Aktualitet

KH Kastrioti e fiton Kupën e Kosovës, triumfon ndaj Besa Famgas

X/Twitter Facebook LinkedIn WhatsApp

është shpallur fitues i Kupës së Kosovës në , pasi në finale mposhti me rezultat të ngushtë 28:27, në një ndeshje dramatike deri në sekondat e fundit.

Finalja u zhvillua në palestrën sportive “”, ku të dy skuadrat dhuruan një përballje të fortë dhe me ritëm të lartë.

Besa Famgas e nisi më mirë takimin, duke krijuar epërsi deri në pesë gola në minutat e para. Megjithatë, Kastrioti reagoi shpejt, e riktheu baraspeshën dhe e mbajti ndeshjen të hapur. Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Besës, 16:15.

Edhe pjesa e dytë ishte një betejë e vërtetë, me rezultat të ngushtë gjatë gjithë kohës dhe me tension të lartë në parket. Të dy ekipet luftuan fort deri në fund, por në momentet vendimtare Kastrioti u tregua më i saktë dhe më i përqendruar.

Në fund, ferizajasit siguruan fitoren me një gol epërsi (28:27) dhe ngritën trofeun e Kupës së Kosovës, duke kurorëzuar një paraqitje shumë të mirë në këtë garë./Telegrafi/

Tags: #Bill clinton #Hendboll #Kh besa famgas #Kh kastrioti

Gazetar i Nexus News.

Artikuj të Ngjashëm