Autoritetet iraniane kanë paralajmëruar se Ngushtica e Hormuzit e bllokuar, “në asnjë rrethanë” nuk do të kthehet në gjendjen e saj të mëparshme, duke cituar një urdhër nga lideri suprem i vendit, Mojtaba Khamenei, i dhënë të dielën nga mediat gjysmëzyrtare iraniane.
Lajmin e konfirmoi Zëvendëskryetari i Parlamentit të Iranit, Ali Nikzad.
“Ne në asnjë rrethanë nuk do ta kthejmë Ngushticën e Hormuzit në gjendjen e saj të mëparshme, sepse ky është një urdhër nga Lideri i Revolucionit”, ka cituar agjencia e lajmeve shtetërore, duke iu referuar një urdhri nga Khamenei, i cili ende nuk është parë ose dëgjuar në publik që kur u shpall udhëheqës.
Nikzad ka shtuar se ishte “një nga bekimet hyjnore të luftës që kuptuam se nëse e vendosim bllokadë në grykën e Ngushticës së Hormuzit, 25% e ekonomisë botërore do të prekej”.
Ashtu si Ngushtica e Hormuzit, edhe ajo e Bab al-Mandab është një tjetër pikë kyçe e transportit detar midis Jemenit dhe Afrikës.
Në mesazhin e parë të supozuar të Khameneit si udhëheqës suprem në fillim të këtij viti, ai tronditi tregjet globale duke dyfishuar masat për mbajtjen e mbyllur të ngushticës, e cila është bërë një pikë kyç qendrore e luftës SHBA–Izrael me Iranin.



