Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Miti i dritës blu: Pse studiuesit po rishikojnë gjithçka që dimë për ekranet dhe gjumin
Aktualitet

Miti i dritës blu: Pse studiuesit po rishikojnë gjithçka që dimë për ekranet dhe gjumin

• 25 Prill, 2026 • 3 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Për vite me radhë është thënë se telefonat na prishin gjumin, por studimet e reja tregojnë se historia mund të jetë shumë më e ndërlikuar

Për vite me radhë është përsëritur i njëjti paralajmërim: drita blu nga telefoni e mashtron trurin, e mban zgjuar organizmin dhe pengon prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit.

Pikërisht për këtë arsye shumë telefona kanë funksionin “night mode”, i cili e ngroh ngjyrën e ekranit në mbrëmje. Shumë ekspertë të gjumit këshillojnë gjithashtu shmangien e ekraneve para se të flini.

Megjithatë, studimet më të reja tregojnë se kjo teori nuk është aq e prerë sa është menduar.

Hulumtimet japin rezultate të përziera

Po, ekzistojnë shumë studime që kanë gjetur se drita blu gjatë natës mund ta çrregullojë ritmin cirkadian dhe të ndikojë negativisht në gjumë.

Por ka edhe kërkime që tregojnë diçka tjetër.

Një studim i vitit 2023 nga University of Basel dhe Max Planck Institute for Biological Cybernetics i ekspozoi pjesëmarrësit ndaj tri llojeve të dritës, përfshirë dritën blu dhe të verdhë, një orë e gjysmë pas kohës së gjumit.

Rezultati ishte interesant: të gjitha format e dritës ndikuan negativisht në gjumë, por shkencëtarët nuk gjetën prova bindëse se drita blu ishte më e dëmshme se të tjerat.

Edhe studime të tjera kanë sugjeruar se drita blu nga ekranet ndoshta nuk ndikon në nivelin e melatoninës aq shumë sa besohej më parë, shkruan Huffington Post, përcjell Telegrafi.

depositphotos

A janë ekranet të padëmshme para gjumit?

Jo domosdoshmërisht. Problemi mund të mos jetë vetëm drita blu.

Ekspertët theksojnë se aktiviteti që bëni në ekran ka po aq rëndësi. Lojërat, videot dinamike apo rrjetet sociale mund ta mbajnë trurin aktiv shumë më tepër sesa, për shembull, shikimi i televizorit.

Dr. Michael Gradisar, specialist i shkencës së gjumit në Sleep Cycle, ka deklaruar se të dhënat nuk e mbështesin plotësisht rekomandimin që njerëzit të shmangin ekranet një orë para gjumit.

Sipas tij, më e dobishme mund të jetë zgjedhja e pajisjeve ose përmbajtjeve më pak stimuluese para fjetjes.

Çfarë dihet me siguri?

Edhe pse debati për dritën blu vazhdon, një gjë është e qartë: çdo dritë artificiale gjatë natës mund të ndikojë në orën biologjike.

Nga ana tjetër, drita natyrale e mëngjesit ndihmon shumë në rregullimin e ritmit të brendshëm të trupit. Po ashtu, rutinat e rregullta si ushqimi në orar dhe aktiviteti fizik kanë ndikim pozitiv.

Pra, a duhet ta lini telefonin?

Nëse flini mirë pavarësisht përdorimit të telefonit në mbrëmje, nuk ka prova të mjaftueshme që zakoni duhet ndërprerë patjetër.

Megjithatë, nëse keni vështirësi me gjumin, ia vlen të provoni më pak ekran, ndriçim më të ulët dhe përmbajtje më qetësuese para fjetjes. Në fund, duket se problemi nuk është vetëm drita blu, por mënyra se si e përdorim teknologjinë. /Telegrafi/

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Drita blu #Shkencëtarët #Siguri #Telefoni #Ushqimi #Vlen

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • “Një Tokë tjetër” 87 vite dritë larg, Planeti misterioz 2.5 herë më i madh dhe 23 herë më masiv se Toka
  • Nga Kruja në Tiranë për të shitur një pistoletë, arrestohet 26-vjeçari te Kthesa e Kamzës (VIDEO)
  • Japonia sfidon Kinën/ Sonda MMX do të sjellë mostra nga hëna e Marsit
  • LIVE- Protesta kundër Ramës/ Eksperti i IT-së, Gent Progni thirrje qytetarëve: Protesta një rizgjim kombëtar, bashkohuni. Shqipëria po shitet
  • “Kam zemrën dhe gjakun shqiptar”/ Qytetarja nga Italia në protestë: Detyrohemi të emigrojmë, dua që fëmijët e mi të rriten këtu
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Parandalohet vrasja në Kavajë/ I dhunuan nipin për pagesë, xhaxhai merr kallashnin dhe niset drejt hotelit për të vrarë autorët! Arrestohet djali i pronarit, tjetri në kërkim (EMRAT) 40 lexime · 16 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe! Ikën me lotari për një jetë më të mirë 23 lexime · 2 ditë më parë
  3. 03
    Politikë “Fitorja e parë, dorëheqja e Ramës!”/ Aktivistja Luçiana Kokaj: Më 12 shtator protestë kombëtare, Diaspora vjen në shesh! Lëvizje qytetare ku mund të lindë një parti! 21 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë Frikë nga vezët e protestuesve? U paralajmërua tubim te selia e PS, dyshime se Rama do të ndryshojë vendin e takimit me ministrat 14 lexime · 2 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë Portat e HEC-it të Dibrës u hapën kur po laheshin në Drin, uji merr xhaxhain me 2 nipat e 2 mbesat! Mbytet 7-vjeçarja (VIDEO) 13 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Politikë LIVE- 3 muaj protestë kundër qeverisë! Oshëtijnë thirrjet në bulevard: O Ergys, o legen, prite Belindën se po vjen! Arrestoni Ramën! 11 lexime · 1 ditë më parë
  7. 07
    Politikë “News24, bashkudhëtari ynë që në ditën e parë!”/ 90 ditë revoltë, Erjon Selmani: Protestuesit nuk tërhiqen, do të vijojmë të jemi në shesh 9 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 3 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 3 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 3 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by