Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Alarm në tregun e punës: Rritet puna “në të zezë”, zgjidhja kërkohet te studentët
Aktualitet

Alarm në tregun e punës: Rritet puna “në të zezë”, zgjidhja kërkohet te studentët

• 25 Prill, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Disa mijëra persona prej vitesh punojnë në mënyrë jolegale në sektorin e gastronomisë dhe bujqësisë. Veçanërisht alarmante është situata në bujqësi, ku ky numër arrin rreth 80.000 persona.

Nga Qendra për Hulumtim dhe Krijim të Politikave puna e paparaqitur është rezultat i mosfunksionimit të institucioneve dhe mungesës së kornizës ligjore adekuate.

“Problemin më të madh e kemi vërejtur në bujqësi, ku anketa për fuqinë punëtore evidenton 80.000 persona, që janë jashtë sistemit të mbrojtjes dhe të punës së paraqitur. Vetëm 8.000 prej tyre, respektivisht vetëm 10%, janë të paraqitur si punëtorë sezonalë,” tha Marija Risteska, Qendra për Hulumtim dhe Krijim Politikash.

Me ligjin e ri për angazhimin në punë, i cili hyri në fuqi më 1 janar, gjendja mund të përmirësohet dhe me këtë të zbutet problemi i mungesës së fuqisë punëtore, me të cilin përballen më së shumti gastronomët. Për këtë arsye ata janë të detyruar të sjellin punëtorë nga Nepali ose Filipinet ose të punësojnë kuadër të papërshtatshëm.

“E dimë se një numër i madh i punëtorëve që punojnë në gastronomi, janë të paparaqitur dhe punojnë në të ashtuquajturën zonë gri, dhe e njëjta gjë ndodh edhe në bujqësi. Me këtë ligj ata fitojnë edhe sigurim shëndetësor shtesë në rast të lëndimit në vendin e punës. Gastronomët, në këtë mënyrë, do të mund të angazhojnë edhe studentë, edhe pensionistë, si dhe të punësuar që do të punonin plus në veprimtarinë e tyre, gjithçka në një procedurë ligjore, duke plotësuar kështu fuqinë punëtore për të cilën aktualisht kanë mungesë,” deklaroi Lençe Kocevska, Ministria e Ekonomisë dhe Punës.

Persona të punësuar ose të papunësuar, studentë dhe pensionistë, mund të angazhohen në tri veprimtari – bujqësi, gastronomi dhe shërbime personale – pa e humbur pensionin, bursën studentore apo ndihmën sociale. Përfitime do të kenë edhe punëdhënësit, pasi kontributet do të paguhen me normë të favorshme. Punëdhënësit do të mund të angazhojnë një person për maksimumi gjashtë muaj, ndërsa punëtorët do të mund të punojnë gjatë gjithë vitit te disa punëdhënës. /Alsat.mk

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Punëtorët e maqedonisë

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Editoriale Pse protesta qytetare po e lë anash Sali Berishën – Ide 6 lexime · 8 orë më parë
  2. 02
    Sociale VËZHGIM/ Nuk ka bojkot në universitetet rajonale por studentet mbështesin protestën e Tiranës në distancë: Jetesa e shtrenjtë, s’kemi kushte 5 lexime · 1 ditë më parë
  3. 03
    Kronikë LIVE TV- ‘Gjendje lufte’ në Tiranë, kaosi ‘padron’ i rrugëve të kryeqytetit! Sulmohen 8 prej institucioneve kryesore të vendit, zjarr 3 ministrive dhe 4 bankave! Në flakë dhe plaçkiten biznese private, 35 të shoqëruar 4 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Nuk po marr dot frymë”/ Me shkop gome dhe grushte, efektivët godasin dhunshëm të rinjtë e shtrirë në tokë (VIDEO) 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Editoriale Nga protesta me fëmijë përdore tek maskat dhe gurët – Ide 3 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Ekonomi Qeveria miraton Këshillin Fiskal, ja si do të kontrollohen nga jashtë politikat dhe buxheti i shtetit 2 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Kronikë Protestat/ Begaj apel për dialog! Peleshi: Dhuna po u vishte studentëve, forca malinje mund të pengojnë integrimin! Qeveria: Mbani fëmijët larg protestës 2 lexime · 11 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 4 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 4 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 4 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by CookieAdmin
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by CookieAdmin