Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Presidenti i Tajvanit anulon udhëtimin pasi vendet afrikane revokuan lejet e fluturimit
Aktualitet

Presidenti i Tajvanit anulon udhëtimin pasi vendet afrikane revokuan lejet e fluturimit

• 22 Prill, 2026 • 3 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Presidenti i Tajvanit, Lai Ching-te, ka anuluar një udhëtim në kombin jugor afrikan të Eswatini-t, duke akuzuar Kinën se po ushtron presion mbi vendet e tjera për të ndaluar fluturimin e avionit të tij mbi territoret e tyre.

Sejshelet, Mauritiusi dhe Madagaskari ia revokuan lejet e fluturimit Lai-t pas “presionit të fortë” dhe shtrëngimit ekonomik nga Kina, tha një zyrtar i Tajvanit.

Kina mohoi shtrëngimin, ndërsa vlerësoi tre vendet e Oqeanit Indian duke thënë se kishte “vlerësim të lartë” për to, transmeton Telegrafi.

Ky është rasti i parë i njohur publikisht ku udhëheqësi i Tajvanit është detyruar të anulojë një udhëtim për shkak të lejeve të revokuara të fluturimit.

Eswatini është një nga 12 vendet që janë aleatë diplomatikë të Tajvanit dhe i vetmi në Afrikë.

Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, Sejshelet dhe Madagaskari thanë se e morën vendimin sepse nuk e njohin Tajvanin.

Zyrtarët tajvanezë pretenduan se tre vendet afrikane i revokuan lejet e fluturimit “papritur dhe pa njoftim paraprak”.

Kina i përmbahet parimit “një Kinë” në të cilin Pekini pohon sovranitetin mbi Tajvanin, megjithëse shumë në Tajvan e konsiderojnë veten një komb sovran.

Pekini e sheh ishullin e vetëqeverisur si një provincë të shkëputur që përfundimisht do të jetë pjesë e vendit dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta arritur këtë.

Qeveria kineze ka shprehur zërin për mospëlqimin e saj ndaj Lai, të cilin më parë e ka përshkruar si një “shqetësues” dhe një “shkatërrues të paqes ndër-ngushticë”.

Në një deklaratë për X, Lai kritikoi “veprimet shtrënguese” të Kinës, duke thënë se kjo “ekspozoi rreziqet që regjimet autoritare paraqesin për rendin ndërkombëtar”.

“Asnjë sasi kërcënimesh apo shtrëngimi nuk do ta trondisë vendosmërinë e Tajvanit për t’u angazhuar me botën”, shtoi ai.

Qeveria e Eswatini-t, e njohur më parë si Svaziland, tha se ishte për të ardhur keq që Lai nuk mundi të vizitonte, por se kjo nuk do të “ndryshonte statusin e marrëdhënies sonë të gjatë dypalëshe”, sipas raportimeve.

Lai do të kalonte nga 22 deri më 26 prill në Eswatini për të marrë pjesë në festimet që shënojnë 40-vjetorin e ngjitjes në fron të Mbretit Mswati III dhe ditëlindjen e mbretit. Tajvani tha se një i dërguar i posaçëm do të emërohet për të marrë pjesë në festime në emër të Lai-t. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Afrika #aku #India #Lai ching-te #Tajvani #Vendimi

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Nikeli në speca/ Kroacia asgjëson ngarkesën e pestë me perime në shtator, përqendrimi mbi normë
  • ‘Territorialja’, Maliqi nuk do bashkimin me Korçën, Këshilli Bashkiak rrëzon propozimin me 21 vota kundër dhe vetëm 1 pro
  • PD i kërkon Peleshit ngritjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit: Po shkelni Kushtetutën, zbatoni vendimin e GJK!
  • Fshati Vuno shpallet “Qendër Historike”/ Qeveria miraton zonën mbrojtëse dhe planin e ruajtjes
  • Revoltat kundër Ramës dhe arrestimi i kreut të SHISH, ambasadori bullgar nga Pusteci: Protesta është e drejtë e qytetarëve! Për gjykatën presim vendimin
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vettingu/ 9 ish-magjistratë të shkarkuar i kërkojnë Kushtetueses rikthimin në detyrë! S’dorëzohet edhe ish-kryeprokurorja e Tiranës, Imeraj! Vetëm 4 kanë vendim të Strasburgut në favor 69 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Sociale Në Vlorë kanë mbetur pak si ai, njihuni me 70-vjeçarin që edhe pas 40 vitesh nuk heq dorë nga tornoja, Perlat Qendro: Zanati po humbet, të rinjtë nuk kanë interes 4 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë Me urdhër të SPAK, administratori i inceneratorit të Elbasanit arrestohet në flagrancë për korrupsion! I mori 400 mijë lekë të reja një kompanie, burime: Paratë i dha BKH 3 lexime · 3 orë më parë
  4. 04
    Politikë “Dorëheqje”, protestuesit vazhdojnë marshin drejt Kryeministrisë 3 lexime · 3 orë më parë
  5. 05
    Sociale Universitetet e rretheve/ Mbi 7 mijë studentë nisin vitin e parë, kryeson infermieria, suprizon dhe sporti! Mësuesitë nuk hapen në Korçë e Vlorë 1 lexime · 3 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by