Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Toshkovski-Chrisochoidis: RMV dhe Greqia të gatshëm për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe migracionit ilegal
Aktualitet

Toshkovski-Chrisochoidis: RMV dhe Greqia të gatshëm për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe migracionit ilegal

• 24 Prill, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, sot në Athinë mori pjesë në takimin ministror të Procesi i Akabës, kushtuar luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit në Ballkan. Ai u drejtua në sesionin e parë, ku u diskutua identifikimi i kërcënimeve dhe ndërlidhja mes krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe terrorizmit.

Në fjalimin e tij, Toshkovski theksoi se realiteti i sigurisë në rajon dhe më gjerë ka ndryshuar ndjeshëm, duke vënë në dukje se krimi i organizuar, trafiku i drogës dhe terrorizmi gjithnjë e më shumë ndërthuren dhe funksionojnë si një kërcënim i vetëm hibrid.

“Sot më nuk mund t’i trajtojmë krimin dhe terrorizmin si fenomene të ndara. Ato janë pjesë e të njëjtit mekanizëm që mbështetet në kanale, financa dhe logjistikë të përbashkët dhe kërkon përgjigje të koordinuar nga të gjithë ne”, deklaroi Toshkovski.

Ai potencoi se këto kërcënime janë transnacionale dhe lidhen drejtpërdrejt me sigurinë e shteteve, duke theksuar nevojën për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe ndërkombëtar, shkëmbimin e informacioneve dhe koordinimin ndërmjet shërbimeve të sigurisë dhe inteligjencës.

Ministri gjithashtu u ndal te sfidat konkrete në rajon, si keqpërdorimi i korridoreve transportuese, rrjedhat informale ekonomike, korrupsioni dhe përdorimi i teknologjive të reja nga rrjetet kriminale dhe ekstremiste.

Gjatë vizitës, Toshkovski realizoi edhe një takim bilateral me ministrin për Mbrojtjen e Qytetarëve të Greqisë, Michalis Chrisochoidis, ku u konfirmuan marrëdhëniet shumë të mira dhe gatishmëria për thellimin e bashkëpunimit.

Në takim u diskutuan çështje kyçe me interes të përbashkët, me theks të veçantë në forcimin e luftës kundër krimit të organizuar, trafikut të drogës dhe migracionit ilegal, si dhe në avancimin e shkëmbimit të informacioneve dhe koordinimit operacional.

Ministrat gjithashtu diskutuan për sfidat që lidhen me implementimin e sistemit të ri të BE-së për hyrje/dalje (EES), me fokus në uljen e kohës së pritjes në pikat kufitare para sezonit turistik.

Të dy ministrat riafirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimin e sigurisë në rajon përmes veprimeve konkrete dhe të koordinuara, me qëllim garantimin e një sigurie më të madhe për qytetarët.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Greqia #Krimi i organizuar #Maqedonia e Veriut #Mpb maqedoni #Pançe toshkovski

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Bursa për çmimet bujqësore, qeveria synon transparencë dhe ulje çmimesh
  • Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme – Ide
  • Fier/ Festa e Shën Kozmait, mbledh pelegrinë nga i gjithë vendi në Kolkondas! Të pranishëm edhe besimtarë nga Greqia
  • Berisha bashkëbisedim me qytetarët: Krimi i organizuar sundon vendin, Rama vijon pushimet
  • Pustec/ Në aktivitetin ku ishte dhe kryeministri maqedonas Mickoski, nuk ekzekutohet himni Kombëtar shqiptar! (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Tiranë/ Goditi me qytën e pistoletës një person në një lokal në ‘Don Bosko’, arrestohet autori (EMRAT+VIDEO) 32 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Dështim, zhgënjim, shëmbëlltyrë e errët”/ Çfarë thoshte miku dhe mentori i Ramës, Koço Kokëdhima për kryeministrin: Është kapitulli i fundit i tranzicionit! (VIDEO) 15 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Politikë Ditët e 87-të e protestës / Ish-luftëtari i UÇK-së, Meçan Zotaj: Populli doli në shesh t’i dalë zot atdheut, dy partitë e mëdha nuk na përfaqësojnë më 14 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Rama e Berisha mbajnë njëri-tjetrin”- Mërtiri: Protesta kërkon largimin e të dyve! Shtatori do rrisë presionin politik dhe masivitetin në shesh 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë 88 ditë protesta/ “Korrupsioni në filozofi qeverisje”, Sherif Bundo: “Revolucioni i Flamingove” ndezi qiellin e Tiranës. Nëse nuk e mbështet rininë… 10 lexime · 4 orë më parë
  6. 06
    Politikë Nisin fjalimet para Kryeministrisë / Aktivisti Arben Kola: Diaspora është me ne për rrëzimin e Ramës! 9 lexime · 24 orë më parë
  7. 07
    Kronikë Mashtroi punonjësit në 2 biznese në Tiranë dhe vodhi një çantë brenda një tjetër subjekti, arrestohet 37-vjeçari (EMRI) 7 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by