Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. "Guardiola te Italia, Allegri te Real Madridi" – Bonucci propozon trajnerët e ardhshëm në stolat e nxehtë
Aktualitet

"Guardiola te Italia, Allegri te Real Madridi" – Bonucci propozon trajnerët e ardhshëm në stolat e nxehtë

• 20 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ish-mbrojtësi italian Leonardo Bonucci ka komentuar situatën e futbollit italian pas një tjetër zhgënjimi të madh, me Italinë që dështoi të kualifikohej në Kupën e Botës për herë të tretë radhazi.

Bonucci theksoi se është thelbësore të nisë një proces rindërtimi “nga themelet”, ndërsa hodhi edhe disa ide interesante sa i përket emrave të mëdhenj në bankinat e klubeve dhe të kombëtares.

“Gjëja e rëndësishme është të rindërtojmë futbollin italian nga themelet, duke filluar nga mbrojtja. Duhet të kemi guximin të shohim se çfarë po ndodh, në mënyrë që të rifitojmë respektin e të gjithë botës”, u shpreh Bonucci gjatë javës së Çmimeve Laureus.

Ai theksoi se Italia ka lojtarë të rinj me talent, por sipas tij duhet durim dhe kohë që ata të rriten e të stabilizohen në nivelet më të larta.

“Ka lojtarë të rinj me shumë talent; duhet t’i lëmë të qetësohen dhe të rriten. Formula e vetme magjike është koha”, shtoi Bonucci.

Nëse Italia synon një ndryshim të thellë, Bonucci beson se njeriu i duhur do të ishte Pep Guardiola, të cilin e sheh si trajnerin që mund të sjellë “ndryshim rrënjësor” te katër herë kampionët e botës.

“Nëse duam një ndryshim rrënjësor, njeriu i duhur është Pep. Është e vështirë, por të ëndërrosh është falas”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Bonucci foli edhe për Real Madridin, duke e përmendur ish-trajnerin e tij te Juventusi, Massimiliano Allegri, si një kandidat që do të përshtatej mirë në “Santiago Bernabeu”.

“E shoh si zgjedhje të mirë për Madridin. Ai më kujton Ancelottin: u jep lojtarëve liri, është menaxher i mirë dhe e kupton presionin që vjen me veshjen e fanellës së Madridit. Nëse Ancelotti bëri mirë, nuk e di pse Allegri nuk mundet”, tha Bonucci.

Në fund, Bonucci preku edhe temën e Xabi Alonsos, duke pranuar se kalimi në Madrid kërkon përshtatje dhe nuk është i lehtë për askënd.

“Nuk e di çfarë ndodhi… kur shkon në Madrid duhet të përshtatesh, nuk është e lehtë. Madridi është klub i shkëlqyer dhe nuk kam dyshim se vitin tjetër do të luftojnë sërish për gjithçka”, përfundoi ai. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Carlo ancelotti #Inter #Kombëtarja e italisë #Leonardo bonucci #Massimiliano allegri #Pep guardiola #Real madrid

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Cicinho: Alkooli më shkatërroi, vendosa rekord me 70 birra në një ditë! Sot jam pastor
  • The Times publikon listën e më të pasurve të Mbretërisë së Bashkuar, çifti Beckham futet në klubin e miliarderëve, një e treta e manjatëve britanikë kanë emigruar nga taksat
  • The Times publikon listën e më të pasurve të Mbretërisë së Bashkuar, çifti Beckham futet në klubin e miliarderëve, një e treta e manjatëve britanikë kanë emigruar
  • Ylli i Real Madridit kërkon të largohet pasi u la jashtë Kupës së Botës
  • Guardiola promises Burnley players a Rolex watch if they stop Arsenal
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Ekonomi Dyfishohet taksa e makinave/ Ndryshon nga janari 2027, automjetet e vjetra dhe ato me naftë paguajnë më shumë 5 lexime · 12 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Dhuna në protesta, Zef Brozi-protestuesve: Distancohuni, nuk sjell fitore! Mos bini në grackën e Berishës! Aty ku ai fut hundët, përgjaket Shqipëria 3 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Teknologji Financial Times: Pronari i Politico dhe Telegraph dëshiron të blejë aksione në TikTok-un evropian 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Editoriale Një platformë politike për Revolucionin e Flamingove: Për një Shqipëri të Re të demokratizuar! – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Sociale Kukës/ 6 km rrugë e paasfaltuar në Zapod, banorët: As ambulanca nuk futet, rrezikojmë të mbetemi të izoluar në dimër 2 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Sky: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë 2 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Guerrilla Foundation financon angazhimin e një prej aktivisteve të ‘revolucionit Flamingo’ 2 lexime · 13 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 5 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 5 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin