Aktualitet

Hamza reagon për sulmin në Uashington: Zero tolerancë për sulme ndaj presidentit amerikan

X/Twitter Facebook LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, , ka reaguar lidhur me raportimet për një incident gjatë Darkës së Korrespondentëve të Shtëpisë së Bardhë, ku i pranishëm ishte edhe , duke shprehur shqetësim dhe duke dënuar çdo akt të dhunës ndaj institucioneve demokratike.

Në një deklaratë në “X”, Hamza theksoi se “nuk duhet të ketë tolerancë zero për sulme të dhunshme ndaj Presidentit të -së, institucioneve demokratike apo lirisë së shtypit”.

Ai shtoi gjithashtu se është lehtësuese që Presidenti, Zonja e Parë dhe të gjithë të pranishmit raportohet se janë të padëmtuar.

“Është të paktën qetësuese që Presidenti, Zonja e Parë dhe të gjithë të pranishmit janë të sigurt,” u shpreh Hamza, duke shprehur solidaritet me institucionet amerikane.

Autoritetet amerikane ende nuk kanë dhënë detaje të plota lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Ngjarja ndodhi pak pas fjalëve hapëse dhe gjatë shërbimit të darkës, pak përpara se Trump ta mbante fjalimin kryesor në këtë gala, një ngjarje e rëndësishme në kalendarin politik dhe mediatik të Uashingtonit. /Telegrafi/

Tags: #Bedri hamza #Donald Trump #Presidenti #Shba #Të shtëna #Uashington

Gazetar i Nexus News.

Artikuj të Ngjashëm