Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Janevska për parregullsitë në Fakultetin e Filozofisë në UKIM: Pres raportin për të marrë vendim
Aktualitet

Janevska për parregullsitë në Fakultetin e Filozofisë në UKIM: Pres raportin për të marrë vendim

• 21 Prill, 2026 • 2 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Dhjetëra studentë me studime të papërfunduara të ciklit të parë janë regjistruar në mënyrë të paligjshme në studime master dhe të doktoratës në Fakultetin e Filozofisë. Skandali është zbuluar nga Inspektorati Shtetëror i Arsimit, i cili ka nxjerrë vendime për anulimin e regjistrimeve për shkak të mosplotësimit të kushteve ligjore, gjë që është konfirmuar edhe nga ministrja e Arsimit, Vesna Janevska.

“Janë konstatuar parregullsi në Fakultetin e Filozofisë, por jo gjatë regjistrimit në studimet e ciklit të parë, por gjatë regjistrimit në studimet postdiplomike, cikli i dytë dhe i tretë i studimeve. Inspektorati Shtetëror i Arsimit ka vepruar, ka nxjerrë konkluzione dhe e ka informuar fakultetin. Fakulteti duhet të veprojë. Sipas asaj që unë di, po vepron. Dhe në fund unë po e pres raportin përfundimtar, pasi të kalojë afati për veprim, që si ministre e autorizuar në këtë fushë të marr edhe vendimin përfundimtar”, tha Vesna Janevska.

Dekani i Fakultetit të Filozofisë, Oliver Bakreski, thotë se kontrolli i Inspektoratit është kërkuar nga vetë fakulteti dhe se janë vepruar sipas vendimeve të marra. Ai sqaron se bëhet fjalë për studentë me studime trevjeçare profesionale dhe studime njëvjeçare master, duke theksuar se janë gjithsej 7 deri në 8 studentë. Sipas tij, paratë e paguara do t’u kthehen studentëve. Ai shton se raste të ngjashme ka pasur edhe në fakultete të tjera, por thekson se institucionet duhet të veprojnë sipas ligjit.

“Për fat të keq, ne u detyruam t’i çregjistrojmë këta studentë. Sa i përket pretendimeve se fakulteti nuk ka kthyer informacion apo nuk ka kthyer mjetet financiare, kjo nuk është e vërtetë. Të gjitha urdhërpagesat janë përgatitur dhe paratë do t’u kthehen studentëve brenda ditës ose nesër”, tha Oliver Bakreski.

Studentët kanë humbur statusin akademik dhe kanë mbetur pa të drejtë studimi, ndërsa përballen edhe me humbje financiare. Kostoja e studimeve master varion nga 2.000 deri në 3.000 euro, ndërsa doktorata nga 5.000 deri në 6.000 euro. Disa studentë kanë angazhuar avokatë dhe kanë paralajmëruar padi gjyqësore.

Lexo edhe
Aktualitet

U ekstraduan një ditë më parë nga Dubai, GJKKO lë në burg 4 nga 6 personat e përfshirë në trafikim lëndësh narkotike

Aktualitet

Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, vendas dhe të huaj mbushin bregdetin e Durrësit

Tags: #aku #Arsimi #Arsimi në maqedoni #Mash maqedoni #Vendimi #Vesna janevska

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • U ekstraduan një ditë më parë nga Dubai, GJKKO lë në burg 4 nga 6 personat e përfshirë në trafikim lëndësh narkotike
  • Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, vendas dhe të huaj mbushin bregdetin e Durrësit
  • Dhunoi me grushte e shkelma një shtetas dhe i shkaktoi plagë të rënda, arrestohet 31-vjeçari në Kolonjë
  • U plagos gjatë aksionit në Maliq, reagon Spitali i Traumës: Efektivi vijon të jetë i intubuar, por me parametra jetësore të qëndrueshme
  • I akuzuar nga GJKKO për vrasjen e Klevis Lleshit në vitin 2020, ekstradohet nga Italia 44-vjeçari shqiptar
Nga të njëjtat tag-e
  • Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina
  • Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shihen nafta dhe benzina
  • LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve
  • Bordi i Transparencën ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina
  • Vrasja e Martin Canit nga bashkëmoshatari, shtyhet marrja e vendimit për Mario Përlleshajn, pritet ekspertimi psikologjik për autorin dhe Luis Meçen
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Aktualitet Dhunohen dy vëllezërit në Laç/ Njëri dyshohet i plagosur me armë zjarri, zbardhen identitetet 8 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Aktualitet LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Aktualitet Armë zjarri dhe lëndë narkotike në një lokal në Sarandë, shoqërohen disa persona 5 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Aktualitet Lot e trishtim, nisin homazhet për policin hero që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq 5 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Aktualitet Indeksimi i pensioneve, Qeveria: Mund të ndodhë në qershor ose korrik, por ende nuk ka një vendimmarrje 5 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Aktualitet Autori i kishte shpëtuar 4 herë RENEA-s, çfarë shkoi keq në operacionin e sotëm për kapjen e 43-vjeçarit të rrezikshëm? 4 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Aktualitet Minatorët e AlbChrome në Bulqizë bojkotojnë punën, kundërshtojnë heqjen e pagës së 13-të 4 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

U ekstraduan një ditë më parë nga Dubai, GJKKO lë në burg 4 nga 6 personat e përfshirë në trafikim lëndësh narkotike

Gjykata e Posaçme ka lë në burg ka lënë në burg 4 nga 6 shtetasit shqiptarë të ekstraduar…

• 42 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Mot i kthjellët dhe temperatura të larta, vendas dhe të huaj mbushin bregdetin e Durrësit

Fundjava me mot të kthjellët dhe temperatura të mira ka ftuar vendas e të huaj drejt bregdetit të…

• 42 minuta më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Dhunoi me grushte e shkelma një shtetas dhe i shkaktoi plagë të rënda, arrestohet 31-vjeçari në Kolonjë

Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Kolonjës pasi ka dhunuar një shtetas. Sipas informacioneve,…

• 1 orë më parë • 1 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by