Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Bisedimet për anëtarësimin në BE, Marta Kos për Shqipërinë: Kam besim se do të shohim përparim vendimtar nga vendet anëtare për IBAR-in!
Aktualitet

Bisedimet për anëtarësimin në BE, Marta Kos për Shqipërinë: Kam besim se do të shohim përparim vendimtar nga vendet anëtare për IBAR-in!

Viral Alert News • 20 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Gjatë një mbledhjeje të jashtëzakonshme të Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, Komisionerja e BE për Zgjerimin, Marta Kos, foli për diskutimet brenda vendeve anëtare lidhur me Raportin e Ndërmjetëm (IBAR) për Shqipërinë.

Kos vlerësoi hapjen e grupkapitujve dhe shprehu bindjen se do të shohë përparim vendimtar në diskutimet e vendeve anëtare.

“Shqipëria ka hapur gjashtë grupkapitujt e negociatave në pak më shumë se një vit. Shtetet anëtare tani po vijojnë tashmë me diskutimet mbi përmbushjen e standardeve të ndërmjetme në fushën e sundimit të ligjit. Jam e bindur se në javët dhe muajt në vijim do të shohim përparim vendimtar në Këshill”, tha ajo.

Miratimi i IBAR-it nga vendet anëtare do t’i krijonte Shqipërisë mundësinë që të hynte në fazën e mbylljes së bisedimeve për kapitujt.

Komisioni ka deklaruar se Raporti i Ndërmjetëm i hartuar prej tij, ka qenë pozitiv për Shqipërinë. Prej disa javësh vendet anëtare po diskutojnë dhe kanë ndërhyrë në draftin e sugjeruar për Pozicionin e Përbashkët të BE-së.

Kos njoftoi se së shpejti do të udhëtojë drejt Kosovës duke theksuar se pritet që të vijojnë reformat për të përfituar fondet evropiane.

“Kemi hequr masat dhe presim që Qeveria të vazhdojë me reformat e nevojshme për të përfituar nga mbështetja e BE-së. Së shpejti do të shkoj në Prishtinë për ta çuar përpara këtë çështje”, tha ajo.

E pyetur nga raportuesi për Kosovën në PE, Riho Terras, se çfarë po bën Komisioni Evropian sa u përket pesë shteteve që nuk e njohin vendin, komisionerja i cilësoi si “inkurajuese” zhvillimet.

“Sa u përket pesë shteteve që nuk e njohin, unë ndjek çfarë po ndodh dhe zhvillimi është inkurajues”, tha shkurt Kos, duke mos dhënë detaje të tjera.

Greqia, Spanja, Rumania, Sllovakia dhe Qiproja, shtete anëtare të BE-së, nuk e njohin pavarësinë që Kosova shpalli më 2008.

Komisionerja Kos shprehu shqetësime për presionin ndaj gjyqësorit, kufizimet mbi lirinë e medias dhe goditjen ndaj protestave në Serbi, krahas tensioneve më të gjera politike të lidhura me afrimin e saj me Rusinë.

Komisioni Evropian aktualisht po vlerëson nëse do të pezullojë 1.5 miliardë euro fonde të BE-së për Serbinë.

Kos tha se ishte veçanërisht e shqetësuar për ndryshimet ligjore që sjellin ndryshime të mëdha, duke krijuar një formë të mangët autonomie për prokurorinë kundër korrupsionit në Serbi dhe duke dobësuar pavarësinë e gjyqësorit.

“Jemi gjithnjë e më të shqetësuar për atë që po ndodh në Serbi. Nga ligjet që cenojnë pavarësinë e gjyqësorit deri te goditjet ndaj protestuesve dhe ndërhyrjet e përsëritura në mediat e pavarura”, u tha ajo eurodeputetëve.

“Ne do të vazhdojmë ta mbështesim Serbinë në rrugën e saj drejt BE-së. Por presim që autoritetet të harmonizojnë plotësisht ligjet e saj për gjyqësorin me rekomandimet e Komisionit të Venecias dhe të rikthejnë pavarësinë e mediave”, tha Kos.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #integrimi ne be #Komisioni Europian #korrupsion #kosove #Marta Kos #serbi #shqiperi
Viral Alert News
Viral Alert News

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Operatorët turistikë në protestë, paralajmërojnë pasoja nëse protestat kundër investimit në Zvernec vijojnë gjatë verës
  • Procesi i Anëtarësimit dhe Roli Përcaktues i IBAR – Blog
  • Ku duhej celebruar nënshtetësia shqiptare e Eric Adams? – Blog
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Botë Burg për djalin e Princeshës së Kurorës së Norvegjisë, shpallet fajtor për dy raste përdhunimi 3 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Botë Alarm në Shtëpinë e Bardhë, zyrtarët të frikësuar se dy gazetarë amerikanë kanë siguruar incizime sekrete për dosjen Epstein dhe luftën në Iran 1 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Botë Zvicra voton për kufizim popullsie/ “Do të ishte një ‘Brexit 2’”, çfarë ndodh nëse miratohet propozimi për të mos kaluar 10 mln banorë? 1 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë La ndeshjen e Kanadasë për të ndjekur Katy Perry-n në premierën e SHBA-së, Trudeau “kryqëzohet” nga kanadezët: Je turpi ynë 1 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Botë Zjarrfikësit “shpëtojnë” dhëndrin pak minuta para dasmës, ishte bllokuar në ashensor bashkë me pesë shokë 1 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Botë Bota reagon për marrëveshjen mes Iranit dhe SHBA: “Historike”, por a e sjell vërtet fundin e konfliktit? 1 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Botë Samiti vendimtar i G7, Trump mbërrin në Francë/ Irani, Ukraina dhe ekonomia globale në qendër të diskutimeve 1 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 javë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 javë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 javë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by