Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Aktualitet
  3. LIVE/ Burrë e grua vriten në atentat në Balldre të Lezhës, makina u qëllua me mbi 30 plumba në ecje. Policia në kërkim të autorëve, viktima i arrestuar më herët për vrasje
Aktualitet

LIVE/ Burrë e grua vriten në atentat në Balldre të Lezhës, makina u qëllua me mbi 30 plumba në ecje. Policia në kërkim të autorëve, viktima i arrestuar më herët për vrasje

• 26 Prill, 2026 • 4 min lexim • 👁 3
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

Një atentat i dyfishtë ka ndodhur ditën e sotme në Balldre të Lezhës, ku mbetën të vrarë Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij, Gentjana Mujeci, prindër të katër fëmijëve.

Makina me të cilën ata po lëviznin u godit më mbi 30 plumba, duke i lënë të vdekur në vendngjarje.

Mësohet se viktima, në tetor të vitit 2017 u arrestua si i dyshuar për vrasjen e shtetasit Genci Mhillaj në Shkodër. 30 vjeç në atë kohë, Mujeci u akuzua për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

Ndërkohë Arben Nasufi, kreu i Policisë Lezhë konfirmon se mjeti u godit me breshëri plumbash ndërsa ishte në lëvizje.

Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorëve.

17:36 Video/ Atentati ku mbetën të vrarë burrë e grua në Lezhë, momenti kur grupi hetimor tenton të nxjerrë trupat e viktimave nga makina

Në pamjet që shihni është momenti kur grupit hetimor tenton të nxjerrë nga makina trupat e dy viktimave, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci që mbetën të vrarë nga atentati me mbi 30 plumba në Balldre të Lezhës. Siç duket edhe nga pamjet siguruar nga korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda, vërehen efektivët e policisë që tentojnë të hapin dyert e makinës e cila është bërë ‘shoshë’ nga plumbat.

17:19 Foto/ Ky është çifti i bashkëshortëve që mbetën të vrarë në Balldre, po ktheheshin për në banesë kur u qëlluan me breshëri plumbash

Këta që shihni në foto janë çifti i bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci që mbetën të vrarë nga atentati me mbi 30 plumba ditën e sotme në Lezhë. Siç raporton gazetarja e Top Channel Brixhilda Deda, viktima nuk ruhej, dhe gjithmonë shoqërohej me të shoqen.

16:19 Atentati ku u vranë dy persona në Lezhë, makina e bërë “shoshë” pasi u godit me mbi 30 plumba

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Lezhë, ku një makinë u godit me mbi 30 plumba duke lënë të vrarë dy persona. Nga të dhënat paraprake dyshohet se nga të shtënat kanë mbetur të vrarë dy persona. Identiteti i tyre nuk bëhet me dije, dhe as rrethanat e ngjarjes.

16:15 Atentati me dy viktima në Lezhë, reagon policia: 39-vjeçari po udhëtonte sëbashku me bashkëshorten kur u qëlluan

Dy persona janë vrarë në një atentat në lëvizje sot në Balldren të Lezhës. Njëri nga viktimat është identifikuar si Kreshnik Mujeci, i cili ndodhej me bashkëshorten në makinë, e cila po ashtu ka mbetur e vdekur.

16:05 Atentati me dy viktima në Balldre, flet kreu i Policisë Lezhë: Mjeti u godit me breshëri plumbash gjatë lëvizjes

Dy persona dyshohet se janë vrarë në një atentat në lëvizje sot në Balldren të Lezhës. Njëri nga viktimat është identifikuar si Kreshnik Mujeci, i cili ndodhej me bashkëshorten në makinë, e cila po ashtu ka mbetur e vdekur. Arben Nasufi, kreu i Policisë Lezhë konfirmon se mjeti u godit me breshëri plumbash ndërsa ishte në lëvizje.

16:00 Foto/ Ky është viktima i atentatit në Lezhë, 9 vite më parë u arrestua si pjesëmarrës në një vrasje

Personi në foto është Kreshnik Mujeci, i cili mbeti i vrarë pasditen e sotme së bashku me bashkëshorten nga një atentat në Lezhë. Në tetor të vitit 2017, Mujeci u arrestua si i dyshuar për vrasjen e shtetasit Genci Mhillaj në Shkodër. 30 vjeç në atë kohë, Mujeci u akuzua për veprën penale “Vrasja me paramendim”, e kryer në bashkëpunim.

15:28 VIDEO/ Atentati i dyfishtë në Balldre të Lezhës, viktimat burrë e grua, trupat ende në makinë

Dy persona dyshohet se janë vrarë në një atentat në lëvizje sot në Balldren të Lezhës. Njëri nga viktimat është identifikuar si Kreshnik Mujeci, i cili ndodhej me bashkëshorten në makinë, Gentjana Mujeci e cila po ashtu ka mbetur e vdekur.

15:03 Të shtëna me armë zjarri në Lezhë, dyshohet për dy viktima

Dy persona dyshohet se janë vrarë pasditen e kësaj të diele në Lezhë. Identiteti i tyre nuk bëhet me dije, dhe as rrethanat e ngjarjes.

Lexo edhe
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Tags: #Atentat #Foto #Lezhe #Live #Të shtëna #Të shtëna me armë #Video #Vrasja

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar
  • Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para
  • Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit
  • Kthjellime dhe vranësira, kushte të paqëndrueshme në të gjithë vendin/ Si parashikohet moti për këtë të martë
  • Operacion i gjerë policor në Vlorë, arrestohen 5 persona, sekuestrohen edhe armë
Nga të njëjtat tag-e
  • VIDEO/ Aksident si në filma në Stamboll, dy makina përplasen dhe shpërthejnë në flakë, plagosen 3 persona
  • Video/ E çuditshme, por e vërtetë! E moshuara 92-vjeçare arratiset nga azili duke kapërcyer derën dy metra të lartë
  • Video/ Avioni i Forcave Ajrore Indiane rrëzohet gjatë tentativës për t’u ulur, vdesin pesë anëtarët e bordit, mbijeton vetëm ndihmës-piloti
  • Video/ Avioni i Forcave Ajrore Indiane rrëzohet gjatë tentativës për t’u ulur, dyshohet se piloti ka vdekur
  • Të shtëna me armë në Teksas/ Një i vdekur dhe 11 të plagosur, autori ende në arrati
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Botë Laboratorë biologjikë në 30 vende, SHBA publikon listën: Potencial rreziku, përfshihet Ukraina 4 lexime · 1 ditë më parë
  2. 02
    Ekonomi Blegtoria kryeson aplikimet/ 21 mijë fermerë aplikojnë për subvencione, interesi zhvendoset nga toka te bagëtitë 4 lexime · 10 orë më parë
  3. 03
    Botë Ukraina sulmon rajonin e Bryanskut në Rusi/ Një i vdekur dhe një i plagosur, rrëzohen dronët që po i afroheshin Moskës 3 lexime · 2 ditë më parë
  4. 04
    Botë Autoritete mjedisore greke në alarm, tre arinj gjenden të vrarë brenda pak ditësh/ Ekspertët: Po i afrohen zonave të banuara 3 lexime · 1 ditë më parë
  5. 05
    Botë Kina tejkalon Rusinë, zyrtarisht investitori më i madh i huaj në Azinë Qendrore 2 lexime · 14 orë më parë
  6. 06
    Botë “Sulmi i sotëm ndaj Libanin s’duhet të kishte ndodhur”/ Trump zemërohet me Izraelin: Mos ta prishim fillimin e mundshëm të një paqeje me Iranin 2 lexime · 5 orë më parë
  7. 07
    Botë Tensionet në Lindjen e Mesme, Reuters: Irani pranon të mos prodhojë ose blejë armë bërthamore sipas draft-marrëveshjes 1 lexime · 6 orë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Aktualitet

Aksidenti fatal në bypass-in e Vlorës/ Tre automjete përplasen me njëra-tjetrën, furgoni dhe vetura përfshihen nga flakët, humb jetën një 35-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bypass-in e Vlorës, pranë Kaninës, ku tre automjete janë përplasur me…

• 5 ditë më parë • 1 min lexim
Aktualitet

Goditet grupi kriminal në Vlorë, arrestohen gjashtë persona/ Sekuestrohen armë, automjete dhe para

Gjashtë persona janë arrestuar në Vlorë si pjesë e një grupi kriminal me rrezikshmëri të lartë. Sipas njoftimit…

• 6 ditë më parë • 2 min lexim
Aktualitet

Dita e nëntë e protestës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mbi 5 orë marshim në rrugët e kryeqytetit

Protesta kundër projektit në Zvërnec është sot në ditën e 9-të. Ashtu si edhe ditët e tjera, qytetarët…

• 6 ditë më parë • 3 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by