Të shtëna me armë zjarri janë raportuar pasditen e sotme në Lezhë.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se nga të shtënat kanë mbetur të vrarë dy persona. Identiteti i tyre nuk bëhet me dije, dhe as rrethanat e ngjarjes.
Paraprakisht dyshohet se atentati ka ndodhur teksa viktimat kanë qenë në lëvizje. Sikurse duket nga pamjet e siguruara nga korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda, automjeti ka marrë disa plumba.
Policia ndërkohë ndodhet në vendin e ngjarjes.



