Arresti në shtëpi dhe pezullimi nga detyra i drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, sipas gazetarit Aleksandër Çipa, është një ‘lajm tronditës’ që tregon se krimi i organizuar ka arritur të depërtojë në nivelet më të larta duke i dhën një goditje të fortë besueshmërisë së institucioneve shqiptare të sigurisë.
I ftuar në emisionin “Sot Live në Shqipëri”, Çipa tha se ky është rasti i parë i këtij niveli në 35 vitet e postkomunizmit dhe se zbardhja e plotë e çështjes është detyrim institucional.
““Ky është një lajm tronditës për opinionin publik. Është një nga personat më të rëndësishëm të sigurisë kombëtare. Në raste të tilla, një akuzë e tillë do të duhej të shkaktonte reagime institucionale nga ana e sigurisë. Kemi të bëjmë me syrin e shtetit. Kjo dukuri inkriminon imazhin e shteit se tregon depërtimin e krimit deri në nivele të tilla. Zbardhja e së vërtetës është një detyrim që sduhet të ketë ngjashmëri me procese të tjera. Ky është rasti i parë në historinë e 35 viteve të post komunizmit dhe duhej të kishte një interesim dhe transparencë në nivelet e larta të institucioneve të sigurisë. Krimi i organizuar mesa duket kanë qenë në një ofensivë të depërtimit brenda strukturës së shtetit dhe kjo është alarmante” tha Çipa., u shpreh ai.
Sipas Çipës, akuzat ndaj kreut të SHISH janë të një natyre që nuk komprometojnë vetëm individin, por edhe institucionin që ajo drejton.
“Për një titullar të tillë nuk ka ndodhur në historinë tonë. Një pjesë e mirë e akuzave janë të rënda dhe komprometojnë jo vetëm individin, por edhe drejtorin e SHISH. Kjo është një goditje për imazhin, kredibilitetin dhe sovranizmin e institucioneve. Kjo është një përgjegjësi shumë e rëndë, politike, juridike.”, tha ai.
E sa i përket SHISH-it, Çipa mendon se prioritet është që institucioni të mos mbetet i bllokuar.
“Duhet që menjëherë të mos paralizohet institucioni, të ndahet përgjegjësia se ku ka shkuar cenimi i autoritetit. Janë të përcaktuara funksionet e Shërbimit Informativ”, deklaroi ai.
Duke komentuar edhe rolin që, sipas hetimeve, dyshohet të ketë pasur Ergys Agasi në marrëdhëniet me zyrtarë të lartë, Çipa tha se kjo çështje duhet të zbardhet plotësisht për të kuptuar lidhjet dhe funksionet që ai ka ushtruar në mënyrë informale. Sa i përket Ilir Prodës, ai kërkoi që të mos ketë përfundime të nxituara deri në daljen e fakteve konkrete.
“Egys Agasi që edhe pse pretendon se mbart statusin e një biznesmenë paska qenë një person ku faleshin autoritetet më të rëndësishme të institucioneve të sigurisë, rendit dhe ligjit. Kjo cështje duhert zbardhur për të verifikuar rolin e këtij personi, lidhjet e tij dhe funksionet e kryera në kushte informale. Përfshirja e Prodës është e rëndë dhe deri në zbardhjen e fakteve konkrete le të mos ekzagjerojmë dhe hiperbolizojmë” tha Çipa.




