Aktualitet

Lladrovci: PDK mund t’i ulë tensionet duke propozuar një emër për president

X/Twitter Facebook LinkedIn WhatsApp

Kreu i Komunës së Drenasit, , ka komentuar zhvillimet politike lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit, duke vlerësuar se e Kosovës () mund të kontribuojë në uljen e tensioneve nëse del me një emër konkret për kandidat.

Në një të publikuar në rrjete sociale, Lladrovci ka kritikuar mungesën e marrëveshjes dhe konsensusit mes subjekteve parlamentare, duke thënë se në politikën kosovare duket “i largët” koncepti i bashkëpunimit.

Ai ka theksuar se spekulimet dhe kërcënimi i zgjedhjeve mund të ndalen nëse partitë arrijnë të propozojnë një kandidat të vetëm konsensual.

“Po, mund të bëhet befasi nga tri partitë politike, duke e emëruar një kandidat konsensual e jo tre, i cili mund të dilte si emër deri në mbrëmje dhe të ndaleshin spekulimet për Presidentin dhe kërcënimi i zgjedhjeve. Një kandidat si , do të ishte kandidat përtej matematikave ekzistuese”, ka shkruar ai.

Sipas tij, në të kundërtën “keqpërdorimi i zgjedhjeve për motive të dobëta” do të mbetet kryefjalë e udhëheqësve të katër partive në , ndonëse shton se PDK, sipas vlerësimit të tij, ka më pak përgjegjësi.

“Pa dashur të bëj gjykatësin, PDK është me më pak faj, megjithëse mund të ulë tensionet, duke dhënë emrin e kandidatit për president”, ka përfunduar Lladrovci.

Tags: #kuvend #Murat jashari #Partia Demokratike #Pdk #Ramiz lladrovci #Reagim

Gazetar i Nexus News.

Artikuj të Ngjashëm