Aktualitet

Aksident tragjik në Lezhë, humbin jetën babë e bijë pasi makina bie në kanal

X/Twitter Facebook LinkedIn WhatsApp

Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Lezhës të shtunën në mbrëmje, ku një i ka marrë jetën një babai dhe vajzës së tij. Ngjarja fatale u shënua në aksin dytësor Lezhë–Kakarriq, kur automjeti me të cilin ata udhëtonin dyshohet se doli nga rruga dhe përfundoi i përmbysur brenda në një kanal anësor.

Sipas të dhënave paraprake nga policia, nga dinamika e ngjarjes dyshohet se aksidenti ka ndodhur gjatë orëve të pasdites të së shtunës. Megjithatë, për shkak të errësirës dhe pozicionit ku kishte rënë mjeti, tragjedia ka mbetur e pazbuluar për disa orë rresht, duke u konstatuar vetëm në orët e vona të mbrëmjes.

Zbulimi i ngjarjes erdhi pas shqetësimit të ngritur nga familjarët. Të alarmuar nga mungesa e gjatë e kontaktit telefonik dhe vonesa e të afërmve të tyre për t’u kthyer në banesë, ata kishin nisur kërkimet. Paralelisht, ka qenë një patrullë e policisë e cila, gjatë kontrollit në zonë, ka pikasur automjetin e përmbysur në kanal.

Me të mbërritur në vendngjarje, forcat e shpëtimit dhe policia bënë të mundur ndërhyrjen tek mjeti, por fatkeqësisht konstatuan se dy personat që ndodheshin brenda kishin ndërruar jetë. Trupat e pajetë u nxorrën nga automjeti i shkatërruar dhe u dërguan drejt morgut.

Aktualisht, shërbimet e Policisë Rrugore dhe një grup i posaçëm hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes. Ekspertët po kryejnë matjet dhe këqyrjen e terrenit për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota që çuan në daljen fatale të mjetit nga rruga./RTSH

Tags: #aksident rrugor #Lezhe

Gazetar i Nexus News.

Artikuj të Ngjashëm