Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se tubacioni i naftës “Druzhba” është gati të rikthehet në funksion, pasi janë përfunduar punimet e restaurimit në segmentin e dëmtuar nga një sulm rus në janar.
Në një postim në Telegram, Zelensky bëri të ditur se infrastruktura tashmë është riparuar dhe mund të rifillojë operimin.
“Ukraina ka përfunduar punimet e restaurimit në pjesën e tubacionit Druzhba, e cila u dëmtua nga një sulm ajror rus. Tubacioni mund të vihet sërish në funksion”, shkroi ai.
Zelensky shtoi se shpreson që Budapesti të japi 90 miliardë euro ndihmë evropiane për Ukrainën, si përgjigje ndaj këtij zhvillimi.
Ndërkohë, Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, falënderoi Ukrainën për përmbushjen e angazhimit për riparimin e tubacionit, duke theksuar se ai ishte realizuar “siç ishte premtuar”.


