Sot do të mbahet gjyqi i themelit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe për të pandehurit e tjerë.
Gazetarja Anila Hoxha raporton për Top Channel se deri më tani në gjykatë është paraqitur Maks Haxhia, avokat i Ajola Xoxës, si dhe biznesmenin Elman Abule.
I pranishëm në seancë është edhe Plarent Ndreca, avokat i Veliajt.
Ndaj kryetarit të bashkisë rëndojnë akuzat për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie.




