Botë

“Pamë tmerr me sy”/ Flasin dëshmitarët e sulmit në darkën e Trump. Në të njëjtin hotel, 45 vite më parë u qëllua edhe ish-presidenti Ronald Reagan

X/Twitter Facebook LinkedIn WhatsApp

Dëshmitarët i përshkruan si momente terrori sekondat e sulmit në darkën “gala”.

Kongresmeni Jamie Raskin deklaroi se u hodh përtokë nga agjentët e sigurisë, ndërsa në sallë dëgjoheshin zhurma të forta dhe thirrje paniku. Edhe figura të tjera publike raportuan për skena frike, me pjesëmarrës që qëndronin të fshehur për disa minuta nën tavolina.

Pas incidentit, eventi u anulua dhe salla u evakuua plotësisht, ndërsa jashtë hotelit patrullonin forca të shumta policie dhe helikopterë monitoronin zonën nga ajri.

Ngjarja rikthen në vëmendje edhe historinë e rëndë të këtij hoteli: po në Washington Hilton, në vitin 1981, u qëllua Ronald Reagan në një atentat që tronditi vendin.

Edicioni i këtij viti i darkës ishte konsideruar tashmë i tensionuar për shkak të pranisë së Trump dhe figurave kyçe të administratës, përfshirë sekretarin e Shtetit dhe sekretarin e Mbrojtjes .

Pavarësisht incidentit, organizatorët njoftuan se eventi pritet të riplanifikohet brenda 30 ditëve. Tradita e kësaj darke daton që nga viti 1921 dhe konsiderohet një moment simbolik që bashkon politikën dhe median amerikane.

Tags: #Marco rubio #Pete hegseth #Presidenti

Gazetar i Nexus News.

Artikuj të Ngjashëm