Paraditen e sotme, anëtarja e Këshillit Kombëtar, Ilirjana Kuçana, e shoqëruar nga të rinjtë e FRPD-Durrës, mbajti një prononcim për mediat lidhur me Portin e Durrësit.
Gjatë fjalës së saj, Kuçana deklaroi se çështja e portit ishte një nga temat kryesore të diskutuara në mbledhjen e fundit me kreun e Partisë Demokratike. Ajo theksoi se do të ndërmerren denoncimet përkatëse në lidhje me punimet që po zhvilloheshin për ndërtimin e marinës turistike në këtë territor.
“Jemi sot këtu tek Porti i Durrësit. Pak ditë më parë, Partia Demokratike ka zhvilluar një tryezë për këtë port. Ka folur për këtë pasuri kombëtare që po uzurpohet, ku Edi Rama dhe klika e tij ka filluar shkatërrimin e Portit. Janë bërë denoncime nga Berisha dhe deputetë të PD-së. Porti është i bllokuar prej 4 ditësh me pretendimin se nuk ka naftë për vinçat, është e qëllimshme për të marë peng Portin dhe për ta shkatërruar atë. Nëse anijet ankorohen në një port tjetër cmimi i mallrave do të rritet. Porti është jetik jo vetëm për Durrësin por për Shqipërinë. Akuzoj Drejtorinë Portuale të Durrësit dhe kryeministrin Rama se po përpiqen të uzurpojnë Portin e Durrësit. Edi Rama ka vendosur t’i përzëjë durrsakët natën dhe jo ditën. I bëj tirrje SPAK ku ne do të bëjmë një kallëzim për vjedhje të pronës publike.” tha Kuçana
Ndër të tjera, Kuçana ngriti akuza se ky territor po u merrej qytetarëve shqiptarë, duke e cilësuar situatën si një proces të padrejtë dhe në dëm të interesit publik.
Ajo gjithashtu përmendi edhe projektin e Velierës si një shembull i asaj çfarë mund të ndodhi me ato që po bën “Qeveria Rama”.


