Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Carragher ndan informacione të brendshme mbi të ardhmen e Slot
Aktualitet

Carragher ndan informacione të brendshme mbi të ardhmen e Slot

• 21 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Jamie Carragher ka deklaruar se Arne Slot ka shumë gjasa të mbetet trajner i Liverpoolit edhe sezonin e ardhshëm, nëse “Reds” sigurojnë kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Sipas ish-mbrojtësit, Liverpooli aktualisht është në pozitë të favorshme në garën për vendin e pestë, duke qenë shtatë pikë përpara Chelseat.

“Puna e Arne Slot është diskutuar gjatë gjithë sezonit. E kemi trajtuar shpesh edhe në ‘Monday Night Football’. Ka ndoshta një ndarje te tifozët e Liverpoolit, nëse ai duhet të qëndrojë apo të largohet. Por sinjalet që po i dëgjoj unë janë se Slot do të jetë trajner i Liverpoolit sezonin e ardhshëm, nëse e sigurojnë Ligën e Kampionëve – dhe tani për tani duket se do ta bëjnë”, ka thënë Carragher.

Ai e ka cilësuar si shumë të rëndësishëm rezultatin e fundit të Liverpoolit, sidomos duke marrë parasysh edhe rezultatin e Chelseat një ditë më parë.

“Ky rezultat është jashtëzakonisht i madh për Liverpoolin, kur e mendon edhe rezultatin e Chelseat dje”, u shpreh Carragher.

Duke folur për minutat e fundit të ndeshjes, Carragher pranoi se në rrethana të tilla Liverpooli do të ishte i kënaqur edhe me një barazim, veçanërisht për shkak të situatës me portierin dhe rrezikut që vinte nga kundërshtari.

“Kur u shfaq tabela me 11 minuta shtesë, nga këndvështrimi i Liverpoolit do t’ia kisha shtrënguar dorën kujtdo dhe do ta pranoja një pikë. Me situatën e portierit, Evertoni ishte pak më kërcënues. Liverpooli në fund të ndeshjes dukej si skuadër e vogël dhe unë kisha frikë sidomos nga goditjet standarde”, shtoi ai.

Në fund, Carragher theksoi se mënyra se si u arrit fitorja ishte domethënëse, pasi sipas tij vendimtarë ishin dy prej legjendave të klubit, Mohamed Salah dhe Virgil van Dijk, të cilët mund të mos jenë më gjatë pjesë e ekipit në vitet e ardhshme.

“Kur mendon si e ka fituar Liverpooli këtë ndeshje e kanë bërë dy legjenda absolute të klubit. Ata nuk do të jenë këtu edhe shumë gjatë: Salah dhe ndoshta Van Dijk pas 12 muajsh. Dy nga më të mëdhenjtë. Salah e ka bërë sërish kundër rivalëve më të mëdhenj të Liverpoolit, siç bën gjithmonë. Kundër Evertonit apo Manchester Unitedit, gjithmonë mund të mbështetesh tek ai”, përfundoi Carragher. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arne slot #Jamie carragher #Liverpool #Premier league

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Guardiola promises Burnley players a Rolex watch if they stop Arsenal
  • Guardiola u premton lojtarëve të Burnleyt nga një orë Rolex nëse ata ndalin Arsenalin
  • “Më vjen keq për të, kjo është e turpshme”, Emery për lojtarin e huazuar që nuk po luan
  • Arsenali futet fuqishëm në garë për talentin e West Ham
  • Një transferim prej 1 miliard eurosh do të ndodhë në më pak se pesë vjet?
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 23 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Kronikë Tiranë/ 36-vjeçari i dha fund jetës, arrestohet babai i ish-bashkëjetueses! Kishin debatuar 2 ditë para ngjarjes, dyshohet se i bënte presion 11 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Kadastrën e Vlorës e hëngri ‘kuçedra’ Rama për pronat e tij”, Berisha nga Vlora: Shoku demografik është poshtërsia më e rëndë! 9 lexime · 19 orë më parë
  6. 06
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Kompania e Agasit që do të thithte fondet e AKSHI-t, u themelua 48 orë para emërimit të Hysenit në krye të SHISH 7 lexime · 5 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by