Irani do t'i ekzekutojë tetë gra me varje

Published:

Autoritetet në Iran po përgatiten të ekzekutojnë tetë gra të burgosura politike, të cilat janë dënuar me vdekje nën zën “luftë kundër Allahut”, një term që sistemi gjyqësor an e përdor për vepra të rënda të konsideruara kundër shtetit.

Sipas raportimeve, ekzekutimi i tyre me varje pritet të kryhet brenda ditëve të ardhshme.

Të dënuarat janë , , , , , , he . Dy prej tyre raportohet se janë adoleshente.

Sipas të njëjtave burime, të gjitha gratë janë shpallur fajtore për pjesëmarrje në protestat anti-regjim të zhvilluara në muajin janar.

Çështja ka shkaktuar shqetësime të mëdha ndërkombëtare lidhur me përdorimin e dënimit me vdekje ndaj protestuesve dhe trajtimin e të burgosurve politikë në vend.

Në këtë kontekst, presidenti amerikan ka reaguar duke iu drejtuar udhëheqjes iraniane “për udhëheqësit iranianë, të cilët së shpejti do të jenë në negociata me përfaqësuesit e mi: do ta vlerësoja shumë lirimin e këtyre grave. Jam i sigurt se ata do ta respektojnë faktin që e keni bërë këtë. Ju lutem mos u bëni asnjë dëm! Do të ishte një fillim i shkëlqyer për negociatat tona!!!”

Reagimi i tij vjen në një moment tensionesh të larta diplomatike dhe debatesh të vazhdueshme për situatën e të drejtave të njeriut në Iran. /Telegrafi/

Related articles

spot_img

Recent articles

spot_img