Aktualitet

Atentati ku u vranë dy persona në Lezhë, makina e bërë “shoshë” pasi u godit me mbi 30 plumba

X/Twitter Facebook LinkedIn WhatsApp

zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Lezhë, ku një makinë u godit me mbi 30 plumba duke lënë të vrarë dy persona.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se nga të shtënat kanë mbetur të vrarë dy persona. Identiteti i tyre nuk bëhet me dije, dhe as rrethanat e ngjarjes.

Paraprakisht dyshohet se atentati ka ndodhur teksa viktimat kanë qenë në lëvizje. Sikurse duket nga pamjet e siguruara nga korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda, automjeti ka marrë disa plumba.

Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes.

Tags: #Lezhe #Të shtëna #Të shtëna me armë

Gazetar i Nexus News.

Artikuj të Ngjashëm