Një zjarr i rënë në një grumbull mbetjesh në lagjen e Spitalit në Lezhë ka dalë jashtë kontrollit, duke u përhapur në një sipërfaqe me ferra dhe pemtari. Flakët kanë rrezikuar edhe banesat pranë zonës.
Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë menjëherë për shuarjen e flakëve dhe kanë bërë të mundur vënien e zjarrit nën kontroll, duke shmangur përhapjen e mëtejshme të tij.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit.




