Kalo te përmbajtja
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL
VA-NEWS VA-NEWS
  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
LIVE
Navigim

VA-NEWS

  • Home
  • Aktualitet
  • Editoriale
  • Shëndetësi
  • Teknologji
  • Sport
  • Lifestyle
  • Showbiz
  • Udhëtime
Shkurtore
Kreu Të Rejat
LIVE
Gjuha
  • EN
  • SQ
  • IT
  • FR
  • ES
  • DE
  • EL

Kërko lajme

  1. Kryefaqja
  2. Kronikë
  3. Hetimet për Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për kreun e SHISH, Vlora Hyseni në konferencë jashtë vendit! 2 në pranga, kontrolle te Proda dhe vilat e ‘Visit të Pojës’! SPAK zbardh akuzat
Kronikë

Hetimet për Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për kreun e SHISH, Vlora Hyseni në konferencë jashtë vendit! 2 në pranga, kontrolle te Proda dhe vilat e ‘Visit të Pojës’! SPAK zbardh akuzat

• 22 Shtator, 2026 • 12 min lexim
◉ WhatsApp 𝕏 X
News

TIRANË– Mund të rezultojë si një prej skandaleve më të rënda në çështjet e sigurisë kombëtare, një hetim i fundit i SPAK që më firmë të GJKKO ka nxjerrë një urdhër arresti për drejtoreshën e Shërbimit Informativ Shtetëror, Vlora Hyseni.

Kreu i SHISH, institucioni kryesor që siguron dhe ruan informacionin sekret të Republikës, akuzohet nga SPAK për “nxjerrje të sekretit shtetëror” dhe “përkrahje të autorit të krimit”. Hyseni dyshohet se me informacione sekrete të shtetit ndihmoi në arrati Ergys Agasin, i akuzuar dhe i arrestuar në gusht si kreu i një grupi të strukturuar kriminal në aferën e AKSHI-t. Në njoftim SPAK kujdeset ta veçojë se akuza i referohet paragrafit të dytë të nenit 302, që bën fjalë për dhënien e ndihmës krimit të organizuar.

Teksa agjentët e BKH u ndodhën në banesën e saj për të ekzekutuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” Vlora Hyseni ndodhej disa mijëra kilometra larg, në Baku të Azerbajxhanit. Në kryeqytetin azerbajxhanas përfaqësonte Shqipërinë në forumin ndërkombëtar për luftën kundër terrorizmit, me pjesëmarrjen e 100 shteteve, ndërkohë që në Tiranë përveç arrestit ndaj saj GJKKO kishte vendosur edhe “pezullimin nga detyra”.

Në atë që duket një hetim për ata që kanë ndihmuar arratinë e Ergys Agasit, si fraksion i dosjes së AKSHI, prokurorët e SPAK, Altin Dumani dhe Bledar Maksuti, ekzekutuan edhe dy masa të tjera sigurie, arrestimin e Fatjon Kalluçit, Shefi sektori në Policinë shkencore dhe Embro Sulejmanit.

Ky i fundit është kryekamerier në restorantin e ndodhur te vilat qeveritare në Durrës, i blerë dhe i administruar nga “Agroturizëm Kodra e Kuajve”. Ai akuzohet se për ndihmë të dhënë autorit të krimit, ndërsa dyshohet gjithashtu se ka fshirë kamerat e sigurisë në ambiente e restorantit, menjëherë pasi u arrestua Ergys Agasi. Arsyeja, ende e pakonfirmuar, dyshohet për të fshirë gjurmët e qëndrimit të Agasit shpesh në këtë ambient, i shumë frekuentuar nga politikanë dhe personazhe të njohur. Edhe për drejtuesin në Laboratorin Shkencor të Policisë, Kalluçi, rëndon akuza e nxjerrjes së të dhënave sekrete.

Përveç masave të sigurisë, në orar të njëkohshëm në mëngjes herët, agjentë të BKH dhe forca policie, u gjenden në disa ambiente për të cilat kishin siguruar urdhra kontrolli. Forca RENEA dhe ato Speciale u panë në Shkozet të Durrësit për disa orë. SPAK njoftoi se kontrollet janë ushtruar në kompleksin e vilave në këtë fshat, që njihet si baza e Visit të Pojës, një prej personazheve më të njohur të krimit në Durrës.

Read more:Hetimet për Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për drejtoreshën e SHISH, Vlora Hyseni rezulton jashtë shtetit! SPAK kontrolle te Proda, merret edhe në pyetje! 3 në pranga (AKUZAT)

Në kontroll edhe banesa e ish Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Ilir Proda. Ish kryepolici njihet për marrëdhënien e ngushtë me ish drejtuesin në polici Uljan Shpatarakun, i cili u prangos si shofer i Ergys Agasit, në operacionin e një muaji më parë. Siç mëson Report Tv, prova të siguruara nga telefonat e Agasit dhe Shpatarakut i kanë shërbyer Prokurorisë së Posaçme për të zgjeruar hetimet dhe për të konkluduar në operacionin e sotëm. Ish kreu i bluve menjëherë pas kontrollit të banesës së tij u thirr për t’u marrë në pyetje në Prokurori të Posaçme, nga ku doli dukshëm i shqetësuar dhe duke pirë cigare.

Urdhërarrestet e SPAK dhe akuzat
Vlora Hyseni-“Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” te grupet kriminale.
Fatjon Kalluçi– Shef në Laboratorin Shkencor të Policisë- “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.
Embro Sulejmani – Përkrahja e autorit të krimit

Lajm në përditësim…


——————————-
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:

Ora 14:33

Operacioni i SPAK për hetimet ndaj Agasit, kontrolle edhe te kompleksi i vilave të ‘Visit të Pojës’ në Durrës (FOTO)

1790080428_vilatevisittepojes.jpeg

Në kuadër të operacionit që u zhvillua me urdhër të SPAK për fraksionin e ri të hetimeve ndaj biznesmenit Ergys Agasi, burime për Report Tv bëjnë me dije se janë ushtruar kontrolle edhe te një kompleks vilash në pronësi të Elvis Doçit, i njohur edhe si Visi i Pojës, një personazh i njohur i botës së krimit në Durrës, që rezulton ende në arrati. Report Tv ju sjell foto nga kompleksi i vilave në Shkozet që iu ushtrua kontroll nga forcat RENEA paraditen e sotme.

Ora 13:36

Arresti për Vlora Hysenin/ SPAK zbardh akuzat: Dyshohet se dha informacione shtetërore te grupet kriminale, përkrahu Ergys Agasin

SPAK ka reaguar zyrtarisht pas udhërarrestit ndaj drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, ndaj së cilës është caktuar masa e sigurisë arrest në shtëpi dhe pezullim nga detyra. Hyseni dyshohet se me informacione sekrete të shtetit ndihmoi në arrati Ergys Agasin, i akuzuar dhe i arrestuar në gusht si kreu i një grupi të strukturuar kriminal në aferën e AKSHI-t. Në njoftim SPAK kujdeset ta veçojë se akuza i referohet paragrafit të dytë të nenit 302, që bën fjalë për dhënien e ndihmës krimit të organizuar.

Fatjon Kalluçi, përgjegjës sektori në Institutin e Policisë Shkencore, dyshohet për “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete” te grupet kriminale. Embro Sulejmani, është nën hetim për “Përkrahja e autorit të krimit”. SPAK bën me dije se janë kontrolluar edhe 2 vila në zonën e Durrësit.

Njoftimi i plotë i SPAK

SPAK ekzekuton masa të reja sigurimi dhe kontrolle vendesh në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025

Read more:Masa e SPAK për Vlora Hysenin/ “Garanci të plotë për reformimin e shërbimit inteligjent shqiptar”, çfarë thoshte Rama për emërimin e kreut të SHISH në vitin 2023

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po kryhen hetime në kuadër të procedimit penal nr. 20/1 të vitit 2025.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, me vendimin nr. 67, datë 21.9.2026 ka caktuar këto masa sigurimi:

  1. “Arrest në shtëpi” dhe “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, parashikuar nga nenet 237 dhe 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndaj shtetases V. H., me detyrë Drejtor i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHSH), si person nën hetim për veprat penale të parashikuara nga nenet 320/2 dhe 295/a/1 të Kodit Penal.
  1. “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin F.K., me detyrë “Përgjegjës Sektori” në Institutin të Policisë Shkencore, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 295/a/1 i Kodit Penal.
  1. “Arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale për shtetasin E.S., punonjës i shoqërisë “Agroturizëm Kodra e Kuajve”, si person nën hetim për veprën penale të parashikuar nga neni 302/2 i Kodit Penal.

Këto vendime i janë dërguar Policisë së Shtetit e cila ka ekzekutuar dy prej tyre.

Read more:Masa e sigurisë për kreun e SHISH Vlora Hyseni, rikthehen në vëmendje deklaratat e Balliut për aferën e AKSHI-t

Me vendimin nr. 618, datë 20.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionit dhe Krimin e Organizuar, ka lejuar kontrollin e banesës dhe kontrollin personal të shtetasit I.P., ish funksionar i lartë i Policisë së Shtetit.

Me vendimin nr. 619, datë 21.9.2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka lejuar kontrollin e kompleksit të vilave që ndodhen në adresën; kryqëzimi i rrugës “Durrësi në Shekuj” dhe rrugës “Bajram Tusha”, në zonën e Shkozet, Durrës.

Prokuroria e Posaçme falënderon Policinë e Shtetit për mbështetjen në ekzekutimin e këtyre vendimeve.

Ora 10:16

Operacioni i SPAK/ Në pranga shefi i Laboratorit Shkencor të Policisë dhe kryekamerieri i lokalit te rezidencat qeveritare në Durrës, dyshohet se fshiu pamjet e kamerave me filmime të takimeve të Agasit

Në kuadër të operacionit për hetimet e lidhura me biznesmenin Ergys Agasi, me urdhër të SPAK, deri më tani janë ekzekutuar 2 urdhërarreste. Në pranga ka rënë shefi i Laboratorit Shkencor të Policisë së Shtetit, Fatjon Kalluçi, si edhe Embro Sulejmani, i arrestuar po ashtu në Durrës. Sulejmani rezulton se punon si kryekamerier në një lokal te rezidenca qeveritare në Durrës (blloku i vilave qeveritare) i cili ishte blerë para pak kohësh nga pronaret e “Kodrës së Kuajve”. Lokali njihet se frekuentohet nga personazhe të politikës, njerëz VIP, mes tyre edhe Ergys Agasi.

Sipas mediave, Sulejmani akuzohet se fshirë kamerat e sigurisë pas arrestimit të Ergys Agasit, veprim ky që dyshohet se është bërë për të fshirë gjurmët e takimeve të Agasit gjate kohes qe kishte frekuentuar këto ambiente.

Ende nuk dihet se çfarë roli dyshohet të ketë pasur ai në këtë çështje, por SPAK ka ushtruar kontrolle edhe në Shkozet, ku familja e Sulejmanit rezulton të ketë një kompani që merret me “import-eksport dhe tregti me shumicë dhe pakicë të artikujve të ndryshëm ushqimorë, industrialë, bujqësorë dhe elektroshtëpiakë”. Kompania Euro Zimeg rezulton në emër të babait dhe vëllait të Sulejmanit.

Read more:SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës

Kliko këtu per të lexuar dokumentin e plotë

Ora 09:43

Pas kontrolleve në shtëpi, Ilir Proda merret në pyetje në SPAK! Pasi del nga Prokuroria e Posaçme, shfaqet duke pirë cigare (VIDEO)

Pas kontrolleve në banesën e tij dhe atij personal me urdhër nga GJKKO, ish-kryepolici Ilir Proda është paraqitur në SPAK. Mësohet se Proda është marrë në pyetje për operacionin me urdhër të SPAK, ku emri i tij ka dalë pas materialeve që janë sekuestruar nga celularët në zyrën e Ergys Agasit. Pas daljes nga SPAK, Proda është filmuar duke pirë cigare.

Ora 09:41

GJKKO caktoi ‘arrest shtëpie’, Vlora Hyseni ndodhet jashtë Shqipërisë

1790062656_vlorahyseni.jpg

Masa e sigurisë së arrestit në shtëpi për Vlora Hysenin, e caktuar nga GJKKO, nuk është ekzekutuar ende. Mësohet se drejtoresha e SHISH ndodhet jashtë shtetit.

Ora 09:35

Operacioni i SPAK për hetimet ndaj Ergys Agasit, në pranga edhe shefi i laboratorit Shkencor të Policisë së Shtetit

1790071873_shefiii.jpeg

Në kuadër të operacionit për hetimet ndaj Ergys Agasit, SPAK ka arrestuar edhe shefin e Laboratorit Shkencor të Policisë së Shtetit, Fatjon Kalluçi.

Ora 09:27

Si shkoi SPAK deri te Vlora Hyseni? Materialet e sekuestruara në celularët e Agasit dhe Shpatarakut, prova që çuan në hetime të reja

Hetimet ndaj biznesmenit Ergys Agasi kanë çuar SPAK-un deri te drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndaj së cilës Gjykata e Posaçme ka caktuar masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe pezullimin nga detyra. Hyseni dyshohet për dy vepra penale, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete”.

Siç mëson Report Tv, pamjet filmike të sekuestruara në zyrën e Ergys Agasit, së bashku me materiale të tjera të administruara nga SPAK, përfshirë edhe në celularin e Uljan Shpatarakut, i kanë shërbyer Prokurorisë së Posaçme për të zgjeruar hetimet dhe për të hapur një fraksion të ri të dosjes AKSHI.

Read more:Dosja ‘AKSHI’/ Zhduku 950 mijë euro verëra të sekuestruara në vilën e Ergys Agasit, GJKKO në lë burg kushëririn e tij, Eno Agasi

Pamjet e sekuestruara, siç thotë gazetarja Keti Banushi dokumentojnë takime të biznesmenit me ministra dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Vetë Agasi, gjatë seancës së një dite më parë në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ka pranuar se i ka zhvilluar këto takime, por ka mohuar që ato të përbëjnë vepër penale.

Ora 09:20

Përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror, ja dy akuzat për të cilat dyshohet Vlora Hyseni

1790061712_vlorahyseni.jpg

Vlora Hyseni dyshohet për dy vepra penale, përkrahje të autorit të krimit dhe nxjerrje të sekretit shtetëror.

Ora 09:18

Dosja AKSHI, Agasi dje në gjykatë: Kam takuar ministra e drejtorë, por më provoni që kam bërë korrupsion

1789578719_ergysagasi.JPG

‘Minierë ari’ kanë qenë për Prokurorinë e Posaçme filmimet në zyrën e Ergys Agasit, të cilat bashkë me prova të tjera, kanë shërbyer për hetimet në fraksionin e veçantë të dosjes ‘AKSHI’.

Një ditë më parë, biznesmeni është shprehur para gjykatës se “kam takuar ministra e drejtorë, por më provoni që kam bërë korrupsion.”

Ora 09:12

Aksioni i SPAK, kontrolle edhe te zyrtarë të tjerë

1790062589_1781272392spak.jpg

Operacioni i SPAK vijon, ndërsa kontrolle po ushtrohen edhe ndaj zyrtarëve të tjerë të Policisë së Shtetit. Veprimet po kryhen në kuadër të një fraksioni të ri të hetimeve ndaj biznesmenit Ergys Agasi, të arrestuar për dosjen e AKSHI-t.

Lexo edhe
Kronikë

Arresti ndaj drejtoreshës së SHISH, Çipa kërkon transparencë: Zbardhja e së vërtetës është detyrim, depërtimi i krimit në strukturën e shtetit është alarmant!

Kronikë

Hetimet për Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për kreun e SHISH, Vlora Hyseni në konferencë jashtë vendit! 2 në pranga, kontrolle te Proda dhe vilat e ‘Visit të Pojës’! SPAK zbardh akuzat

Tags: #AKSHI #Ari #elvis doci #Embro Sulejmani #ergys agasi #euro zimeg #Fatjon Kalluci #GJKKO #hetimet per grupin e agasit #Ilir proda #SHISH #spak #uljan shpataraku #vlora hyseni

Gazetar i VA News.

Nga e njëjta kategori
  • Arresti ndaj drejtoreshës së SHISH, Çipa kërkon transparencë: Zbardhja e së vërtetës është detyrim, depërtimi i krimit në strukturën e shtetit është alarmant!
  • Hetimet për Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për kreun e SHISH, Vlora Hyseni në konferencë jashtë vendit! 2 në pranga, kontrolle te Proda dhe vilat e ‘Visit të Pojës’! SPAK zbardh akuzat
  • Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i Posaçëm lë në qeli Agasin dhe Shpatarakun
  • Monitorim me dronë, radarë dhe makina inteligjente në Dibër, 4 shoferë në pranga! Mbi 2500 gjoba në 21 ditë, parakalimet e gabuara kryesojnë shkeljet (VIDEO)
  • Dhërmi/ Gomonia pëson avari, Policia Kufitare shpëton 5 persona që rrezikonin mbytjen (VIDEO)
Nga të njëjtat tag-e
  • “SPAK të shkojë te kreu i organizatës kriminale”/ Noka: Rama nuk fshihet dot më pas përgjegjësisë individuale. Hapi i ardhshëm i kryeministrit…
  • Tabaku nga Vlora: Anuloni Ligjin e Investimeve Strategjike, Zonat e Mbrojtura të jenë me standarde të BE-së
  • Arresti ndaj drejtoreshës së SHISH, Çipa kërkon transparencë: Zbardhja e së vërtetës është detyrim, depërtimi i krimit në strukturën e shtetit është alarmant!
  • “Kokën e Agasit e donte Balluku! Ja kush e kërkoi emërimin e Ilir Prodës”/ Denoncimi i fortë i Nokës: Ergysi para arrestimit ishte në sarajet e …
  • “Me Ballukun po bëhet ‘dorëzim i kontrolluar’”/ Noka: Agasi u arrestua me urdhër të Belindës, Rama u tërbua! Ja dy personat që kryeministri “i mbron me kokën e tij”
Më të lexuarat — 48h
  1. 01
    Politikë Masa e GJKKO për kreun e SHISH, reagon deputetja Koçeku: Në Kosovë e emëroi Thaçi, e shkarkoi Kurti! E vendosi Rama, e arrestoi SPAK-u! 17 lexime · 5 orë më parë
  2. 02
    Kronikë Spahiu: Përplasja e Gjyqësorit me Qeverinë për pagat, një debat mediatik artificial 11 lexime · 7 orë më parë
  3. 03
    Kronikë Makina përplas këmbësoren në aksin Elbasan-Peqin, humb jetën 65-vjeçarja (VIDEO) 10 lexime · 1 ditë më parë
  4. 04
    Politikë ‘Rama ka idhull El Chapon’/ Ahmetaj: Motoja e tij, ‘një m… të madh do ta mbulojmë me një tjetër më të madh’ 8 lexime · 17 orë më parë
  5. 05
    Politikë “Kanadaja shtet i asociuar në BE, ne në SHBA”/ Ilir Xhamalaj thirrje Ramës: Dëgjo popullin dhe jep dorëheqjen! Të enjten sa më shumë para Kuvendit 8 lexime · 2 ditë më parë
  6. 06
    Kronikë SKEDA/ Si u emërua Vlora Hyseni në krye të SHISH në 2023-shin mes kontestimeve të opozitës, nga shkarkimi në Kosovë te propozimi i Ramës 8 lexime · 5 orë më parë
  7. 07
    Politikë “Albania Files”, një akuzë që mund të rrëzonte çdo qeveri”/ Këlliçi në takimin Shqipëri-BE: Shqipëria po privatizohet nga miqtë e Ramës, si Ron Yefet 7 lexime · 1 ditë më parë
Artikuj të Ngjashëm
Kronikë

Arresti ndaj drejtoreshës së SHISH, Çipa kërkon transparencë: Zbardhja e së vërtetës është detyrim, depërtimi i krimit në strukturën e shtetit është alarmant!

Arresti në shtëpi dhe pezullimi nga detyra i drejtoreshës së SHISH, Vlora Hyseni, sipas gazetarit Aleksandër Çipa, është…

• 20 minuta më parë • 4 min lexim
Kronikë

Hetimet për Agasin/ Arrest shtëpie dhe pezullim nga detyra për kreun e SHISH, Vlora Hyseni në konferencë jashtë vendit! 2 në pranga, kontrolle te Proda dhe vilat e ‘Visit të Pojës’! SPAK zbardh akuzat

TIRANË– Mund të rezultojë si një prej skandaleve më të rënda në çështjet e sigurisë kombëtare, një hetim…

• 1 orë më parë • 12 min lexim
Kronikë

Ankimuan masën e sigurisë, Apeli i Posaçëm lë në qeli Agasin dhe Shpatarakun

Në mesin e provave të reja që dalin kundër këtij deri në përfshirjen e kreut të SHISH, Ergys…

• 2 orë më parë • 2 min lexim
VA-NEWS VA-NEWS

Portal modern i lajmeve të besueshme, të pavarura dhe multilanguage. Informacion i saktë, çdo ditë.

  • Aktualitet
    • Botë
    • Ekonomi
    • Kronikë
    • Politikë
    • Sociale
  • Editoriale
  • Teknologji
  • Uncategorized
  • © 2026 VA News. Bërë me ♥ në Shqipëri
    ⌂ Kreu ◷ Të Rejat

    Powered by
    ►
    Necessary cookies enable essential site features like secure log-ins and consent preference adjustments. They do not store personal data.
    None
    ►
    Functional cookies support features like content sharing on social media, collecting feedback, and enabling third-party tools.
    None
    ►
    Analytical cookies track visitor interactions, providing insights on metrics like visitor count, bounce rate, and traffic sources.
    None
    ►
    Advertisement cookies deliver personalized ads based on your previous visits and analyze the effectiveness of ad campaigns.
    None
    ►
    Unclassified cookies are cookies that we are in the process of classifying, together with the providers of individual cookies.
    None
    Powered by