
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të martën do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
SHMU njofton se moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.
Reshjet e herëpashershme të shiut me intensitet të ulët parashikohen të bëhen prezentë në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit.
Gradualisht reshjet e shiut priten të shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët, në veriperëndim dhe perëndim në orët e mesditës dhe pasdites reshjet e shiut fitojnë intensitet deri mesatar, hera-herës shtrëngata shiu shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.
Në Alpe dhe në relievet e larta malore reshje bore me intensitet të ulët.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 6 m/s, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare si dhe zonave luginore të vendit pritet të fitojë shpejtësi deri në 14 m/s. /Telegrafi/




