.

Ai solli shembuj të shqiptarëve që kanë përjetuar diskriminim në vendin e punës, në ngritjet në detyrë apo edhe në jetën sociale.

Një grua shqiptare në sektorin e teknologjisë tha se ngurroi të publikonte një aktivitet në LinkedIn për shkak të komenteve negative mbi shqiptarët.

Një tjetër tregoi se bashkëshorti i saj u paragjykua si “kriminel” vetëm pse deklaroi kombësinë e tij.

Ariseld Muca, drejtues i një kompanie mirëmbajtjeje pronash në Londër, raportoi se klientët shpesh i referohen lajmeve për “kriminelët shqiptarë”, gjë që e vështirëson punën e tij.

Një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme tha: “Ne e vlerësojmë shumë komunitetin shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe partneritetin tonë të gjatë me qeverinë shqiptare për të goditur migracionin e paligjshëm dhe kriminalitetin.”

“Kushdo që ndodhet ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar, pavarësisht kombësisë, nuk duhet të ketë dyshime se do të largohet sa më shpejt të jetë e mundur”, vijoi ai më tej.

Lexo edhe
Aktualitet

Iu gjet pistoletë dhe kokainë në lokal, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari në Sarandë

Aktualitet

Dyshohet për disa vjedhje në banesa dhe biznese në Himarë, arrestohet 37-vjeçari nga Kruja

Tags: #aku #Britani e Madhe #emigracioni #Karakteri #Mbreteria e Bashkuar #Politika #Shkolla #shqiptaret #Ura #Uran Ferizi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Iu gjet pistoletë dhe kokainë në lokal, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari në Sarandë
  • Dyshohet për disa vjedhje në banesa dhe biznese në Himarë, arrestohet 37-vjeçari nga Kruja
  • Gjendet një kilogramë heroinë në kryeqytet, e kishin fshehur në makinë, arrestohen dy persona
  • Futbolli shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku
  • Pas katër orësh, mbyllet protesta e shtatë në Tiranë kundër investimit në Zvërnec, çfarë kërkojnë tubuesit
Nga të njëjtat tag-e
  • Shqiptarë, grekë e palestinezë bëhen bashkë në Athinë kundër investimit në Zvërnec. Tubime edhe në Itali, Gjermani e SHBA
  • Task-forcë e re për sezonin veror, Sula pas takimit me inspektoratet në Durrës: S’mund t’i bësh të gjitha, edhe inspektor, edhe gangster
  • Task-forcë e re për sezonin veror, Sula porosi inspektorateve gjatë takimeve në Durrës
  • Çështja gjyqësore për shpifje, përfundon në GJKKO seanca për Erion Braçen, deputeti shpallet i pafajshëm
  • A ka ndikim nga shtete të tjera për kundërshtinë e investimit në Zvërnec? Rama: Kjo është luftë hibride, po s’ka fare dyshim që do mbarojë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Prej dy ditësh asnjë gjurmë nga i riu, familja ngre policinë e Tiranës ‘në këmbë’, enigmë fati i Eglant Koçit 28 lexime · 18 orë më parë
  2. 02
    Aktualitet LIVE TV- ‘Zvërneci’, qytetarët 1 javë në shesh: Dorëheqje, kauza jo vetëm për flamingot, çlirojmë vendin nga korrupsioni! Të rinjtë nga Kosova: Jemi me ju! Protestë edhe në qytete të tjera 10 lexime · 14 orë më parë
  3. 03
    Aktualitet “Si mund të transformohet një protestë lokale në spektakël ndërkombëtar?” Rama mediave të huaja: Sot 2 mijë pjesëmarrës, në kulmin e saj nuk i kaloi 8 mijë 10 lexime · 13 orë më parë
  4. 04
    Aktualitet Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet 8 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Lot e trishtim, nisin homazhet për policin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq 5 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Indeksimi i pensioneve, Qeveria: Mund të ndodhë në qershor ose korrik, por ende nuk ka një vendimmarrje 5 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Tension në protestën për Zvërnecin, qytetari nis të ofendojë Ramën dhe Berishën, pjesëmarrësit i marrin me nxitim mikrofonin 5 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Iu gjet pistoletë dhe kokainë në lokal, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari në Sarandë

Një 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Sarandë, pasi dyshohet se posedonte armë zjarri dhe shiste lëndë narkotike…

• 26 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dyshohet për disa vjedhje në banesa dhe biznese në Himarë, arrestohet 37-vjeçari nga Kruja

Policia e Himarës ka finalizuar operacionin e koduar “Shëtitësi”, duke arrestuar një 37-vjeçar nga Kruja, i dyshuar si…

• 26 minuta më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Gjendet një kilogramë heroinë në kryeqytet, e kishin fshehur në makinë, arrestohen dy persona

Një kilogramë kokainë është zbuluar në kryeqytet, i fshehur në një makinë, e cila do të shpërndahej. Finalizohet…

• 56 minuta më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by