Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Studimi: Mikrobioma e zorrëve mund të zbulojë rrezikun e Parkinsonit përpara shfaqjes së simptomave
Aktualitet

Studimi: Mikrobioma e zorrëve mund të zbulojë rrezikun e Parkinsonit përpara shfaqjes së simptomave

• 21 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ndryshimet te mikrobet që jetojnë në zorrë mund të identifikojnë njerëzit me rrezik më të lartë për sëmundjen e Parkinsonit shumë përpara se simptomat të shfaqen, sipas një studimi që sinjalizon edhe mundësi për terapi të reja.

Studiuesit zbuluan ndryshime karakteristike në mikrobiomën e zorrëve që janë më të theksuara te njerëzit me rrezik gjenetik për sëmundjen e Parkinsonit dhe më të forta te ata që tashmë janë diagnostikuar.

Ky “nënshkrim” mund t’i ndihmojë mjekët të identifikojnë pacientët në rrezik për Parkinson vite përpara se të shfaqin simptomat dhe tregon se dieta më e shëndetshme dhe trajtimet që riformësojnë mikrobiomën mund të parandalojnë ose vonojnë sëmundjen.

Prof. Anthony Schapira, drejtues i neuroshkencës klinike dhe të lëvizjes në University College London dhe autori kryesor i studimit, tha se kjo ishte hera e parë që një tregues mikrobik te pacientët me Parkinson është parë edhe te njerëzit me ndjeshmëri gjenetike, por që ende nuk kanë zhvilluar simptoma. Treguesi duket se bëhet më i fortë ndërsa sëmundja përparon.

“Këto ndryshime të njëjta mund të gjenden në një pjesë të vogël të popullsisë së përgjithshme, gjë që mund t’i vendosë ata në rrezik më të lartë,” tha Schapira.

Rastet e Parkinsonit janë dyfishuar në 25 vitet e fundit, me më shumë se 8.5 milionë njerëz në mbarë botën që jetojnë tani me të. Sëmundja shkakton dëmtim progresiv të trurit, duke çuar në dridhje, lëvizje të ngadalta dhe muskuj të ngurtë e jo fleksibël. Pacientët shpesh përjetojnë depresion, ankth, probleme me gjumin dhe kujtesën, si dhe vështirësi në ekuilibër.

Parkinsoni shkaktohet nga vdekja e neuroneve në tru. Humbja e qelizave nervore çon në ulje të dopaminës në tru, e cila është përgjegjëse për shumë nga simptomat e sëmundjes. Nuk ka kurë, por barnat që rrisin dopaminën mund të ndihmojnë, së bashku me fizioterapinë dhe kirurgjinë.

Ekipi i UCL analizoi të dhëna klinike dhe të jashtëqitjes nga 271 pacientë me Parkinson, 43 persona me një gjen rreziku për sëmundjen por pa simptoma klinike, dhe 150 njerëz të shëndetshëm.

Prania e më shumë se një të katërtës së mikrobeve të zorrëve, ose 176 specieve, ndryshonte te ata me Parkinson krahasuar me grupin e shëndetshëm. Këto ndryshime nuk u ndikuan nga ilaçet. Një model i ngjashëm u pa edhe te njerëzit me predispozitë gjenetike për Parkinson, por pa simptoma.

Shkencëtarët i konfirmuan rezultatet me të dhëna të mëtejshme mjekësore nga 638 persona me Parkinson dhe 319 persona që gëzonin shëndet të plotë nga Mbretëria e Bashkuar, Koreja e Jugut dhe Turqia. Një pjesë e vogël e grupit të dytë kishin gjithashtu këtë tregues mikrobik, duke sugjeruar se mund të ishin pacientë potencialë, sipas Nature Medicine.

Nuk është ende e qartë nëse ky tregues mikrobik e shkakton Parkinsonin apo anasjelltas, ose të dyja, por Schapira tha se ndryshimet në mikrobiomë mund të ndikojnë në prodhimin e një proteine të quajtur alfa-sinukleinë, e cila luan rol të rëndësishëm në dëmtimin e neuroneve në këtë sëmundje.

“Disa baktere shkaktojnë inflamacion në murin e zorrës që rrit alfa-sinukleinën, e cila më pas transportohet përmes nervit vagus nga zorra në tru dhe më pas në qelizat e trurit të prekura nga Parkinsoni,”tha ai. Nervi vagus transporton informacion midis trurit dhe organeve kryesore.

Nevojiten kërkime të mëtejshme dhe prova klinike për të kuptuar lidhjen mes mikrobeve të zorrëve dhe Parkinsonit dhe nëse riformësimi i mikrobiomës mund të mbrojë kundër sëmundjes, por ndryshimet në dietë mund të ndihmojnë. Personat e përfshirë në studim të cilët shfaqnin këtë tregues, konsumonin më shumë ushqime të përpunuara dhe yndyrna të ngopura, në vend të frutave, perimeve, fibrave, peshkut dhe thjerrëzave./The Guardian

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Anthony Schapira #Gjumi #Karakteri #mundje #Parkinson #Peshku #Turqia #Zorret

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Shqiptarët prej 119 ditësh protestë kundër klasës politike, regjisori Joni Shanaj: S’është çështje Berishe apo Rame, rreziku janë rrjetet që krijohen!
  • “Nuk shitet Shqipëria, shitet qeveria”, jehojnë thirrjet e protestuesve në rrugët e kryeqytetit
  • “Dy standarde, një qëllim: Të shpëtohet koka e Ramës”/ Blushi: Shkarkoi Hysenin, por nuk “dorëzon” Ballukun
  • “Lironi njerëzit, duhet të na bashkohen në protestë”, aktivisti Kola: I keni ndaluar mërgimtarët në Mal të Zi, Ramën nuk po e merr gjumi
  • Pickimet nga ‘peshku harabel’ rrezik për pushuesit në Darëzezë, 3-4 raste çdo ditë! Mjekët: Shkakton dhimbje e mpirje, paraqituni për mjekim
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Sociale ‘Shqipëria në vëmendjen e botës, përmes shijeve të saj’- Rama: 20 sipërmarrje të përzgjedhura për identitetin dhe vlerat e kuzhinës gjenden në ‘MICHELIN Guide’ 11 lexime · 2 ditë më parë
  2. 02
    Kronikë Kaloi 26 kg kanabis drejt Greqisë, dënohet me 7 vite e gjysmë burg ish-shefi i Kufirit në Korçë 5 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Editoriale Keqpërdorimi i Teorisë së Edmund Burke nga Sara e paditur – Blog 3 lexime · 23 orë më parë
  4. 04
    Politikë Raporti i Kongresit të Autoriteteve Lokale në KiE për çështjen Veliaj: Paraburgimi i zgjatur cënon të drejtat e tij dhe të votuesve 2 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Protestues të maskuar futen në Bashkinë e Tiranës, ndezin brenda flakadanë! Sulm Ministrisë së Arsimit, shkatërrojnë biznese e vënë zjarre në rrugë! 13 të lënduar, 6 prej tyre policë, dhjetëra të shoqëruar (VIDEO) 2 lexime · 23 orë më parë
  6. 06
    Politikë 6 policë e dhunuan me shkopa gome dhe e shoqëruan, deputeti Kapri viziton të riun te Trauma 2 lexime · 23 orë më parë
  7. 07
    Ekonomi “664 milionë euro”/ Blerjet rekord në gjashtë muaj, monedha europiane vijon të dobësohet ndaj lekut 2 lexime · 22 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin