Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Kastrioti në finale pas trilerit ndaj Rahovecit – Chebbi hero në penallti
Aktualitet

Kastrioti në finale pas trilerit ndaj Rahovecit – Chebbi hero në penallti

• 25 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 2
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kastrioti ka siguruar finalen e Kupës së Kosovës në hendboll pas një përballjeje dramatike ndaj Rahoveci, duke triumfuar vetëm pas ekzekutimit të penalltive.

Ndeshja gjysmëfinale, e zhvilluar në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj, u ndoq nga një numër i madh shikuesish dhe ofroi spektakël të plotë, me kthesa të vazhdueshme në rezultat.

Rahoveci e mbylli pjesën e parë në epërsi minimale 15:14, duke lënë të kuptohej se do të ishte një duel i fortë deri në fund. Megjithatë, Kastrioti reagoi fuqishëm në pjesën e dytë, duke rikuperuar disavantazhin dhe duke e çuar ndeshjen në barazim 30:30 pas kohës së rregullt.

Fituesi u përcaktua nga penalltitë, ku Kastrioti tregoi më shumë qetësi dhe saktësi, duke fituar 4:3.

Në serinë vendimtare për Kastriotin shënuan Axel Ahlin Albin, Festim Mustafa dhe Yassine Henahen, ndërsa Mustafa realizoi sërish në raundin e dytë. Të pasaktë nga skuadra e Ferizajt ishin vetëm Alban Haziri dhe Adonit Isufi.

Nga ana tjetër, për Rahovecin u treguan të saktë Jon Muqolli, Egzon Gjuka dhe Fernandes Da Silva, ndërsa penalltitë i humbën Mali Luzha, vetë Muqolli në tentimin e dytë dhe Lulzim Shabani.

Figura kyçe e takimit ishte portieri Wadi Chebbi, i cili me pritjet e tij vendimtare gjatë lojës dhe në penallti i siguroi Kastriotit kalimin në finale.

Sa i përket performancave individuale, Festim Mustafa u dallua me 10 gola për Kastriotin, ndërsa Egzon Gjuka realizoi tetë gola për Rahovecin.

Në finalen e madhe të meshkujve, Kastrioti do të përballet me Besa Famgas, e cila siguroi kualifikimin pasi mposhti Prishtina me rezultat bindës 39:26. Finalja do të zhvillohet nga ora 20:15, sërish në palestrën “Bill Clinton”.

Ndërkohë, në konkurrencën e femrave, finalja do të luhet nga ora 17:15 mes Istogu dhe Samadrexha. Istogu arriti në finale pasi eliminoi Shqiponjën e Gjakovës me rezultat 28:26, ndërsa Samadrexha fitoi ndaj Ferizajt 32:29./Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Bill clinton #Ferizaj #Hendboll #Kh kastrioti #Kh rahoveci #Mali #Prishtina

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Turizmi humb ritmin, rritja e turistëve ngadalësohet, bien vizitorët nga Kosova dhe rajoni
  • Nga jeta në stane te rafting në liqen, aventurat e katër miqve gjatë eksplorimit dyditor në Bjeshkët e Gramës
  • Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë, zjarrfikësit në terren për izolimin e vatrës
  • Sulmi arbitrar ndaj ‘Prestige Resort’/ Jorida Tabaku: Qeveria çon Tatimet se televizioni News24 transmeton protestën (VIDEO)
  • “Dosja Balluku”, pengesë për integrimin”/ Tabaku flet për sulmin arbitrar ndaj ‘Prestige Resort’: Qeveria çon Tatimet se News24 transmeton protestën
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë “Mllefi është i madh, uroj mos ta zërë vjeshta Ramën!”, pensionistja: Kryeministri, Berisha e Balluku, si gjarpërinjtë! 19 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë “Do luftoj kundër qeverisë korruptive, edhe nëse duhet të rrëmbej të drejtat”/ Agron Shehaj: Duhet të informohemi për çfarë votojmë! Balla e Rama dërguan njerëz para shtëpisë time… 17 lexime · 6 orë më parë
  3. 03
    Politikë “Rama kriminalizoi ekonominë dhe politikën”/ Ish-ministri Malaj: Për të mbijetuar po nxit urrejtjen, qëndrimi i një politikani në panik 14 lexime · 9 orë më parë
  4. 04
    Politikë VIDEO/ Deputetët e PD mbërrijnë në Kuvend, futen sërish nga hyrja dytësore, mungon Berisha 10 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Politikë Dita e 58 e revoltës qytetare! Protestuesi thirrje policisë: Dorëzojeni Ramën, fatin e tij ta vendosë populli! 9 lexime · 1 ditë më parë
  6. 06
    Politikë Denoncimi i Berishës: Si u dha licenca e kazinosë në “Air Albania” në shkelje të ligjit për prestanomen e Olsi Ramës. Aferë që tejkalon çdo imagjinatë! 8 lexime · 9 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Vija e kuqe u kalua!”, Gent Progni nga protesta: Polici civil tentoi të më godiste me thikë! Presion bizneseve, po fshijnë pamjet e kamerave 8 lexime · 24 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 2 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 2 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 2 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by