
Çdo biznes i ri fillon me të njëjtin rrugëtim. Sipërmarrësi ka një ide, ka zgjedhur një emër, ndoshta ka bërë edhe një logo. Hapi i parë institucional është pothuajse gjithmonë i njëjti: takim me kontabilistin. Aty diskutohet forma juridike, numri fiskal, TVSH-ja, detyrimet ndaj ATK-së. Aty plotësohen formularët e themelimit.
Por në atë takim, një pyetje thuajse kurrë nuk shtrohet: a është ky emër i lirë? A e ka dikush tjetër të regjistruar si markë tregtare?
Kjo mungesë nuk është faj i kontabilistit. Është boshllëk sistematik i një tregu ku mbrojtja e brendit ka qenë e fshehur pas procedurave të vështira, kostove të larta dhe mungesës totale të mjeteve dixhitale në gjuhën shqipe.
Emri i biznesit dhe emri i markës nuk janë e njëjta gjë!
Një nga keqkuptimet më të shpeshta në mesin e sipërmarrësve të rinj është besimi se regjistrimi i biznesit në ARBK mbron automatikisht edhe emrin e tyre tregtar. Nuk është kështu.
Regjistrimi në ARBK jep personalitet juridik. Regjistrimi i markës tregtare në Agjencinë për Pronësi Industriale, APIK, jep të drejtën ekskluzive të përdorimit të atij emri, logoje apo slogani në treg. Janë dy procedura të ndara, dy institucione të ndara, dy mbrojtje krejtësisht të ndryshme.
Rrjedhimisht, një biznes mund të regjistrohet ligjërisht nën një emër që dikush tjetër e ka të mbrojtur si markë. Pasojat mund të vijnë muaj apo vite më vonë, në formën e një letre cease and desist, një kundërshtimi zyrtar apo një padi civile.
Kontabilisti si ndërmjetës i besuar:
Kontabilistët dhe këshilltarët financiarë janë, në praktikë, profesionistët e parë që bien në kontakt me biznesin e ri. Ata e njohin klientin para avokatit, para bankës, para çdo institucioni tjetër. Ky pozicion sjell një përgjegjësi informuese që shpesh nënvlerësohet.
Një pyetje e thjeshtë gjatë takimit të parë, “a e keni kontrolluar nëse emri i biznesit tuaj është i lirë si markë tregtare?”, mund të shpëtojë klientin nga probleme serioze ligjore dhe financiare. Dhe deri kohët e fundit, pas kësaj pyetjeje nuk kishte asnjë mjet praktik për t’i dhënë klientit një përgjigje të shpejtë.
Tani mjeti ekziston
Platforma markatregtare.com, e lansuar zyrtarisht më 23 prill 2026 në Prishtinë, është platforma e parë me inteligjencë artificiale për mbrojtjen e markave tregtare që mbulon njëkohësisht tre regjistra zyrtar: APIK Kosovë, EUIPO me 27 vendet e BE-së, dhe SwissReg, regjistrin zyrtar të Zvicrës.
Një kërkim që dikur zgjaste 2 deri 3 ditë tani kryhet brenda 3 sekondave. Motori AI analizon ngjashmërinë fonetike, vizuale dhe semantike dhe gjeneron një raport të qartë me vlerësim rreziku dhe bazë ligjore të cituar.
Për kontabilistët dhe këshilltarët financiarë, platforma ofron mundësi reale për të zgjeruar shërbimin ndaj klientit pa dalë nga fushëveprimi i tyre. Nuk kërkohet ekspertizë IP. Kërkohet vetëm një kërkim i shpejtë dhe një rekomandim i bazuar për ta çuar klientin tek juristët e duhur.
Faza e themelimit është momenti i duhur
Mbrojtja e markës tregtare është shumë më e lirë dhe më e thjeshtë kur bëhet në fillim, para se emri të ketë marrë vlerë tregu. Sapo biznesi rritet, sapo brendi bëhet i njohur, kostot e një konflikti të mundshëm rriten në mënyrë eksponenciale.
Ky është argumenti kryesor që çdo kontabilist mund ta bëjë klientit të vet gjatë takimit të parë të themelimit. Jo si shërbim shtesë i komplikuar. Por si këshillë e mirë, e dhënë në momentin e duhur.
Platforma është e aksesueshme falas gjatë periudhës së lansimit, pa kërkesë të kartës bankare, në markatregtare.com



