Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. Zverdhja e syve? Kirurgu tregon kur një gur i vogël mund të rrezikojë mëlçinë dhe pankreasin
Aktualitet

Zverdhja e syve? Kirurgu tregon kur një gur i vogël mund të rrezikojë mëlçinë dhe pankreasin

• 25 Prill, 2026 • 2 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Kirurgu abdominal Arbër Morina gjatë podcastit “Shëndeti në rend të parë”, e mbështetur nga United Hospital, ka shpjeguar një nga komplikimet më serioze që lidhen me gurët në idhëz – bllokimin e kanaleve kryesore që ndikojnë drejtpërdrejt në funksionin e mëlçisë dhe pankreasit.

Sipas tij, problemi fillon në momentin kur një gur i vogël migron nga idhëza dhe bllokon kanalin kryesor të mëlçisë, duke penguar zbrazjen normale të lëngut biliar.

“Kur ky gur bllokohet, fillon grumbullimi i lëngut mbi të dhe rritet presioni deri në mëlçi dhe pankreas”, shpjegon Morina .

Ai thekson se në fazat e para, pacienti mund të mos ndjejë dhimbje, gjë që e bën këtë gjendje edhe më të rrezikshme.

Një nga shenjat e para që shfaqet është zverdhja e syve, e cila më pas përhapet edhe në lëkurë.

“Shenja e parë që njerëzit e vërejnë është zverdhja e pjesës së bardhë të syrit”, shton ai.

Kjo ndodh për shkak se mëlçia nuk arrin të zbrazë lëngun biliar, i cili fillon të grumbullohet në organizëm.

Me kalimin e kohës, pacienti mund të përjetojë edhe kruarje të trupit dhe simptoma të tjera që lidhen me këtë gjendje.

Një tjetër rrezik serioz është ndikimi në pankreas, ku sipas Morinës bllokimi i përbashkët i kanaleve mund të çojë në pankreatit akut – një inflamacion i rrezikshëm që kërkon trajtim urgjent.

Megjithatë, Morina thekson se sot kjo problematikë trajtohet me sukses në Kosovë përmes metodave moderne, si ndërhyrja endoskopike ERCP.

Ai shpjegon se kjo procedurë realizohet pa prerje, përmes gojës, duke arritur deri te vendi i bllokimit dhe duke larguar gurin që shkakton problemin.

“Me këtë metodë arrijmë të hapim vendin ku është bllokuar guri dhe ta nxjerrim atë jashtë”, thotë Morina .

Për më shumë shikoni të plotë podcastin “Shëndeti në rend të parë”:

– YouTube www.youtube.com

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Arber morina #Kirurg abdominal #kosove #Melcia #Moderne #Pankreasi #Shendeti ne rend te pare #United hospital #Video #Zverdhja

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • Zjarr në një pallat në Korçë, ndërron jetë i moshuari brenda banesës së tij! Policia dhe zjarrfikësit në terren për shuarjen e flakëve (EMRI+VIDEO)
  • “Rama ka humbur betejën në PE”/ Aktivisti Murataj: I përplasën në fytyrë mandatin e Ballukut, i thanë mblidh Kuvendin dhe hiq imunitetin
  • 2 milionë hyrje-dalje u përpuan në pikat kufitare mes Kukësit e Kosovës gjatë majit e qershorit, mbi 12 mijë vetëm sot (VIDEO)
  • Radhë kilometrike në doganën e Qafë Botës, qytetarët dynden drejt Greqisë për fundjavë (VIDEO)
  • Lundruan me motor uji afër pushuesve, policia gjobit me nga 500 mijë lekë të reja 2 drejtuesit në Vlorë (VIDEO)
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Kronikë Vrasja në Shkodër/ U grindën për celularin, Shtjefën Ziçi e qëlloi të shoqen për shkak të xhelozisë, nuk shfaq pendesë! Kamerat e sigurisë fiksojnë momentin para krimit 14 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Politikë Pensionistët drejt kufirit të varfërisë ekstreme, Tabaku: Ramës i ka mbetur vetëm vetëviktimizimi dhe sajimi i armiqve, dështimi ekonomik s’fshihet me propagandë 14 lexime · 7 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Në kërkim për vrasje e plagosje nga Maqedonia e Veriut, arrestohen 2 të rinjtë në Durrës! Në pranga edhe një tjetër (EMRAT+VIDEO) 12 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë “Problem në Shqipëri është sistemi, duhet protestuar edhe për ndërkombëtarët”/ Lubonja: Rama përkrahet nga BE sepse siguron stabilitet. Krimi shqiptar i përhapur edhe në Holandë dhe Gjermani 11 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Kronikë 22 pasuri të Gramoz Totos i kalojnë shtetit shqiptar, i dënuar me 18 vite burg nga drejtësia italiane për shfrytëzim prostitucioni 11 lexime · 6 orë më parë
  6. 06
    Politikë Revolta e 40 në Tiranë/ “Bashkohuni që ta ndryshojmë këtë vend”, studenti në protestën kundër Ramës: Nuk duan rini që punon, i kanë lënë në baltë 10 lexime · 2 ditë më parë
  7. 07
    Politikë Agron Shehaj mesazh Kanye West: Refuzoji paratë e Ramës, i përkasin popullit më të varfër në Europë! 8 lexime · 2 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 1 muaj më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 1 muaj më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 1 muaj më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by